Dorëhiqet zëvendësministri i Jashtëm nga PDIU

DITA Online

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka vendosur tërheqjen e zëvendës/ministrave nga kabineti qeveritar.

Gjatë ditës së sotme, ka dhënë dorëheqjen numri dy në Ministrinë e Jashtme Halil Hyseni, i cili ishte emëruar si zëvendës/ministër në tetor të 2015, duke zëvendësuar në këtë detyrë Alqi Pulon e PBDNJ-së.

Kërkesa për lirimin nda detyra i është drejtuar kryeministrit Rama.

Në kërkesën për dorëheqje Hyseni argumenton se “emërimi im është bërë në kontekst politik dhe situata aktuale e pamundëson vijimin e detyrës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *