Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, Berisha: Dëshmi e forcës së krimit, Rama duhet të ikë

Dita

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dorëzimin e mandatit nga deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si një fitore.

6 muaj pas akuzave të ngritura ndaj Tahirit nga Prokuroria për përfshirje në trafik droge, ai vendosi të japë dorëheqjen, e cila u komentua nga Berisha si dëshmi e forcës së krimit, teksa theksoi se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokaizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, derisa Edi Rama qëndron në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir trafiku. Në vend që një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria.

Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet si të ishte përfaqësues i Kim Jong, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe toksik. Rama, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë. Edvin Kristaq Rama përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ai nuk e kupton se bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Saimir Tahiri po të tij”, deklaroi Berisha.

Po ashtu, Berisha shtoi se Rama bëri të mundur rikthimin e burgut politik në Shqipëri.

“Kjo është kalbësira e pushtetit në Shqipëri dhe Ballkani e Europa, që duhet të hidhen sa më parë. Rama rikthehu burgjet politike në Shqipëri dhe unë ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit. Thirrja ime është; të hedhim, të hedhim, kalbësirën e Ramës”, përfundoi Berisha.

s.a/dita

Share This Article
10 Comments
  • O kriminel por ti duheshe ,te ishe ne burg qe me 1997,me fare e me fis ,por kush te te futi Edvin -Pordha ka lepurin ,ne bark ,por edhe ty do te vije radha,se shpejti me ata sy peshkaqenin.

  • Sajmiri edhe mund te kete ber ndonje gabim dhe per kete le te gjykohet, por ti more plehre qe shkretove nje fshat te tere dhe pushkatove pa gjyq kater te pafajshem dhe nuk u gjykove, ke kurajon te kerkosh para shqiptareve drejtesi!? Ti vertet duhet te flisje per drejtesi, por pas hekurave, more xhahil!

  • Berisha është mjek dhe,besoj me sjelljen e Tij,dhe akuzat që motivon,përcaktojnë katërcipërisht gjëndjen e një psikopati të pa ndreqshëm.Psikopati nuk e njeh dhe nuk e shikon realitetin,gënjen e mashtron për ç’do gjë,nuk pranon asgjë,dhe nuk pranon asnjë përgjegjësisi edhe nuk bën asnjë vetëkorigjim,por të gjitha fajet e tij ja u hedh të tjerëve.Ky psikopat ka shpëtuar deri tani vetëm se bëmat e tij të krimit i ka mbrojtur pikërisht me politikën,një solucion dhe mjedis ku politikanët psikopatë notojnë shumë mirë.Këta tipa nuk janë poltikanët e demokracisë por autokratët e një shoqërie parapoltike.Kur të dalë nga lëvozhga e poltikës dhe të vihet me shpatulla pas murit nga drejtësia e re,do ta vini re se ç’farë mostre do të dalë lakuriq dhe populli do të çlirohet njëherë e mirë nga njeriu përbindësh i përmasave apokaliptike.

  • I pari dhe me i ndyri kriminel je ti o Sali murtaja.
    per sa kohe nok ndeshkohesh ti nuk ka zgjidhje per krimin ne Shqiperi.Duhet te marresh me vehte dhe pjellat e tua Zenin,Lulen,Monen,Liken (kete mund ta vesh te parin pas vehtes),Mulin, Paloqen, Alibeun, ect…..

  • Po mire berishavicerit tallin bythen me shqiptaret duke derdhur lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prend e rradhes,pra popullin dhe popujt si dikure me naften e armet per kryekriminelet ne ish Jugosllavi me “bindje se kjo nafte e keto arme dhurate per milloshevicet,karaxhicet e mlladicet do t’u jepeshin kosovareve,boshnjakeve e shqiptareve te maqedonise apo Sllovenise,per t’ju kundervene atyre!Ne kete konteks lind pyetja,po si mundej qe vrasesit e popujve ne ish Jugosllavi t’ja dhuronin naften e armet viktimave te tyre?Prokurorja e Pergjithshme e perkoheshme sa nuke behet pale me krimin ne bangen e akuzes,duhet te nxjerre urdher arresti per berishavicet me shoke e shoqe per rrezikshmeri te theksuar kriminale-serial ne krime te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionald aqe dhe me shume popullore e medjatike.Mjaft me, me te berin mizekali dhe akvoketer te djallit duke ushqyer pandeshkueshmerine ndaj vrasesve seriale e te superkorruptuarve te politikave bastarde te Tiranes zyrtare deri me sot.Binduni dhe besoni se pandeshkuesherise i mbaroje vaji kandilit,nese ju zonja Marku nuke keni bythe dorhiquni se me terhiq, e mos e keput lidhet me boten e krim-korrupsionit-ekstremisto-mafjizo-imoralo-politik nuke do te nderosh as veten,familjen dhe as ato politikane brenda dhe jashte qe te votuan.Se fundi,doreheqja eshte pjese e moralit dhe jo e dobesise.

  • Or Sali, pisk e paske punen! Kam 35 vjet qe kam ikur (arratisur) nga Shqiperia, kur ti ndoshta ishe sekretar partie e, nuk jam kthyer me!
    Lexoj qe te gjithe te urrejne me shpirt dhe ne burg te duan, po edhe konstatoj qe je me te vertete budalla, vazhdon e llomotit si papagall i zgjebosur, me gjithe te zezat qe i ke bere atij populli e vendi, kur çdo njeri ne vendin tend, do kerkonte ndonje vend tepeer te larget ku te fshihej, per ti shpetuar burgut e hakmarrjes popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *