Ish-presidenti i Katalunjës, Carles Puidgemont, është dorëzuar ditën e sotme në policinë belge, pas lëshimit të urdhërarrestit ndëkombëtar nga Spanja.
Carles Puidgemont akuzohet për rolin e tij në pavarësinë e Katalunjës, e cila u shoqërua para dhe pas me trazira.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Puidgemont është dorëzuar para autoriteteve belge së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të lartë të Katalunjës.
Avokati i ish-Presidenti është shprehur se klienti i tij nuk do të kthehet në Spanjë, dhe nëse kjo e fundit do të kërkojë ekstradimin, për këtë do të vendosë gjykata belge e jo qeveria.
Kujtojmë se autoritetet spanjolle kanë bërë thirrje që si Puidgemont ashtu edhe zyrtarët tjerë të arratisur të kthehen në Spanjë, pasi janë pjesë e hetimit për shpalljen e pavarësisë.
Spanja kërkon paraqitjen e Puidgemont dhe 13 zyrtarëve të tjerë në seancën e së enjtes në Madrid.


Poigdemont,nje emer i padegjuar ne Skenen Nderkombetare.Belgjika te kthej ket Emer te padegjuar ne Spanje dhe atje te marr denimin e merituar.Katalanja nuk eshte teater kukullash,Katalanja ka Njerez qe mund ta udheheqin,dhe eshte e sigurte se ky Njeri nuk eshte ky emer i padegjuar! Spanja te njoh Pavarsine e Katalanjes,duke pranu kompromisin,Katalanjen nuk do ta udheheq Poigdemont! Ne Europe do te jap disa krahasime,Kemi dy Shtete Gjermane,Gjermanija dhe Austria,dy Shtete Shqiptare,disa shtete Sllave,por nuk ka dy Shtete Spanjolle!Po jap emrat e Shteteve Sllave,Sllovenija,Kroacija,Bosnja Hercegovina,Bullgarija,Maqedonija(shumica eshte Sllave),Qekija,Polonija,Sllovakija,si edhe Rusija,Por nuk ka dy Shtete Italjane,dy Shtete Franceze,flas per Shtete te medha,dy Shtete Greke.