Shqiptari i “automjetit të verdhë” dorëzohet në polici dhe rrëfen ngjarjen

redaktor

Një makinë e verdhë që thuhet se ka tre të rinj shqiptarë brenda ka terrorizuar shtetin fqinj e lajmi në mediat online ka qenë i pranishëm me të madhe.

Por, njëri nga shqiptarët e përfolur ka shkuar vullnetarisht në polici, duke deklaruar se nuk kishte lidhje me rastin dhe se gjatë kohës që pretendohej se ishte në automjetin e verdhë, kishte qenë një zonë tjetër në Forli.

Ndërkohë ai ka thënë se i njeh dy personat e tjerë të shpallur në kërkim nga policia, fotot e të cilëve janë publikuar në media por edhe në rrjete sociale, duke thënë se janë shqiptarë dhe se aktualisht nuk ndodhen në Itali, por në Shqipëri. Për njërin prej tyre thotë se është dënuar nga drejtësia.

“Jam unë në atë foto, por nuk kam asnjë lidhje me audin e verdhë”, ka deklaruar shqiptari.

Ndaj automjetit të verdhë kanë mbërritur qindra denoncime në polici, për të cilat thonë se ecën në mënyrë të çmendur.

Megjithatë policia ende nuk po arrin ta lokalizojë, teksa në numrin e vënë në dispozicion nga autoritet disa thonë se e kanë parë në Veneziano, të tjerë në Vicenza apo në provincat e Padovas. 32 vjecari shqiptar i paraqitur ne Kuesturën e Torinës ishte pa leje qëndrimi dhe më 13 janar i kishin dhënë 7 ditë kohë që të largohej nga Italia. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *