Pasi goditi ishujt Bahama javën e kaluar, ku numri zyrtar i të humburve kapi shifrën e mbi 40 personave ndërsa të evakuarit janë me qindra, uragani Dorian, fuqia e të cilit ka rënë, goditi SHBA-në, ku, gjthashtu, shkatoi mjaft dëme.
Të shtunën, Dorian, tashmë një ciklon post-tropikal ka goditur rajonin Nova Skotia të Kanadasë, Erërat që frynin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë, kanë rrëzuar pemë dhe kanë lënë pa energji elektrike mbi 450 mijë shtëpi.
Autoritetet kanandeze bëjnë me dije se stuhia ka sjellë mbi 100 milimetra shi në rajon, nivel që mund të dyfishohet në orët në vazhdim. Gjithashtu, stuhia pritet të prekë rajone të tjera dhe banorëve u është bërë thirrje që të evkauohen si masë mbrojtëse, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita
