Pack: Të mos krahasohet Krimeja me Kosovën

anazapta

Në Konferencën e EPP-së, në Parlamentin Evropian në Bruksel, u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve në BE, për forcimin e pozitës së femrës. Eurodeputetja gjermane, Doris Pack theksoi se duhet një angazhim maksimal që zgjedhjet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Në hyrje të Konferencës shprehu shqetësimin për situatën në Ukrainë, ndërsa potencoi se nuk guxon askush të bëj krahasimin e Krimesë më Kosovën. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo. “Nga Kosova janë depërtuar afër një milion qytetarë, ka pasur aparteid, janë shkelur të gjitha të drejtat. Nuk guxojmë të lejojmë një krahasim të tillë. Për këtë përkrahim fuqimisht sanksionet kundër Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar të mos lejojmë që të ketë situata të tilla”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *