Dortmund barazon në fund ndaj Realit; Juventusi shënon 4 në Zagreb

redaktor

Borussia Dortmund dhe Real Madrid kanë dhënë spektakël e kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e dytë të grupit F, të vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh Realin dhe bëri paqe me Zinedine Zidane, ndërsa Varane shënoi në portën e tij duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë ishte Varane ai që shënoi sërish, kësaj radhe në portën e duhur. Por, ishte Schurrle ai që në fund barazoi gjithçka.

Ndërkohë, Juventusi shkatërroi 4-0 Dinamon e Zagrebit në Kroaci, me golat e Pjanic, Higuain, Dybala dhe autogol i Semper.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi në Rusi 1-0 ndaj CSKA-së së Moskës, Kopenhageni mposhti 4-0 Klub Bryzhin, Leicesteri fitoi 1-0 ndaj Portos, Monako dhe Bajer Leverkusen përfunduan në barazim 1-1, Sevilla mposhti Lionin 1-0 dhe Sportingu fitoi pastër ndaj Legias së Varshavës, 2-0.

Share This Article
1 Comment
  • PO penalltine qe beri mûuuu duke ndaluar topin me gjithe gjatesine dores Ronaldo dhe arbitri ngrit dy duarte larte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *