As Bajerni nuk ia ka dalë kësaj që ka bërë së fundmi Dortmundi.
Nënkampionia gjermane dhe europiane ka dalë me fitim 53.3 milionë euro pas vitit të fundit financiar, 2011-2012.
Edhe të ardhurat në total patën rritje deri në 305 milionë euro.
E gjitha kjo ka ardhur falë sukseseve sportive të viteve të fundit, dhe faktit që Dortmundi shpenzon pak për blerje, fiton shumë nga shitja e lojtarëve dhe ka rroga jo aq shumë të larta në krahasim me Bajernin.
Por, në Mynih nuk është se shqetësohen dhe festojnë me birra. Ndër ta edhe trajneri Pep Guardiola Tashmë, ai e flet rrjedhshëm gjermanishten dhe i veshur me kostum tradicional dhe me birrë në dorë, ishte edhe më shumë bavarez.
Ai mbajti veshur një kostum të quajtur lederhozen dhe përshëndeti me gotën tradicionale të madhe të birrës Paulaner.
I vetmi që nuk piu birrë në festën e Bajernit, ishte francezi Frank Riberi që i përket fesë myslimane dhe respekton rregullat e saj.
