“Doshi”, BE: Të bëhet hetim i plotë

redaktor

Bashkimi Europian rifreskon qëndrimin ndaj çështjes “Doshi”, duke theksuar si prioritetin kryesor zbatimin e plotë dhe pa kompromis të ligjit.

‘I kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit përsa i takon rastit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku’,- thotë Brukseli. – Ajo çfarë ne presim është një proces i shpejtë, tërësor dhe i pandërprerë, i cili të hedhë dritë mbi këto ngjarje. Presim gjithashtu që hetimet në zhvillim dhe kërkesa e ekstradimit të kryhen pa vonesa e në menyre sa më të plotë’.

Bashkimi Europian rithekson rëndësinë e faktit që, të gjithë institucionet e përfshira; Prokuroria e Përgjithshme, Parlamenti, institucionet gjyqësore dhe organizmat e zbatimit të ligjit, të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë, në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e këtij procesi, në përputhje të plotë me ligjin./TCH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *