Deputeti shkodran, Tom Doshi, ka fituar një gjyq, gjatë kohës që ishte duke u përballur me një tjetër betejë ligjore, që pushtoi hapësirën e medias.Sipas gazetës Shqip, Doshi ka fituar një gjyq pronësie.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Doshit, por edhe ish- deputetit demokrat, Ndriçim Babasi për një pronë prej 887 metrash në zemër të Bllokut. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar këngëtaren Rovena Dilo të dorëzojë pronën.
Bëhet fjalë për lokalin e njohur “Rovena”. Këngëtarja ka pasur probleme në të shkuarën me këtë pronë, ndërsa disa të afërm të saj ia kanë shitur këtë pronë Doshit dhe Babasit. Dilo nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka dërguar çështjen në prokurori, e cila po heton.
Ndërkohë në vendimin e Gjykatës së Tiranës, firmosur nga gjyqtari Fatri Islamaj, thuhet se Dilo mund të mbajë vetëm 20.3 metra katrorë. Hapësira tjetër e lokalit do kalojë për Doshin dhe Babasin. Vendimi është i apelueshëm.

Edhe kjo te vjedhur e kishte.
Po kjo ku e gjeti,20.3m shume I ka.
punë pronash pasurie të shkojë e drejta tek i zoti!!asnjë lloj ndjesie për këtë rast!!prona tek pornari!!