Deputeti Tom Doshi sqaron arsyet e vendimit të tij për të dalë në mbëhstetje të kandidatit të PS-së për Vaun e Dejës si dhe urimi që PS të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit.
Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, Doshi shprehet nuk do të marrë pjesë në fushatë në asnjë njësi të qeverisjes vendore të Qarkut të Shkodrës.
“Dua te ju garantoj qe nuk do te marr pjese ne fushate ne asnjë njësi te qeverisjes vendore të Qarkut të Shkodrës. Në këtë bashki, socialistet kane përballë një kandidature si ajo e Zef Hiles, e cila nuk është e Partisë Demokratike, por e LSI dhe Ilir Metes. Nuk është rastësi që pas një incidenti të vogël në Vaun e Dejës, ku u përfshi vëllai i kandidatit Zef Hila, i pari që reagoi ishte Ilir Meta. Fitorja jone ne Bashkinë Vau Dejë, është fitore kundër LSI dhe të mbështeturit prej saj Zef Hiles. Për këtë arsye, edhe dy kryetarët në detyrë të komunave Vig Mnelë dhe Hajmel, Pjeter Lleshi dhe Leke Biba të zgjedhur nga PD, i janë bashkuar PS dhe kandidatit fitues Gjoke Lleshi. Ky është vetëm fillimi i një seri takimesh që do të kulmojnë me fitoren historike të 21 qershorit në Bashkinë e re të Vau të Dejës. Si gjithmonë, edhe këtë herë, do të jemi së bashku në fitoren tonë të radhës”, sqaron Doshi.

DOSHI
dergoj ca njerez Rames kur ta presin andej nga Shkodra …dhe Mmmmmmetes
se u keput , per 20 dite ka shkuar 5 here ….ju kane plasur ujrat …do rilindin 😛
dergoju ca vullnetare mor aman , per hir te miqesise te vjeter ,mos bej kot tani
ata me qetesi dhe dashuri vetem pak te vdekur te donin ,hero do te benin 🙂
mos jua merr per ters ,leru ndonje bashki dhe atyre …..
RROFTE FSB-JA RUSE DHE UDB-JA SERBE.