Për të bindur prokurorët, deputeti Tom Doshi ka thirrur të dëshmojë për llogari të hetimit shoferin e tij Klodian Mema.
Dëshmia ka ardhur pas ballafaqimit të tij me deputetin Frroku, i cili ka mohuar se e ka paralajmëruar për atentatin që do ti bëhej.
Sipas Doshit, shoferi ka dëgjuar bisedën që ka bërë 6 muaj më parë me Frrokun.
Mema ka ndenjur rreth 4 orë e gjysmë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij.
