Doshi nuk e “fal” Brahon, kërkon dënim me shumën prej….

Saimir Lleshi

Deputeti Tom Doshi nuk tërhiqet nga akuzat ndaj deputetit të LSI-së, Spartak Braho.

Në seancën e sotme u lexuan konkluzionet përfundimtare për çështjen. Deputeti Doshi kërkoi dënimin me shumën simbolike prej 1 lek.

“Deputeti Spartak Braho të dënohet për shpifje dhe të më dëmshpërblejë me 1 lek”, ka thënë Tom Doshi ditën e sotme në Gjykatë për çështjen mes tyre.

Nga ana tjetër, deputeti Braho kërkoi që gjykata ta mbyll çështjen në ngarkim të tij dhe të shpallet i pafajshëm.

Padi ndaj Brahos u ngrit kur ky i fundit akuzoi Doshin se kishte falsifikuar një raport mjekësor. Deklaratat u bënë në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku Doshi u thirr të dëshmonte për pretendimet e tij se po organizohej një atentat.

Doshi nuk u paraqit në komision duke paraqitur një raport mjekësor, për të cilin Braho tha se ishte i falsifikuar.

Kjo bëri që Doshi të ngrinte padi. Ndërkohë, prokurori i çështjes ka kërkuar që çështja të hetohet edhe më tej. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • Namik Dokle, Braho, Majko Erjon Brace , Ylli Vejsiu dhe ca te tjere, jane vlera e vertete e Demokracise Shqiptare.
    Njerez qe me te vertete pa perfitime, kane luftuar Hajdutet, Kriminelet, te korruptuarit, dhe per vete nuk kane perfituar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *