Ish-drejtori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci ka shkuar sot në Presidencë për të takuar Bujar Nishanin, një ditë pas përmendjes së emrit të tij për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.
Për momentin nuk ka shumë detaje nga ky takim.
Një ditë më parë, Beci u shkarkua nga kryeprokurori Adriatik Llalla nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u transferuar në Elbasan.
Pas videos në profilin e tij në Facebook, deputeti Tom Doshi ka publikuar mbrëmë pas orës 23.00 edhe tre foto ku duket mes të tjerëve edhe Beci.
Doshi ka lënë dhe shënimin “Ky është organi i akuzës në Shqipëri”!
Ai nuk ka dhënë detaje mbi vendin ku janë bërë fotot dhe në çfarë rrethanash.
Por njihen mjediset e restorantit meksikan “Viva”, ndërsa personi pa flokë identifikohet si “Toni”, Fatjon Skënderi.
Dy të tjerët ende nuk janë identifikuar.



Tani me ke eshte ne kafe ky kush jane personat?! Se nqs behet fjala qe eshte thjesht ne nje kafe…ku eshte e keqja ketu?
AI me kemishe djathtas eshte AGIM RAMA kunati i Sales 😆
vajti tek keshilli i ndrikullave…Ja lidhjet
Nuk u mor vesh perse Llalla menjehere pas takimit me Ramen, Meten dhe Tahirin shkarkoi Becin. Ky vendim behet akoma me i pakuptimte kur vete Tahiri ne deklaraten e tij theksoi se atentati ndaj Doshit nuk kishte asnje baze besueshmerie. Atehere lind pyetja: perse u shkarkua Beci dhe perse u moren masa vetem ndaj tij kur ai ishte vetem nje nder emrat e permendur?
Me qe emir I Becit eshte permendur nga akuzuesi Doshi, ai nuk mund te jete kreu I prokurorise (Krimet e renda) qe do te beje hetimet, pari kjo perben konflikt interesi (supozohet, ose te tjeret do te mendoning, qe nuk do te jete i paanshem). Une nuk shoh asnje gje te ngateruar ne kete levizje.
BB,
Cudi se aty permendej edhe emri i Ilir Metes, Llalles etj. e cuditerisht ministri u keshillua me te akuzuarit per kete ceshtje. Apo edhe kjo eshte normale per ty e nuk sheh konflik interesi?
Dhalla e shkarkoi Becin mbasi ish mustaqja i dha urdherin e Salibabes nji dite me pare
Organi akuzes nuk ha dot ne restorant? Apo eshte me ndonje horr…se spo njof njeri aty….
Tashti e kane gejt:
komunikojne me Berishe serbin nepermejt Jar kapterit
Te gjitha keto jane lijra te sali serb berishes qellimi i te cilit eshte destabilizimi i Shqiperise, ne nje kohe qe kjo qeveri ka marre vleresime pozitive nga perendimoret.
Ky prokurori ka thyer ligjin antiduhan 🙂
Po ky FEMIJA afer me fatjon Skenderin kush eshte? Shpifje te Doshit..” Si ore keta zoterinje ne fjale pazaret e krimit I bejne ne presence te femijeve keshtu? Ua sa budall qenka ky Toma
Berisha leket e vjedhura dhe sponsorimin e UDB-se e ka vene per destabilizimin e vendit.Njerez mbeshtesni qeverine,per te miren tone.
E hodhen gurin ne lum,prit ta gjej populli t.ani.Ku i ha popullit e ku e kruajn keta lloj politikanesh
ky eugen qeni ,maskari i koruptuar ,,,nga vlora e ngriten me katapult ,,e cuan ne krimet erend me llalla ,ta shkarkoj jo ta transferoj ,,palacon qe eshte lidhur me krimin …
O orikumi degjo mua, Ik kthehu ne “hasan pulo” futi ndonje dore te mire gjuhe shqipe para se te marresh ne dore tastiera e te perpiqesh te komentosh per gjera qe s’ia ke haberin fare. Zilia eshte bishe e keqe!
Eugen Beci eshte ish gazetari i radio Tiranes,qe ishte nga mesi i viteve 90 cdo mengjes me emisionet e tij ,apo jo?.
Ne gjithe boten ndermjetes ndermjet politikes dhe mafias jane avokatet ketu tek ne jane prokuroret. O TEMPORA O MORES…
ka shku ke nishani qe mos ta fusin ne burg fare. llallen e ka bere dhalle fare me ket pune qe i ka dale…:)