Doshi: Rama më tha “Tom, të ka ruajtur zoti”

Dita

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar se ngjarjen ia ka treguar kryeministrit Edi Rama, ndërsa sqaron se ka pasur marrëdhënie të mira edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

“ Më datën 6 kam takuar Saimir Tahirin, i ka shpjeguar të njëjtat gjëra siç mi kishte shpjeguar mua. Pas 2­3 ditësh Durim Bami ka shkuar sërish në Ministrinë e Brendshme, ka dalë e ka marrë Drejtori i Policisë së Tiranës, Çipa, dhe është bërë takim pa praninë time. Pas këtij takimi kam qenë unë prezent, kur drejtori i Policisë ka shkruar 9 faqe dëshmi të Durimit siç e ka dhënë në video.

Presioni i Ilir Metës shumë i madh. Meta dyshonte se Rama po më mbështeste mua. Rama ishte në presion dhe zgjodhi Ilir Metën. Rama më ka thënë se “Të ka ruajtur Zoti”. Meta nga parlamenti erdhi të më takonte tek “Il gusto” që të jepte përshtypjen sikur ishte mik i imi. Toni i Kombinatit ka thënë duhet vrarë Tom Doshi se ka marrë vesh të vërtetën. Nuk kisha pse ta sajoja. Me Ramën kisha marrëdhënie shumë të mira, me Metën kisha marrëdhënie shumë të mira, sa kishim festuar ditëlindjen e Taulant Ballës. Me Prokurorin e Përgjithshëm kisha marrëdhënie shumë të mira. Kolegët e mi kanë frikë të më marrin në telefon se e merr vesh Ilir Meta. Nuk kishte pse të ishte sajesë. Unë zgjodha rrugën të dilja publikisht. Po u mbyll kjo çështje nuk ka më institucione, nuk ka drejtësi”, tha Doshi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *