Doshi: Takimi me Ruçin? Unë jam ende deputet i PS-së

redaktor

Tom Doshi ka komentuar takimin e zhvilluar dje me kruen e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Ai thotë se ajo ka qenë një kafe normale.

Edhe pse është përjashtuar nga PS, Doshi thotë se është ende pjesë e kësaj aprtie.

Bisedat mes dy deputetëve nuk duhet të bëhen publike.

Ishte kafe normale.

Nuk di çfarë shqetësimi paraqesin mediat, ndërkohë që unë kam takuar një deputet, me të cilin kam dhjetë vite në një grup me të. Unë jam deputet i PS, nuk kam ndërruar parti.

Jam deputet prej tre mandatesh dhe për herë të parë jam zgjedhur kur kryetar ishte Fatos Nano”, tha Doshi për “GSH”.

Ndërsa Ruç është shprehur se ai është qytetar i lirë dhe mund të takohet me këdo, madje dhe me Sali Berishën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *