Doshi: Zbardhjen e çështjes do e bëj unë me qytetarët

redaktor

Deputeti Tom Doshi ka reaguar sërish sot në Facebook. Ai thotë se atentati ndaj tij nuk është sajesë dhe porositësi sipas tij është Ilir Meta.

“Te dashur qytetare ,
Pavaresisht atyre qe do nxjerrin Iliri me Spartakun,nje gje j’u garantoj,qe kjo ngjarje nuk eshte sajese dhe porositesi eshte Ilir Meta.
Zbardhjen e kesaj ceshtje do ta bej un bashke me ndihmen tuaj.
Jam I vendosur t’i shkoj deri ne fund !”, shkruan Doshi.

Po sot Doshi i ka derguar nje leter kryeprokurorit Adriatik Llalla ku i kerkon hetues te huaj.

Letra e plotë e Tom Doshit

Siç dihet sëfundi Prokuroria për Krime të Rënda, mbi bazë të Urdhërit Tuaj ka nisur hetimin kryesisht mbi deklarimet e mija, se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj meje dhe një tjetër deputeti, disa muaj më pare të porosituar nga Zoti Ilir Meta Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Hetimi i kësaj çështje po vijon intensivisht dhe konstatohet lehtësisht se publiku njihet pothuajse online me çdo detaj të veprimtarisë hetimore.

Në këtë çështje janë pyetur edhe funksionarët më të lartë të vendit, të cilët janë të përfshirë në çështje si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, përveç dyshimeve të konkretizuara prej meje.

Po ashtu së paku në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit është e domosdoshme që të pyetet edhe ish drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda si dhe Ju që jeni Prokuror i Përgjithshëm.

Për sa mësipër, duke qenë se:

* në çështje (në cilësitë e sipërpërmëndura) janë të përfshirë aktorët kryesor politik vendimarrës në vend dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda si dhe Prokurori i Përgjithshëm

* i denoncuari prej meje si porositës i vrasjes është funksionari më i lartë i Shtetit – pas Presidentit të Republikës

atëherë është mëse e kuptueshme që çdo konkluzion i këtyre hetimeve do jetë në mënyrë të bazuar i pabesueshëm (!), pasi çdo kujt i shkon ndërmend që krerët më të lartë të legjislativit dhe ekzekutivit ushtrojnë trysninë e nevojshme për të diktuar rezultatin e hetimeve, siç edhe kanë vepruar deri më tani (janë të njohura intervistat, deklaratat e prononcimet zyrtare të tyre në lidhje me këtë ngjarje se sipas tyre gjithshka është trill!).

Pabesueshmëria e proçesit gjithashtu është e dukshme edhe nga takimet e bëra publike të tyre me Ju në Kryeministri.

Përveç kësaj, hetimi i kësaj çështje nga vartësit e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda (deri para disa ditësh) është tjetër detaj që minon besueshmërinë e proçesit në sy të publikut dhe timen veçanërisht.

Gjithashtu edhe qënia Juaj në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që si edhe drejtuesit e lartë politik të vendit jeni person që ka dijeni për rrethanat e hetimit (e madje sipas meje edhe i dyshuar që keni bërë me dije të dyshuarin për detaje të ngjarjes që ju kam pasë bërë me dijeni) edhe si element i vetëm dhe e bën proçesin të pabesueshëm.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm

Është e gjithëpranuar, sipas edhe standarteve ndërkombëtare, se drejtësia është edhe perceptim. Si e tillë, në çështjen konkrete, çdokush nuk e perception si drejtësi çdo lloj vendimi të marrë nga prokurorët tanë në kushtet kur çështja ka lidhje dhe interesa me drejtuesit më të lartë politik të vendit.

Për sa mësipër, sygjeroj e kërkoj që në hetimin e çështjes të përfshihen prokuror dhe ekspert ndërkombëtar(me dijeni te posacme), të cilët do jenë garanci për besueshmërinë e konkluzionit të hetimeve.

Për këtë zgjidhje në vendin tonë ka patur raste që gjithsesi kanë rezultuar shumë efikase, sjell si shëmbull:hetimin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari apo dhe hetimin e çështjes së 21 Janarit.

Po ashtu, kjo zgjidhje (duke përfshirë edhe prokuror dhe ekspert ndërkombëtar) diktohet edhe në interpretim të neni 26 dhe 17 të Kodit të Proçedurës Penale, pasi duke qenë se organ i Prokurorisë është i centralizuar me Prokurorin e Përgjithshëm në krye të saj, ky i fundit ka shfaqur qoftë edhe me mosveprim mendim mbi objektin e proçedimit dhe organi i prokurorisë ka arsye të rëndësishme njëanshmërie.

Tom Doshi

Share This Article
24 Comments
  • Doshi ndoshta mendon se e bej lojen e saleshit dhe po shkoi keq, ja mbath perseri ne Australi, por harron se sdo te mund te dale jashte Shqiperise, deri sa te jape llogari, per mutin qe leshoi.

  • Doshi mos harro ke dhe shqupin qe do e zbuloj prandaj mos u shqetso se Saliu e din me mire se ti , shiku ndoshta ka me shume informacion, u dogje si peshku ne te thate..!

  • O Tom ti po ndjell vdekjen me kete zhurme qe po ben do te vrase saliu,paaloqi, apo luli dhe do thon se e vrau Iliri me Ramen.Prandaj ruhu me mire nga ata se nga Iliri e Rama ke yme.E leshove tymnajen pa kurban e dyshimte eshte ndonje sajes me aktore jo profesionist.

  • O Tom ti po ndjell vdekjen me kete zhurme qe po ben do te vrase saliu,paaloqi, apo luli dhe do thon se e vrau Iliri me Ramen.Prandaj ruhu me mire nga ata se nga Iliri e Rama ke ymer.E leshove tymnajen pa kurban e dyshimte eshte ndonje sajes me aktore jo profesionist.

  • Qytetaret e kane bere me kohe mor Tom:
    Ja ke fut kot plako.
    Skenar I dobet shume.
    Regjisori shume keq.
    Perfundimi – ne plera, bashke me ty more koke trash.

  • Uaaaa cfare vendimi ky! Po cili qytetare te BESON Ty mor BASTARD! Ti je plehre, bashke me ate suratshtremtin tjeter te KUCOVES, Steran Vlashi PRIFTIN, jeni kriminele dhe hajdute te dy.Cudi si Shkodran te BESON Ty mor KULIMA shpellash. Sa te blue SALA qe te besh kete zollomahi dhe te vrasesh te pafajshem. Ne se do te kete VIKTIMA sot ne Tirane, per mendimin Tim, KODOSHI duhet et ARESTOHET I PARI.

  • Gjithe keto vite ke bere e cnuk ke bere per tu pasuruar.Megjithate do te thosha te lumte bytha se kjo ishte koha e zuzareve e maskarenjve per tu pasuruar.Edhe venien e politikes ne sherbim in tend prape me zor por do ta gelltisja.Por kete pushtllekun e fundit me te cilin do ti vesh zjarrin Shqiperise nuk ta fal kush.Kush kujton ti qe gjer dje hanje fasule e lakra te zjerra ne tenxhere te nxire nga tymi I zjarrit ne vater dhe ku dhoma ku u linde e u rite me fukarallek ishte e nxire nga tymi e sot lundton ne luksin e pasurive te vena me punet me te pista qe ekzistojne.Drejtesia duhet te meret me ty e gjithe horat e tjere si ty e te zbardhe gjithcka te piste ne jeten tuaj e te mos kapet ne kurth me shpifjet e karagjozlleqet te mbarsura nga idjotet e llojit tend.Politika e ndershme dhe e pa perlyer duhet te vrase friken nga mafiozet e kriminelet e tipit Berisha e Doshi dhe te filloje pastrimin e vertete qe na ka munguar gjithe keto vite e te mos lejoje qe edhe kete radhe populli te keqperdoret e mashtrohet si gjithmone nga hajdutet qe theresin me shume se te tjeret kapeni hajdutin per te mbuluar malin me mekate qe kane bere ku as uji I detit nuk ua lan dot.

  • “Qellove si kalama o Mane ”
    Ik or doçi i doçave ske bythe ti me djege Shqiprine ,te kujtohet ne 97-ten? u dogjet te gjalle ne Vlore .23 Qershori eshte pagezuar nga populli Shqiptar dhe nuk ka tricolesh qe do mundi dot te dal mbi verdiktin e sovranit .Mortja kur ke hyre dhe ti ne Village peoples,ik ore dreq se nga ju e kemi lene Shqiperine, na keni hapur barkun.

  • KY TRAPI,,,, KUJTON SE POPULLI E KA MENJEN KE KY,, KY QE KA PASURI MARRAMENDESE NE NJE SHQIPERI QE VUAN PER PUNE DHE PER MINIMUMIN E JETESES, KY ZOTERIA DHURON MAKINA TE BLINDURA, FREKUENTON SHERATONIN, VISHET FIRMATO, BEN JETE LLUKSI,, DHE PISLLIQET E VETA KERKON TI ZBULOJ ME POPULLIN, PER CILIN POPULL FLET OR TRAP, PER ATE QE VODHE ME TRAFIQET E TUA, APO PER ATE POPULL QE U PASUROVE NA SHPATULLAT E TIJ, SOT U KUJTOVE TI PER POPULLIN KUR TE RA BYT,,, NE UJE, HAJE VETE ATE QE DHJE,,,, DHE TE BEFTE MIRE, I HIQNI PASAPORTEN KETIJ, KA RREZIK TE IKI NGA SHQIPERIA.

  • Lëe Tom me kaq ! Ja dhe Doktori me demostatën e tij s’të ndihmoi dot !
    E gnjyen i thane do vijne 300.000 vete dhe i erdhen vetem puntoret e Bashkise !
    Varja !

  • Tom nuk i hapet barku kujt per ty, besoj se e pe qe popullit nuk i intereson se cfare bene ti me Saliun, por cfare bene shteti per te dhe Edi Rama e tha se me te miren do bejme per popullin, populli nuk eshte vetem turme apo tuf budallenjsh !
    Besoj se budallenjte kane hyre ne parlament apo jo zoti FUFI ?

  • Per ke qytetar e e fjalen or mik Doçi ku akoma nuk ju ka ikur shenja e çizmeve poshte gjurit!Ji me realist e laje gojen ,meso gjuhen zyrtare Shqipe e pas kesaj ki pretendim per qytetaret ,se tash as soji jot malokeri nuk po te pergjigjet e po te nxjerr bllof!
    Ti or Tom or koke pagure,
    qytetar nuk bohesh kurr.
    Kur su bo Sali krimi,
    Jo e jo Ti dhe Gjini!

  • me qytetaret e zgjidhi dhe Saliu me Bashen sot! Ti patjeter qe do kesh me vete ooooooooooo njerez. Te pakten tregouhu burre e mbylle gojen. Zer nje qoshe atje ne parlament,ose lutju saliut te qendrosh pas bythes se saliut edhe atje ne parlament. POpulii i beri gelasen Saliut e Bashes e jo ty qe s’te llogarit njeri tani . Si ma ke ate te semurin Petrit?

  • Ike more koke tul, ti paske qene nje injorant. Nuk e kupton ti se njerezit nuk I honepsin me keto pislleqe te tuat e Berishes. Vetem drejtesia I zbardh keto ceshtje ne cdo vend me ligje, as kete nuk e kupton. Eshte nje skenar qe s’ta blen njeri. Do te ishte mire te porosisje nje dhome te mire ne burgun qe meriton, mos I harxho parate duke blere “atentatore”,
    fundurrina si ty vetem aty e kane vendin

  • O Tom, Iliri edhe mbase ka dashur te te zhduke, sepse sa e di ti nuk e dime ne. Por te jap te drejte ama sikur te hapesh deri ne fund, te thuash se per cfare pazari te ndyre i dole llafi, se per ndershmeri nuk behet fjale. Me cfare pislleku u pasurove o zotri, se une kam tri here mend me teper se kungulli yt e me djersen e ballit s’ia kam dale gjekund. Po ti nuk ke per ta thene arsyen o Tom, se ia hap vetes me duart e tua shtate penxhereve, prandaj o Tom as po na plas fare per ty. Thjesht nuk duam te bjere qeveria, te shpallet Zgjedheria e te kete rast prape harbuteria per te ardhur ne pushtet. Kaq o Tome mendon elektorati, qe e di mire se kjo kauza jote eshte lufte brenda llojit, ashtu ia befshi gropen njeri – tjetrit,se Ligji s’ ju ben dot gje, e blini me para dhe pushtet.

  • Komunikate Dociste: Se shpejti do te ngrihet ceta patriotike tom doshi.Misioni i saj eshte ti tregoje vendin klikes RAMA-META.Te gjithe ne kembe per te mbrojtur te verteten e servirur nga krenaria e krahines tom dosh bajraktari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *