“Po e hetojmë”, zgjaten edhe me 3 muaj hetimet e Dosjes 184

J L

Prokuroria e Dibrës ka vendosur zgjatjen me tre muaj të afateve të hetimit të dosjes “184”.

Kjo dosje përmban përgjimet e zyrtarëve të lartë të PS-së për shit-blerje votash në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016.

Dy prokurorët që hetojnë dosjen janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.

Sipas Balkan Web, dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385” për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Dosja ku po hetohet shit-blerja e votave, u transferua në Dibër, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.

Prokurori Klodian Braho që vendosi transferimin, pak javë më pas kaloi Vetingun.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshehu nga seanca dëgjimore publike denoncimin që kunati i Klodian Brahos ishte arrestuar në Itali për trafik droge– fakt që prokurori i Krimeve të Rënda nuk e kishte pohuar në formularin e deklarimit të kontrollit të figurës”, – shkruante BIRN, në një raportim që mund të lexohet i plotë duke klikuar KËTU

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *