Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.
Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.
“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.
Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

l.h dita

Keta te PD-se kur paguan per te imituar zerin e Agron Xhafajt, merreni me mend se cfare u kane bere ketyre shiritave duke i keputur e ngjitur si kane dashur, per te ngaterruar mendjet e shqiptareve dhe gjermaneve bashke. Keta kishin qene mjeshtra te mashtrimit dhe shpifjeve. Nuk e di se cfare na duhen keta te PD-se qe te vijne pushtet, se kur vijne nuk bejne as nje pune vetem vjedhin dhe fuqizojne makinerine shteterore per te goditur kundershtaret e tyre politikë.
Mua si qytetar nuk me intereson fare fare dosja e ketyre.
Mua me intereson dosja e Koncessioneve dhe PPPve te
Chek-Up it.te Sterilizimit,te Hemodializes,te Laboratoreve,te rrugeve,te Inceneratoreve,qe e lane kete vend TROKE,,qe i lane pagat e punonjesve ne nivelin e 10 vjeteve me pare kurse cmimet jane dhjetfishuar.Duke ndjekur shtetin privati ja mat koken me pe punetoreve,duke dhene paga qesharake,pa paguar sikuracione shoqerore per pension.
Une si qytetar pres te ndryshoje sistemi votimit,qe e ndryshuan te dy Mafiozet ne 2008 dhe sot vetem per kete nuk flasin.
Po qe PER BLERJE VOTASH,kampion kombetar eshte LSI.
Po qe per vjedhje votash ne kuti votimi me rrugace,me gangsterre, me mbushje te kutive,me ndrrim te kutive,me detyrim,kercenim,me frikesim te anetareve te komisjonit,me numurim te votave te pavlefshme,deri me rrembim kutish votimi,ketu KAMPION KOMBETAR ESHTE PD.
Partia Demokratike eshte Kampione e pakonkurueshme per vjedhje votash,duke filluar qe ne vitin 1992.Pse ankohet prostituta PD,se Rilindja doli kurve,mua nuk me intereson fare.
Ndryshoni Sistemin e mbyllur,qe qytetari te kete interes te shkoje te votoje!
PD, apo ndonje parti tjeter nuk e ka tagrin t’I kerkoje llogari prokurorise, apo gjykates per dosjet e saja. Partite nepermjet parlamentit mund t’i kerkojne llogari prokurorise apo vendimarrjeve te gjykatave, duke shprehur opinionin e tyre, por kursesi si veproni ju, me letra duke kerkuar qe te dergohen dosjet në SPAK. Kur do te mesoni ju politikane injorante si ky Bardhi, qe asnjeri nuk eshte mbi ligjin dhe ligji formahet në parlament dhe jo në zyrat e partise. Deri kur do te vazhdoni te tregoheni maskarenj dhe me intelekt te kufizuar?!
SPAK nuk u ngrit as t’i jape llogari as informim POLITIKES.
sikur u sqarua kjo ceshtje para nje jave
Pse gazeta boton pacavuren e PD si lajm duke ricikluar kundravajtjet institucionale.