Kryetari i PD, Lulzim Basha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në orën 09:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë, për çështjen Toyota Yaris.
Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.
Kujtojmë se Basha ishte i pari që njoftoi për trafikimin e 3.4 milion euro nga foltorja e Parlamentit ndërsa lajmi nuk ishte bërë ende publik. Kreu i PD-së akuzoi numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte lidhje me rrjetin që tentoi të fusë paratë.
e.t./dita
