“Dosja 339”/ Marku: Prokurori i ndikuar, e zvarrit qëllimisht

DITA Online

Gjatë intervistës së saj në Top Channel, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku tha se transferimi i prokurorit të dosjes 339 ishte transferuar rastësisht.

Në momentin që prokurori që i kishte këto çështje u caktua përkohësisht në një Prokurori tjetër, tërësisht një rastësi, dorëzoi dosjet dhe prokurorët që i morën konstatuan se kishte një numër shumë të madh disqesh të patranskriptuara (pazbardhura)”, tha Marku, e cila saktësoi se vetëm për dosjen 339 kishte rreth 700 CD.

Këtë sasi tejet të madhe, Marku tha se e kuptojnë vetëm ata që merren me këtë punë, e ndoshta jo edhe masa e gjerë e popullit. Duke qenë se duhet një numër i madh njerëzish për të zbardhur bisedat, kryeprokurorja e përkohshme tha se kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka marrë të gjitha masat me caktimin e 4-5 oficerëve të Policisë Gjyqësore, ndërkohë që nga një prokuror janë bërë dy për secilën dosje.

Marku tha se ndonëse nuk dëshiron të mendojë se do të duhen “vite” për zbardhjen e tyre, deklaroi se sipas mendimit të saj personal nuk është lënë krejt rastësisht, por janë mbajtur qëllimisht kaq gjatë.

Të qëllimshme nga kush? “Sigurisht nga prokurori që e ka pasur. I ndikuar po, pastaj politikisht apo në ndonjë mënyrë tjetër nuk preferoj ta them. Por di që është mbajtur për një kohë shumë të gjatë dhe disqet ende të patranskriptuara, që në fakt të vrasin sytë se janë 700 jo pak për t’u harruar”, tha Marku.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk eshte justifikim z Marku ,ju jeni shefja me e madhe ne keto kohe dhe jo mbas pilafit me fole..
    Do mu bente shume qejfi personalisht per denimin e Vangjush Dakos ,pervec pazareve te votave ,i perziere me rrugacet e bandave te droges , ai ka shkateruar Durrsin ,plazhin e Durrsit e ktheu dhe e betonizoi si ne mall te babes ,ku pa ironi , Kina dhe India ,qe jane populsite me te medhaja ne bote nuk i mbushin dot dhomat ne “Plazhin e Durrsit” Qe pa dyshim mer infeksion .
    ky Dako jashte ligjit , ka prishur te gjitha vendstrehimet ne qytetin e Durrsit per interesa materiale ne M2 per ndertim .Kulmi i kulmeve ,sinqerisht eshte idiot se nuk do e kete per jete E.Ramen qe ta ndihmoje . Mua sinqerisht nuk do ma mbante te prishja edhe nje te vetem vendstrehim ,qofte me Flori .Qofsh ti o Dako..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *