Relacioni për dosjen e 21 janarit është mbyllur dhe dosja do të gjykohet shumë shpejt.
Deklarata është bërë nga kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili megjithatë ka përmendur një datë të saktë se kur do të nisë proces gjyqësor i përfolur jo pak.
Ende nuk ka asnjë autor se kush i urdhëro katër vrasjet në bulevard më 21 janar gjatë demonstratës së opozitës së atëhershme.
“Mendoj se çështja do trajtohet shumë shpejt. Duhet të kemi parasysh ngarkesën e madhe që ka ajo. Është shumë volumizone.
Me sa jam në dijeni është bërë relacioni dhe është shpërndarë anëtarëve të Kolegjit Penal dhe kolegji ka pasur takime lidhur me këtë çështje.
Më është thënë që shpejt çështja do të trajtohet. Ka dhe një specifikë që do të bëhet pa shpallje në dhomën e Këshillimit.
Tani i takon gjyqtarëve kur mendojnë se ka ardhur koha të mblidhen të marrim vendimin përkatës. Relacioni është bërë dhe është shpërndarë. Jam në dijeni që shpejt do trajtohet”, theksoi Zaganjori.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me gazetarë ku ka folur për analizën e punës së kësaj gjykate gjatë vitit të shkuar.
Të akuzuar për këtë ngjarje janë ish-komandantit i Gardës, Ndrea Prendi, oficeri Agim Llupo dhe shoferi i Prendit Margarit Kume. Ata akuzohen për vrasjen e demonstruesve Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ndërsa hetimet për vrasjen e protestuesit të katërt Aleks Nika vijojnë të jenë të hapura, pasi prokuroria nuk ka mundur ende të vërtetoje se nga cila armë është qëlluar.
Prokuroria kërkoi në shkallën e pare dënimin me 25 vite burg për gardistin Agim Llupo dhe 23 për ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi, të cilët i cilësoi fajtor për” vrasjen me dashje te protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda”.
Por në muajin shkurt Gjykata e Shkalles se Parë rrëzoi pretendimet e prokurorisë dhe i shpalli të pafajshëm, duke bërë që të linte qelinë edhe i vetmi i burgosur, Agim Llupo
Pas apelimit të prokurorisë disa muaj më vonë dosja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit, e cila në ndryshim nga shkalla e parë i shpalli fajtor dy te akuzuarit Prendi e Llupo, por duke ndryshuar cilësimin e veprës penale nga “vrasje me dashje” ne “vrasje nga pakujdesia”.
Dënimi për ta ishte 1 vit burg për Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtaj dhe 3 vjet për Agim Llupon të akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit ndërsa për Margarit Kumen u la në fuqi vendimi i pafajësisë. Të dy të pandehurit nuk u riarrestuan pasi e kishin kryer dënimin me kohën e paraburgimit. /Dita/

po pse qenka kaq voluminoze dosja??me mire thuaj nuk ka fajtore edhe ky rast ..MJERE DREJTESIA E NDJERE QE KA RENE NE DUART E NJEREZVE TE DHJERE..
Meqe ka shume volum le ta leme per ne fund!!!
Presim si te marrin gjerat pas reformes ne drejtesi…
Per pak do e kishim dhe president zoterine…
Keta tallen me ndjeshmerite e demosit…pasi e shohin si skllav ne sherbim te skllavopronarit…postkomunist…
Se kur do te pellcasi kesaj nahije…
“Leka paska qene burre i mencur me Kanunin e vet…”
Ligjzbatuesit tane jane per ibret…
Zagar Zagarizmi i (pa) drejtesise ne veprim ? Do te mbytet edhe 21-janari ne mes te lehjeve te shumta dhe piruetave bishtperdredhese te zagar zagarizmit juridik ? Teper e sigurt kjo qe them ?
Problemi i drejtsis Jemi vet ne Shqiptart,dhe mbas qe na vran ne mes te dites bashkomasit tan me duuar ne xhepa prap nuk ditme te bashkohemi
O Xhezo po çfar dosje ke mbyllur mor tu mbyllte dera se tjeter nuk kemi se çfar tu themi.Nuk di se çfar te them por nje vije e kuqe e tradhetise ju pershkon nga koka ne kembe, se si do te dale kjo pune nuk i dihet por nje gje kemi te qarte qe kini bere nje tradheti te madhe ndaj atij populli kjo nuk diskutohet fare.
Sa leke te kushtonj ajo ora more Zagarnjor???????????
PO TI JE BASHKEPUNETOR NE KRIMIN E 21 JANARIT OR MIK,
FAJI YT ESHTE ZVARRITJA E GJYQIT.