Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian e njohur si EUROPOL, është institucioni që ka zbuluar të kaluarën kriminale të Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës.
Informacionet që EUROPOLI ia ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, kanë bindur këtë të fundit se kreu i Bashkisë së Kavajës Roshi ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”. Vepër kjo e kryer pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit të “dekriminalizimit” pranë komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të gjyqtarit të masës Dritan Caka, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin.
Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marr nga drejtësia Italiane dhe ajo e Zvicrës.
Sipas provave të sjell nga EUROPOLI, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.
Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil. Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë.
4 muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993 Roshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum. Për të vazhduar më pas në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.
Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim dëbimi për tu larguar nga Italia. Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Roshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në Zvicër, duek kërkuar azil. Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zvicerian.
Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet. Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.
Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorurua, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit,për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale./abcnews/

Po mire per Z.Roshi po zbatoni ligjin !!! Po per Salehun ,Lul Peden .Like Floririn, Mul Noken e ca bandite te tjere ,pse nuk e ZBATONI?
Ndoshta Ky Roshi eshte maskara si shume te tjere ne politike Por perse nuk zbatohet njelloj ligji per te gjithe Ka genjyer Edhe Flamur Noka pse nuk eshte arestuar
Ku eshte Europoli per dosjen e fatmir gerdecit mediu i denuar per trafikant ne ITALI dhe i shpallur PERSON NON GRATTA.SHQUP-i po ben bum me te inkriminua-agjente UDB-je etj…
Mua me duket Dita,qe bashke me Roshin,ne po lejojme qe te na fundosin banda mesjetare dhe kriminale dhe katundare e kulles se erret,qe kane bere krime te te gjitha llojeve kur Roshi,dhe nuk kish lindur dhe po vazhdojne ti bejne ato si me pare, kunder ketij kombi.
Ishin te rinj shqiptare te lene ne mes te rrugeve,qe luftonin per ekzistence.Dhe Roshi si shume te tjere,duket ka bere tregetine e cirakut te droges ne Zvicer,per te mbijetuar.
Saliu ne kete kohe me banden e vet,ne krye te Shtetit,kryente nje nga krimet e medha dhe te shumte te tij
Duke thyer embargon e naftes qe perendimi,kish vendosur kundrejt regjimit te Milloshevicit,Saliu,per te gllaberuar para, vinte ne levizje makinen ushtarake te Sllobodanit, per te goditur dhe vrare popullin dhe lirine kosovare.
Dhe keshtu vazhdojne krimet dhe marrezite e pa numerta, banda e Saliut,ne bashkepunim te fshehte dhe te hapur me banden e pa skrupullt te xhigolos nga Cepani i Skraparit,gjithmone ne te kundert me te gjitha ligjet shteterore dhe njerezore,duke e atrofizuar qeverine e Rames,qe ka rezultuar me nje fuqi krejt impotente per te qeverisur,ne keto kohe.
Dhe ka mbi tre vjet qe njerezit presin,qe ketyre funderrinave kriminale, tu gjindet vendi,por jo vetem kjo qe nuk ka ndodhur,por bandat e Saliut dhe te metes,po ja tregojne vendin rames dhe pushtetit eunuk te tij:
Po i rrasin brenda.Tani pritet Tahiren,vezirin e brendshem ta arrestojne policet e tij, me urdherin e katundarit te trashe,te erret dhe te lig,llalla.
Dhe raja-rama vazhdon pikturat,futbollin dhe per tu bere akoma me qesharak,fyen ne ekstrem politikat dhe politikanet perendimore.
Kryeveziri eshte katandisur ne nje bufon te mjere ne ndertesen e kryeministrise,qe vazhdon te zhgenjej ne menyren me te ndyre dhe te keqe nje popull te tere.
Mos botoni lajme kot. Flisni per Europol dhe na nxirrni dosje nga gjyqtari Dritan Caka. Te gjitha ato qe lexova jane gjera normale per kohen dhe moshen e Roshit. Asgje e rendesishme ne kohen qe ne Shqiperi nuk kishte shtet por bande. E presidenti beri amnisti per gjithe ate periudhe apo e harruat, bile amnistoi edhe vetem per 1997-en. Ndersa Roshit do ti kerkoni llogari dhe pse ka perjerrur ne ferre. Po s’kish nevojtore ne qytete atehere, nuk kishte ndertuar presidenti, ku te permirrte ai ne xhepin e presidentit?
Prandaj PD -ja kerkon me cdo kusht te mgaje sistemin
gjyqesor ne duart e veta per te denuar e perndjekur kun-
dersharet politike dhe per te mbuluar mullarin e krimeve
te bandes vrastare mafioze,plackitese,grabitese te Sali –
Serb Berishivicit,agjent i UDB se Milloshevicit.
Si eshte e mundur te flitet keshtu. Po ky eshte keqberes. Me 5 emra, njeri prej te cilev po hetohet nga DEA amerikane. Ka perdhunuar, ka shperndare droge, ka bere pastrim parash…
Kur flisni per reformen ne drejtesi, permendni gjithnje Ameriken dhe BE. Kur vjen puna per te denuar nje keqberes, qe i vuri damken gjithe Kavajes, filloni me fjale justifikimi.
Te gjithe para ligjit.
Nje sugjerim per gazeten Dita. Mos e ktheni faqen tuaj si faqja e gazetes Tema, ku gjejne vend vetem komentuesit pro te majtes.