Dosja e Henri Çilit dërgohet në SPAK, gjykata e Përmetit shpall moskompetencë

Ornela

Gjykata e Përmetit shpall moskompetencë për dosjen me 31 personat që dje dolën për masën e sigurisë, dhe ia kalon SPAK-ut.

Vendimi për dërgimin e dosjes në SPAK është marrë nga gjykata e Përmetit.

Në fund të vendimeve për masat e sigurisë, gjyqtari njoftoi shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme pasi ndër të tjera është edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike, që bën fjalë konkretisht për rastin kur Henri Çili i telefonoi drejtoreshës së Hipotekës Shkodër të përshpejtimin e procedurave për kalimin e dy apartamenteve që i dhuroi familja Aliko.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gjetjen e dosjes se rekursit per te burgosurin perjete nga Lazarati, i cili vrau deshmorin e atdheut, Çili e justifikon me atë se ai ka nje studio ligjore. Po nqs studioja ligjore e tij merrej me kete ceshtje, pse u gjet dosja e rekursit ne shtepine e babait te tij?
    Pastaj ky eshte gazetar apo avokat.
    Kjo eshte puna e studios sime ka thene Henri. Pra puna qe ka bere deri tani kjo studio ligjore paska qene lirimi i krimineleve, narko-trafikanteve në kembim te pasurive apo parave te ofruara nga ata!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *