Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencën dhe ka dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen numer 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Për këtë çështje, prokurori i Durrësit u shpreh për Top Channel se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së mos kompetencës, prokurorët e të dyja prokurorive vendosën të mos përgjigjeshin.
Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, e konsideroi hetimin të paragjykuar.
“Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar. Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj, gjatë një telefonate për Top Channel.
Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë, dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017.
Ndërkohë, Adriatik Llalla pritet të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që është njëri nga organet e Vettingut që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, lidhur me çështjen a duhet apo jo që Llalla të kalojë në sitat e vettingut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.
“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vettingut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është joligjor”, deklaron Hazizaj.
Trupa gjyqësore që përbëhet nga pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka thirrur seancën për në datën 16 maj.
Së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar Adriatik Llallës dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Ky vendim u miratua nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, me arsyetimin e përfshirjes së Llallës në raste korrupsioni.
Nga ana tjetër, ambasadori amerikan Donald Lu ka paralajmëruar se çështja “Llalla” nuk mund të mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë.
s.a/dita

HAKMARRJA PERSONALE E AMBASADORIT LU NDAJ ADRIATIK LLALLES HEDH HIJE DYSHIMI EDHE PER VETTINGUN NE DREJTESI
Po pse per nje ullishte qe ka shitur me cmim te larte do te denohet Adriati Llalla? Adriatik Llalla mund te akuzohet per krimin e heshtjes dhe servilizmit, por kursesi per nje ullishte apo llogari bankare qe i amerikanet i “zbulojne” tani pas pilafit, pasi u grind me ambasadorin Lu per firmen Bankers Petrolium duke ja paraqitur shqyptareve si “Peshkun e Madh” te krimit ne Shqypni,
PO SAJME QORRI, LIKE FLORIRI, SALI BERISHA CFARE JANE?
Po Edi Rama qe Adriatik Llalla e la te livadhise dhe te mbushe Vatanin me kanabis dhe kokaine cfare eshte atehere o gazeta DITA?
mbylle ate hale ti intelesh,trap me zile
Llalla e meriton : ne burg qenin
Puna eshte:
PSE DUHET TE SHKOJE NE BURG KATUNARI SERVIL LLALLA?
Qe heshti dhe mbylli syte per Saje Qorrin me BOS Edi Ramen qe mbuluan me kanabis dhe kokaine Vatanin?
apo:
Qe shiti nje ullishte tek “perroi i thate” me leka ne dore?
apo:
Qe akuzoi ambasadorin e nerum Lu ne afera korruptive me Bankers Petrolium qe i fryu ne vesh Tilersonit prej SHBA per t’i ndaluar hyrjen ne SHBA sikur te ishte Koka e ISIS-it ne vendin tone?
apo:
Qe zbuloi publikisht qe ambasadori Lu do kohe me pare i kishte kerkuar Koken ne tepsi te Like Floririt, qe e kishte pare gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin pushtetar dhe qe Edi Rama e hodhi me parashyte ne karriken e Presidentit si nje karagjoz i vertete genjeshtar dhe mashtrues i papare?
HE PRA KU ESHTE “HALJA” E INTELESHIT KETU O GJARPER ME ZILE BUDALLA?
Te shkoje aty ku meriton sipas ligjeve te republikes se shqiperise. Te gjykohet per cka bere. Po ka bere gje te jape llogari. Keshtu punon drejtesia. Per pune hatri po deshe merre ti ne shtepi ta mbash me shendet. Edhe jepi te haje mire se nga sa duket qeka i babezitur.
E marr une Adriatik Llallen ne shtepi, por ti merr ne shtepine tende Like Floririn dhe Saje Qorrin, por edhe Sali Berishen, me Toz Nanon, por mos harro edhe Edi Karagjozin me lukunine e hajduteve komuniste pas tij,
QE TE BEHEMI BARABAR
por edhe:
qe t’i themi ambasadoriT te nerum Lu njesoj si Withersit do kohe me pare ne Kohen e Qepes te Gerdecit:
HAJT BABE TANI, MOS I TREGO BABAIT ARAT!
O i pasqarueshem. Si mund te denosh kerrkend kur organi i akuzes eshte i perlyer per vete?! Ata qe rreshton ti jane politikane jo funksjonare shteti. Ky eshte nyja nga ku zberthehet lemshi. Ky me cka ka bere e nuk ka bere e ka bere lesh muhabetin. Hajduti eshte hajdut nga halli dhe nga babezia. Hajdute do kete gjithmone ne jete te jeteve. Prandaj kemi marre roje dhe e kemi zgjedhur me te besueshmin, me te ndershmin dhe e kemi paguar sa “frengu pulen”. Ky duhet te jape llogari ne krye te heres. Po nuk dha ky llogari ska aparat drejtesie. Ky duhet ti fuste ne burg ata qe thua. Ky mor ky, o trap. Jo njeri tjeter. Llalla duhej te merrej me politikanet jo ti e une. Une e ti japim vota. Ate kemi ne dore, jo denime dhe akuza sepse nuk kemi mjete te dime se si eshte e verteta. Ne vetem gazetat dhe pallavrat e poltikes kemi ne vesh. Llalla ka te verteten ne dore se e kemi autorizuar te fuse veshet dhe hundet kudo. Llales i takonte te zhbironte gjithe vrimat dhe skutat dhe te zbulonte pse e qysh tjetri dhe tjetri shesin arme nga depot e ushtrise ilegalisht. Llalles i takonte te merrej me te verteten e likes te saliut te lulit. Orrote mulliri! Jo berishes me qytetarin dixhital. Po cflas me ty une. Ti ke nevoje ti besh veting trurit se te jane korruptuar neuronet.
Ish- PP. ,Adriatik Llalla ne kohet te tjera,ashtu si edhe
Fullhajni,apo Fulkani….etj.etj. do te ishin harruar sot qe
po bejme kete koment. Por me qe Shqiperia jone e shkrete kerkon te behet Europe hoqi nga Kushtetuta
denimin kapital dhe la burgimin e perjeteshem dhe me
qe na mbetet kjo e fundit,ky hajn meriton te marre deni-
min me burgim te perjetshem dhe celsat t’i hidhen ne
Kanalin e Marianes ,me qellimin e vetem qe te behet shembull qe kurre me nje Prokuror i Pergjithshem te mos
merret me pislliqe te tilla,me matrapazlleqe e allishveri-
she te tilla qe e kthejne ne nje figure te urrryer,te korrup-
.tuar. Kushdo qe kerkon ta mbroje kete hajn e batakci me
keto fakte qe disponohen deri tani sepse mund te kete akoma me shume dhe per kete nuk eshte faji e kurkujt dhe aq me pak te akuzohen dipllomatet e huaj se gjoja na eshte bere e gjithe kjo kunder Llalles ka qellime hak-
marrese. Jo, zoterinj,ne asnje cep te botes ne kete planet
nuk i aprovojne dhe i denojne te gjithe hajnat, kontraban-
dishte,batakcijt ,horrat dhe sisdomos njerezit e drejtesise
qe ne kete vend pergjate 27 vjeteve eshte bere vetem
PADREJTESI ..!!!!
Tani qe kaloi ne Prokurorine e Krimeve te Renda do mbyllet si te gjiha dosjet e deri tanishme.Nuk eshte çudi qe do te mare dhe demshperblim si Fullani per stresin qe po i krijohet dhe ato para do ti investoj ne vreshtari dhe pas pak do te kemi lajme te rendesishme per arritjet e suksesshme te vreshtarit Llalla.S’eshte çudi qe mund te ngreje dhe ndonje kantine vere me emrin e tij qe do te jete nga me te preferuarat e lokaleve te bllokut sa do te harrohet perfundimisht qe dikur ka qene dhe Prokuror i Pergjithshem ne Republiken e Bananeve te Albanistanit.
Në memedheun e hajdutllikut,
kush vjedh një ullishte apo një llogari bankare,
nuk eshte hajdut.
Ai eshte vetem fillestar qe do te mesoje te vjedhe
shume pa u kuptuar dhe te terheqe admirimin
e gjithe profesionisteve qe kane vjedhur per vite.
E marr une Adriatik Llallen ne shtepi, por ti merr ne shtepine tende Like Floririn dhe Saje Qorrin, por edhe Sali Berishen, me Toz Nanon, por mos harro edhe Edi Karagjozin me lukunine e hajduteve komuniste pas tij,
QE TE BEHEMI BARABAR
por edhe:
qe t’i themi ambasadorit te nerum Lu njesoj si Withersit do kohe me pare ne Kohen e Qepes te Gerdecit:
HAJT BABE TANI, MOS I TREGO BABAIT ARAT!