Dosja e vrasësit të gjyqtares, prokurori nuk hetohet
Kështu përshkruan zyrtarisht prokurori i çështjes skenën kur Fadil Kasemi tentoi në korrik të 2015-s të vrasë ish-bashkëshorten, Fildes.
Megjithëse dy vjet më parë Fadil Kasemi u arrestua në flagrancë, ndaj tij në gjykatë u adresuan vetëm akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe të dhunës në familje dhe jo ajo e vrasjes së ngelur në tentative dhe ndërsa për gjyqtarët që dënuan asokohe Fadil Kasemin ka nisur inspektimi, ndaj prokurorëve që e hetuan këtë ngjarje nuk ka nisur asnjë verifikim.
Mesa duket shkak është një vendim i Gjykatës Kushtetuese numër 34 ndaj njërit prej ligjeve të reformës, atij për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në lexim të këtij vendimi të datës 10 prill, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të nisë verifikime, apo procedimin disiplinor ndaj vartësve të tij, ndonëse në referim të dispozitës kalimtare të këtij ligji numri një i akuzës ka kompetenca të urdhërojë hetime për shkeljet e prokurorëve derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
Katër nenet që janë shfuqizuar mbulojnë procedimin dispilinor, duke bërë të pamundur inspektimin e një prokurori.
Në rastin e procesit ndaj ish-burrit të gjyqtares, një procedim i tillë do të hidhte dritë mbi enigmën nëse u hetua apo jo mjaftueshëm dosja e Fildes Hafizit.

Po Vettingu kur do ti baje cilizem padrejtesive!
Ja kjo eshte SHKERDHATOKRACIA qe na oremtuan ne 90-ten dhe qe na e premtuan si demokraci me te mire nga ajo e socializmit!
Por faktet ulurijne fort sa malet po rrezohen,por ne politke dhe drejtesi vazhdojne te tallen me popullin se ligjet i bejne si te duan ata vete!
Dhe shajne Enver Hoxhen keta kriminele dhe hajdute te pa ngopur!
U shofshi me gjithe rrenje,o kanibale shkerdhatokrate!
Ja per kete e donit rrezimin e socializmit e jo per popullin fukara!
VETEGJYQESIA, AJO ZGJIDH PUNE KETU.