Gjykata e Tiranës ia ka kaluar Gjykatës Administrative çështjen e ndërtimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe Shoqata për një Zhvillim të Qëndrueshëm Racional kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i KKT i 29 majit 2013, për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe të rikthehet lulishtja që ekzistonte. Paditësit shprehen se autorët e masakrës duhet të kryejnë dëmshpërblimin. Kreu i Institutit për Çështje Kombëtare, Kastriot Frashëri, deklaroi se ndërtimi është pezulluar edhe pse ka një vendim nga KRRTRSH. Ai theksoi se akoma nuk u është dhënë një garanci ligjore për vendimin. Qeveria anuloi projektin për shkak të shkeljeve, pasi bashkë me xhaminë do ndërtoheshin edhe dy kulla biznesi. Padia ishte bërë javë më parë nga ky grup i shoqërisë civile.