Mbërrin në Gjykatën e Tiranës dosja me akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pas vendimit për transferim nga Gjykata e Lartë. Ditën e djeshme, u caktua nëpërmjet shortit edhe gjyqtari që do të gjykojë kreun e bashkisë, për akuzën “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, në lidhje me firmosjen e dy lejeve të ndërtimit në mënyrë të paligjshme. Shorti përzgjodhi gjykatësin penalist Arben Micko, i cili do të gjykojë kryebashkiakun e Vlorës Gjika, si dhe 7 të pandehurit e tjerë të procesit.
Prokuroria e Vlorës dhe Gjykata e Rrethit, pas seancës së parë depozituan kërkesën për transferimin e dosjes për shkak të presionit të madh qytetar në sallën e gjyqit. Gjykata e Lartë aprovoi kërkesën dhe zbardhi arsyet se transferimi i dosjes siguronte një gjyq pa ndikime e presione. Gjika akuzohet për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit të Vlorës.
Kryebashkiaku dhe shtatë të pandehur të tjerë të së njëjtës dosjeje, duhet të përgjigjen për arsyet përse u lëshuan lejet që cilësohen të parregullta. Vetë kryebashkiaku ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të hetohet dhe gjykohet, ndërsa ka qenë prezent në të gjitha seancat e zhvilluara. Ndaj Gjikës ka pasur 68 ankesa qytetarësh.

VLORA NUK E MERITON SARIN-in
Dite me pare lexova me kureshtje intervisten e nje sharlatani vlonjat per denoncimin qe paskesh bere ne Prokurori per masakrat e Sali Ram Shiqere Berishes ne 97-ten ne Vlore.
U lodh zoteria e tij edhe te vinte ne ballance tragjedine e Otrantos (kam kater te vdekur ne ate krim shteteror te urdheruar nga Oscar Luigi Scalfaro me driten jeshile te dhene nga Berisha) vetem per te bere zhurme si gjeli maje plehut.
A e meritojne vlonjatet te martirizohen ne vite nga pasojat tragjike qe do sjelle demontimi i SARIN-it ne Sazan ?
Jam shprehur edhe disa here te tjera per pasojat qe sjkakton edhe ne sasi krejtesisht minimale analimi (thithja) e ajrit te ndotur me kete substance helmuese luftarake.
Vetem nga demontimi i 371 kg SARIN ne Irak vuajne, sipas dokumentave zyrtare amerikane rreth 50 mije ushtare e oficere amerikane te luftes se Golfit, ne distancim deri ne 50 km nga vendi i demontimit.
Çfare do ndodhe me 20 mije kg SARIN-in e GAZ MUSTARD-in e Bashar Al Assadit me nje demontim te mundeshem ne ishullin e Sazanit vetem pak kilometra nga Vlora?
Edhe ky “transferim” i çeshtjes se kryebashkiakut Gjika ne Tirane mban ere SARIN alassadian !
Nje kundershtim i mundeshem i vlonjateve duke i thene NDAL demontimit te armeve kimike ne Sazan, do neutralizohet nga Gjika ne kembim te pushimit te gjykimit penal ndaj tij.
I ftoj perseri vlonjatet te kundershtojne çdo manover qe synon demtimin e perjeteshem jo vetem te jetes se tyre, te femijeve te tyre, por edhe te turizmit e ekonomise vlonjate.
Le ti kerkojme Arvizut te sjelle ne mase turiste amerikane ne Vlore, edhe pasanike me Jahtet e tyre te levrojne ujrat e Vlores.
Ah Edi AuNIRTHTE Rama, sa deluzion po krijon me qendrimin tend antivlonjat e anti shqiptar.
te behet drejtesi ka rendesi. Micko ka emer te mire ne drejtesi e integritet. Me e mira le te behet e ta lene drejtesine nje here te beje ate qe eshte e drejte
Shpresojme qe ne kete proces ajo qe te triumfoje te jete drejtesia.
Kam bindjen se gjyqtari Micko, si nje nder gjyqtaret më me peshe ne vend ,do jape vendimin me te drejte rreth kesaj ceshtjeje.
Te behet drejtesi sic do te behete
Micko eshte tek Njerzit qe Njeh drejtesin
Drejtesia te beje punen e saj me Gjiken e te vendose eshet apo jo i fajshem. Besim tek Arben Micko
E rendesishme eshte te triumfoje drejtesia.Le te merret vendimi i duhur.
Besim ndaj drejtesise.Te presim vendimin e mepastaj ta gjykojme ate.Nuk kemi pse paragjykojme gjyqtaret.
Kishte te drejte Gjika qe tha fotografia me Ramen do me sjelle fat dhe ja fati . Do ta gjykoje Micko, i ati i nje zyrtari te PS. Mire thone me mir nje mik se nje leje ndertimi ( ciflik).
Ne qyp miun dhe sekuestro!
çudi me shumicen e komentuesve., sa behej fjale per Mziun e donin ne burg kurse per Gjiken kerkojne drejtesi.
arben micko i jati i kryetarit te FRESSHit te Tiranes, sot zyrtar i larte i PS ne ministrine e tahirit