Dosja Habilaj, si pushoi Berisha procedimin për të “shumëkërkuarin”

Dita

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali ka krijuar një stuhi të vërtetë mediatike, me opozitën që nuk ka vonuar të aludojë për lidhje midis familjes Habilaj dhe ish-ministrit Sajmir Tahiri.

Megjithatë, duket se opozita ka pasur edhe ajo kontaktet e saj me përfaqësues të kësaj familje. Edhe pse kanë kaluar pesë vjet, mbetet ende i I pashpjeguar lirimi i një prej anëtarëve të kësaj familje, Artan Habilajt, në 25 janar 2012.

Në këtë datë, ky individ i sulmuar në shumë deklarata të PD së fundmi, u ndalua në Portin e Durrësit, pasi kishte me vete 86 500 eurosh të padeklaruara. Prokuroria nisi atëherë një hetim, pasi origjina e këtyre parave nuk ishte e qartë, raporton lexo.al.

Hetimet nuk sollën asnjë rezultat dhe ndaj biznesmenit nuk u ngrit asnjëherë asnjë akuzë.

E gjithë kjo ndodhi në kohën kur vendin e qeveriste Sali Berisha, njeriu që sot është shndërruar në tribunin e akuzave ndaj këtyre personave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *