Rrëfimi i pazakontë i ish-drejtuesit të Sigurimit të Shtetit: Agjentja femër “Pena e Artë” dhe roli i Ramiz Alisë në arratisjen e Kadaresë

J L

 

Nga Kastriot Kotoni

Botuar në DITA

Tek lexon librin “PLURALIZMI DHE SIGURIMI I SHTETIT” të kujtohen me qindra libra për historinë e spiunazhit në botë, ndaj shikon të ngjashmet dhe të përbashkëtat, sakrificat dhe sukseset e dështimet e shërbimeve të fshehta, jetën e njerëzve që kanë veshur gunën e spiunit, përshtypjen dhe opinionin e publikut për sigurinë kombëtare, përplasjen me udhëheqësit që vendosin të reagojnë si burra shteti e ca të tjerë që zhyten në mjegullën e vetvetes në dyshime e paranoja patologjike.

Autori Bujar. Sh. Hoxha ka pikëpamjen e tij profesionale dhe patriotike, duke mbajtur një qëndrim kritik në kohën kur punoi në kundërzbulim. Ai në shumë aspekte ka gjetur hapësirë për shumë tema që do t’i interesonin një mase të gjerë lexuesish, por edhe duke ruajtur klasin e lartë etik dhe shumë demokratik pa baltosur askënd.

“…Ramiz Alia nisi takimet me intelektualët dhe gazetarët, në përgjithësi me ata që në mendjen e tij ishin gati ta dëgjonin dhe t’i shpinin direktivat e tij një auditori më të gjerë. Ai besonte vetëm veten, Sigurimin e Shtetit jo e jo, për të ishin “ipso facto” të keqinformuar dhe natyrisht jo objektiv…”

Këtë paragraf autori i librit, Bujar Sh. Hoxha, e përshkruan për të treguar se besimi i Ramiz Alisë ndaj SSH-it është lëkundur. Ai ishte i prirur për ta fajësuar SSH-it. Priste rastin të dilnin në pah gabimet.

Doli emri i Ismail Kadaresë. Njëri nga pjesëtarët e grupit “Intelektuali” kishte përfshirë lidhje të vlerësuara me interes agjenturor. Hetimi operativ po ecte normalisht, por bubullimat e Ramiz Alisë këtu u kthyen në rrebesh.

U poshtërua kundërzbuluesi Hodo Hodaj, edhe pse mendimi ynë dhe i zëvendësministrit ishte se ai ishte i pastër, por kjo nuk mjaftoi”.

Bujar Sh. Hoxha thekson, se shefat qendrorë përfshirë edhe ministrin Hekuran Isai, nuk e dëgjuan të vërtetën, por sipas tyre “ata ishin fajtorë se kishin cenuar figurën e Kadaresë”.

Kur u mësua, se ai do të arratisej në Francë, informacioni iu raportua Ramiz Alisë. Por si në shumë raste të tjera, ai e vuri në dyshim besueshmërinë informative të kundërzbulimit dhe kërkoi “të ndëshkoheshin fajtorët”, pa thënë për çfarë duheshin ndëshkuar.

Largimi i Hodajt nga kundërzbulimi la përshtypjen më të keqe. Ne dinim të vërtetën, por me heshtjen tonë, sikur i kishim dhënë atij një goditje të pamerituar. Në ikje ai do të shprehej me dhimbje, se karrierën e tij e shkatërruan zullumqarët”.

Në kasafortën metalike të lyer me ngjyrë gri do të arkivohej dosja e H.Hodaj me stampën “I.K”. Ramiz Alia nuk donte të dinte të vërtetën, shtyu Hekuran Isain të shkarkonte zemërimin e tij ndaj një personi të pafajshëm. Hekuran Isai nuk nxori as edhe një fjalë.

E vërteta është se informacionet e kundërzbulimit për I. Kadarenë ishin të sakta. “Pena e Artë” raportoi një bisedë intime me një njeri tepër të afërt të I. Kadaresë, që përcillte sigurinë se ai do arratisej në Francë dhe se ditët e tij në Tiranë numëroheshin me gishta.

Materiali iu dërgua menjëherë ministrit të Brendshëm me siglën “Tepër Sekret” në pritje të një udhëzimi. Ministri e kish vënë në dijeni Ramiz Alinë, por nuk pati asnjë reagim. Siç u mësua më pas, udhëheqësi nuk e kishte parë të arsyeshme të vinte siglën e tij, madje e neglizhoi hapur informacionin pa dhënë asnjë shpjegim.

Më pas, – shkruan autori, – vjen lajmi në orët e vona të mbrëmjes se Kadare ishte arratisur dhe kishte kërkuar azil politik në Francë.

Kur Ramiz Alia u njoftua për këtë, ai ishte mpirë i tëri dhe kish tundur kokën duke mos pranuar ta besonte atë që kishte dëgjuar. Ne “të lajthiturit” sigurisht që nuk u ndjemë të çuditur.

Kadare shfaqi talent të rrallë për të bërë një jetë të sigurtë dhe të shumëfishtë, bazuar te mbajtja e lidhjeve me politikanët e lartë të shtetit komunist. Ai takohej personalisht me ta, përfshirë vetë Enver Hoxhën. Duke ditur raportet e SSH-it për të, Enver Hoxha do shkruante me dorën e tij “lëreni djalin të punojë”.

Interesant në librin e Bujar Sh.Hoxhës është portreti i “Penës së Artë” që raportoi planin e arratisjes së Kadaresë, kur ai ishte ende në Tiranë. Autori shprehet:

“Ajo zotëronte cilësitë më të mira për një agjente. Artiste, me bukuri imponuese, ndaj të cilës tërhiqeshin të gjithë ata që e rrethonin deri tek artistët dhe shkrimtarët plakaruq. Femër me intelekt të spikatur, i përshtateshin marrëzitë dhe humori dhe kjo e bënte të përshtatshme si agjente të fshehtë.

“Pena e Artë” përmbushi shumë misione me vlerë dhe tepër delikate, përfshirë shpërndarjen e opinioneve dhe komenteve në radhët e intelektualëve të fushave të ndryshme. Femër dinjitoze, shumë e aftë në zotërimin e gjuhëve të huaja, fliste anglisht, italisht, greqisht, jo dhe aq keq rusisht. Artistja origjinale mbetet agjentja më e spikatur e SSH-it, e cila ia kushtoi jetën e saj vetëm idesë personale – mbrojtjes së familjes me çdo çmim, burrit dhe fëmijëve”.

(vijon)

Share This Article
18 Comments
  • O Jaro po na rrefe pak si ja vodhen shefit tend Irakli Kocollarit dhe ty bashke makinen ne Bullgari ,e leri fantazite per pjanio e orkester

    • Po qysh do i mirrte seriozisht shoku ramiz raportet e sigurimit te shtetit kur ay qe vete krye spiuni i sionisteve anglo-amerikane????

    • kujdes o “lexues-i” se Jari bëte e b pjesë në strukturën okulte të ish Sigurimit dhe të ish Shtetit socialist… me njeriune tyre në Opozitë që vepron ende këto 31 vite pë zvarritjen e “tranzicionit” shqiptar

  • KORRIGJIM
    kujdes o “lexues-i” se Jari bënte e bën pjesë në strukturën okulte të ish Sigurimit dhe të ish Shtetit socialist… me njeriun e tyre në Opozitë që vepron ende këto 31 vite për zvarritjen e “tranzicionit” shqiptar

  • a munde te na thoj dikus:A behet FJlae per Bujar-Hoxhen,i cili Mblodhi edhe PD-istet e pare??
    dhe Bujar Hoxha a ishte Agjente i dyfishte??I sig-Shqipetare dhe UDB-s??Apo jane thjeshte “Fjale”??

    • Jo, nuk është, ai që thua ti, ishte Profesor i Mar-Len., me origjinë kosovare dhe i ati i Nevila Nikës. Ky më sipër, ka një Sh në mes që e dallon. Shumë veta kanë të njëjtin emër, veçanërisht në mbiemrat e shumë përdorur, si p.sh. Hoxha, Prifti, etj.

  • RAMIZI QE NJE JAGO
    KETE E PATEN THENE PER TE TE GJITHE ANTARET E BYROSE POLITIKE PERVEC SHEFIT TE CILIT I LEPIÑE BYTHEN SI SHKODRAN E MASKARA QE ISHTE

  • Moderator tu qifshin rrobt mu ne pidh rrobqiri mutit qe censuron te verteten!
    Fshije dhe kete fshesaxhiu mutit! Ashtu te pafsha ter jeten duke fshire komente te verteta letyre e korruptuar!

  • Pronaret e sekreteve te botës se nëndheshme te spijunazhit Shqiptar qe nga vitet 30′ jane Anglezet dhe Hebraiket ku këta te fundit ekujlibruan avantazhin Londinez te sekreteve Shqiptare me dominimin qe kishin ne KGB sovjetike si dhe pas 90-tës potenca Izraelite rekrutoi boset e spijunazhit Shqiptar dhe vodhi ose kopjoi te gjithe dokumentacionin me vlere sipas rëndesise.
    Tragjedite Shqiptare të 100 viteve te fundi e sidomos burgu ” komunist” duhet ti faturohet Londres dhe Tel Avivit.

  • Ky shkrim e citon direkt se I. Kadare eshte survejuar nga sigurimi i shtetit . Pra anashkalohet ose mbulohet se I Kadare nuk ka punuar per sigurimin . Cdo gje eshte hamendje ,seshte e sigurte , por nje gje eshte e sigurte , I.Kadare me gjithe se jeton i lire ne France dhe tani kane ndryshuar gjerat ,as edhe nje here per keto 31 vite nuk shroi , nuk kritikoi as edhe nje here ,keta bandite politikane tane mbare te Katovices , pardesy bardhet e Ramiz Alise ,qe e shkretuan Shqiperine , i nxoren ujin e zi ketij vendi ,dhe me kete ritem do boshatiset shqiperia nga populli i pa shprese i saj .. Shume shqiptare kane shkruar kondra kesaj bande 31 vjecare , qe jetojne brenda ose jashte shqiperise , por me qene se I.Kadare ka nje emer te madh kudo , si ketu edhe jashte , do te ndihmonte kete popull qe eshte terhequr zvare , i eshte mare komlet dinjiteti nga keta bandite . “Bravo “o Kadare .

  • Bobobooo! Sa na bene me qesh ky!
    Ore , me kujtohen fjalet e Agollit pas 90 shit kur e pyetem per pozicionin e tij me Kadarene: une nuk kam marr rroge prej Deges! …
    Perndryshe per ate qe ka ba shkrimin : neshat Tozaj e IKadareja i lidhte shume ka, nder ta te qenit ne sherbim e te perdoret Sherbimi per te regulluar punet e familjes nepermjet ( afera e graces e Renatos) . Edhe ambasadat sidomos ajo e Parizit , ishin ne sherbim te promovimit te romanit thikat , ku edhe kadareja ndihmonte per interesat e Ramiz Alise qe donte te na shfaqet si njeri qe donte nje ´hapjé te Shqiperise e cila kishe po demokratizohet aq shume sa lejon nje roman’kritik’ me u publikuar ( kur ne fakt tozaj ishte pjese e skenarit te sigurimit) .
    Idem ´arratisjà e Kadarese u ba me urdher te Ramizit e me pelqimin e tij ( me 25/12/ 89 kadareja ishte ne Pariz duke shikuar rrenjen e Caucescut ne hotelin e tij )! .. e halla jo di ´disident po si i derguari i Ramizit!
    A u ba ikja e tij me marreveshje a pa marreveshje me Sigurimin franceze ?! Duhet pyet Kadareja, po qe pati mbrojtjen e Sigurimit franceze sigurisht se po mbasi u mbajt disa muaj ne kampin e Cercottes afer Orléans, qe eshte kampi i sherbimeve sekrete franceze.

  • Shkruan cfare te doni dhe si te doni,kur nuk shkuat ne litar, per tmeret qe i bete ketij populli per 45vjet, kini te drejten te talleni si te doni.Kam njojtur nga afer Hodo Hodon.me njeri i paskrupull,kriminel,imoral nuk mund te beje nena te dyte.Faktikisht edhe sot e kesaj dite, organizata kriminale e SSH esht aktive ne Shqiperi ndaj dhe Shqiperia po shkon keq e me keq.Kur Europa dhe bota, po denon krimet e komunizmit,Shqiperia larteson kriminelet e SSH

    • Mik , kushdo qofshe ke shkruajtur ne komentin tuaj ajken e te gjithe atyreve komenteve qe thojne dicka , zbulojne dicka apo kujtojne dicka . Une korigjoj vetem “litarin ” qe permendni me te drejten e revoltes duke pasur parasysh kohen qe jetojme , pra me burgime te renda deri ne perjetesi , sipas krimeve te kryera cdo minister , cdo hetues e cdo Sigurims . Titullin qe keni zgjedhur nuk ju perfaqson persa shkruani por ajo eshte e zgjedhja juaj e as nuk dua te polemizoj. Por me pak fjale keni treguar te verteten e hidhur qe breza te tere me pas do te vazhdoje dhembja e revolta e ndrydhur pikerisht nga keta autore , nga ato sigurimsa qe dhe sot jane ne detyre . Pershendetje mik per komentin !!

  • Ky mender me thene sigurimsi ( qe merr neper goje kufomen e Ramizit) duhet te dije dhe te shprehe se Ramiz Alia pati nje kthese 180 grade

    kur u rrezua Muri berlinit
    dhe sidomos ne pushkatimin e causheskut ne 25 dhjetor 1989
    qe me shume ishte si rezultat
    I sacmeve te gjuetereve Bush-Gorbacov..ne Malte
    .
    Nese do I shtojme dhe viziten e Peres De Kuelarit ne 12 maj 1990
    dhe kompllotin e ambasadave ne gusht 1990
    …atehere Ikja e IK.ut me lejen e Ramizit ne 25 tetor 1990 ishte jo vetem e shemtuar
    por dhe nje skuthllik qe sa me shume kalon koha
    aq me shume mban ere te qelbur
    .
    Ne fakt IKsmaili I pas 90-es ( jo Kadareja I madh 1968-1990) poshterisite me te medha I ka bere hapur pas arratisjes groteske duke abuzuar me heronjte e rromaneve te tij qe I dhane lavdine duke I pshurrosur shqiponjat duke I kthyer ne sorra..
    .
    Enigme do ngelet fakir pse IKsmaili mori pjese me rol kryesor pikerisht kur u “gradua” TAVARISH BERISHOVIQ ne 22 maj 1991 ne nje “ndegjese” ne Washington ku merrnin pjese 3 tropjane Elezi saliu dhe Azemi dhe sponsorizuesi ersekari Ekrem Bardhaj ?.
    .
    Kush nga ju te nderuar komentues do me thote qofte nje fjale te vetme qe IKsmaili ka kritikuar qofte edhe nje nga krimet e vargmaleve te Saliut..
    .
    Si ka mundesi qe motra e tij e ndjere ( e braktisur nga IKU) paska punuar si redaktore ne hije e pacavureve te Berishes te Mero Baze qe I thonte ME MIRE TE HAJE MUT SE TE REDAKTOJE BERISHEN..
    .
    Besoj se ndyresia e Kadarese ndaj BERISHES ne nje lidhje te dyshimte me kete te fundit tregon se dikur ne Paris ne kohe te gabuar dhe spiune te mallkuar kane ngrene corben e prishur antishqiptare te cilen kane 30 vjet qe e vjellin se bashku..

    Me aktuale eshte cfare lidhje ka Ismail Biberishaj
    me Sali Kadarene..ku e kane ngrene bashke jo nje luge por nje tave me corbe te prishur…

  • Sigurimi i asaj kohe nuk vjen ma ne Shqiperi, edhe sot ne Belgjike ka sigurim Shteti mbi 1000 punonjes, te cilet i ka vure vite e fundit.
    Sali gomari e hoqi sigurimin e shtetit qe te vidhte gjithçka.
    Shqiperi ishalla bahesh naj here mire.

  • Po na e la pa emer agjenten e sigurimit:Penda e Arte!
    Ka qene Diana Culi?
    Ka qene Mira Mexi?
    Anisa Markarjan ka qene beqare ne ate kohe.
    Rajmonda bulku ka qene tape topi ne mesime,jo gjuhe te huaja por edhe gjuhe shqipe mesi kalonte.
    Ka qene nje me mbiemrin Konomi qe i vinte verdalle Kadarese,po kjo nuk ka botuar ndonje gje te madhe.

  • AKOMA MERRENI ME KADARIN O MJERANER
    PO SHIKOI VETEM SURRATIN QE TE KUPTOSH PERBINDESHIN QE STREHOHET BRENDA TIJ
    ESHTE SINONIM I DRAKULES

  • Kadare ishte sherbetor hebraik( bolshevizmi) i rekrutuar ne Moske. Francezet e mbajten afer me parimin ” armikun mbaje me afer se mikun”. Edhe ky do vdese si shume shkrimtare sovjetike qe ne thelb i sherbyen kauzave te shteteve te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *