Eshtë e dyta ditë resht që në kioskat e gazetave në Tiranë dhe në disa rrethe ku ka komunitet cam, gazeta DITA blihet në kioska dhe tezgat e shtypit që në orët e para të mëngjesit, disa herë sapo ka dalë nga shtypshkronja. Nga komunikimet e redaksisë me shitësit mësojmë se persona të caktuar blejnë njëherazi sasi të mëdha gazete, me qëllim që gazeta të mos shkojë te lexuesi. Kopertinat dhe kryeartikujt e dy ditëve të fundit flasin mbi një dosje në Prokurori të z.Idrizi ku ai akuzohet për mashtrim, shantazhe dhe kërcënime me vrasje. Eshtë një dosje, për të cilën DITA i ka bërë sot thirrje prokurorisë të mos e mbajë në sirtar pavarësisht se denoncuesi ka bërë deklaratë tërheqje. Prokuroria e di mirë që veprimet e denoncuara në këtë dosje nuk janë veprime për të cilat hetimi mund të pezullohet me tërheqje. Ftojmë zotin Idrizi të zgjedhë mënyra publike për t’u përballur me këtë dosje dhe dokumentat që ajo përmban. Veprimet e blerjes masive të DITA-s që në pikë të sabahut janë qesharake dhe jo të efektshme sepse DITA ka hedhur dhe do hedhë në treg kopje të tjera shtesë. C’është më e rëndësishmja – veprime si këto vërtetojnë se ato që përshkruhen në këtë dosje për z.Idrizi janë situata reale.
Ka një rrugë tjetër shumë më të efektshme se lufta e z.Idrizi me mullinjtë e erës: Prokuroria të hetojë dosjen dhe ta cojë në gjykatë, lexuesi të mësojë përmbajtjen e dosjes dhe të gjykojë vetë.
DITA
**************************
SHKRIMI QE KA SHQETESUAR Z.IDRIZI
Shpëtim Idrizi, i paditur për mashtrim dhe vjedhje. Një dosje e ‘fshehur’ në Prokurori që ka për protagonist biznesmenin kosovar Nazim Berisha. Detajet tronditëse të një historie mashtrimi dhe shantazhi. Nga dokumentat me siglën e PD-së te letrat e kërcënimit për vrasje me shkrim dore për të cilat Berisha akuzon Shpëtim Idrizin personalisht…
Një histori, mashtrimi, borxhi, premtimesh të përziera me bosë firmash piramidale dhe dokumentesh me siglën e Partisë Demokratike… Është pak a shumë kjo esenca e një historie mashtrimi dhe shantazhi që në epiqendër të saj ka një politikan jo pak të njohur shqiptar, kryetarin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Një histori që në themel të saj ka patur një borxh të madh që Idrizi ja ka marrë shtetasit kosovar me banim në Zvicër, Nazim Berisha. Borxhi është marrë që në vitin 1995. Është një dosje voluminoze ajo që përmbledh dosja e kësaj historie, mbi të cilën nisën të punonin në vitin 2010 edhe prokurorët në Tiranë.
Gazeta DITA ka një sërë dokumentash, që vërtetojnë plotësisht kohën dhe shumat që Idrizi i ka marrë zotit Nazim Berisha në muaj të ndryshëm të vitit 1995. Për të gjitha këto shuma, kandidati Idrizi ka plotësuar edhe një deklaratë, me anë të së cilës provon jo vetëm marrjen e parave, por edhe kohën prej 20 ditësh kur ato duhej të ktheheshin.
Teksti i kallëzimit penal:
Letra e Nazim Berishës për kryeprokurorin: “Si jam mashtruar dhe kërcënuar nga “nacionalisti i madh”
Tiranë më 10.09.2010
Nr prot. 1578-N
Kallëzim Penal
I nderuar zoti Kryeprokuror!
Unë i quajturi Nazim Berisha i datëlindjes 28.06.1955 po ju drejtohem me këtë kallzim penal të ju vë në dijeni në lidhje me veprën penale të kryer nga shtetasi Shpëtim Idrizi. Më poshtë po ju shpjegoj në mënyrë të detajuar rrethanat dhe kohën e kryerjes së veprës penale nga ana e shtetasit Shpëtim idrizi dhe vazhdimësinë e kryerjes së kësaj vepre deri në këto momente. Me shtetasin e mësipërm kemi patur marrëdhënie pune dhe marrëdhënie miqësie që në vitet 1990. Marrëdhëniet tona të punës shtriheshin kryesisht në biznes dhe fokusoheshin në realizimin e planeve të ndryshme. Si rezultat i ekzistencës së marrëdhënieve tona të punës dhe si rezultat i frekuentimit të të shoqërisë së përbashkët me shtetasin Idrizi lindën dhe marrëdhënie të ndërsjellta miqësore. Unë jam me banim në Zvicër dhe kam mbërritur në Shqipëri me dëshirën e mirë për të investuar në vendin amtar. Kam arritur të bëjë një sërë investimesh të cilat shtetasi Shpëtim Idrizi më ka bindur me mashtrim ti shes në mënyrë fiktive apo ti dhuroj një pjesë të mirë të pasurisë time këtij shtetasi. Më vonë jam bërë pre e kërcënimeve deri sa në mënyrë të çuditshme kam marrë dhe ultimatumin për tu larguar me vrap nga Shqipëria se përndryshe do të më kushtonte jetën. Duke shfrytëzuar marrëdhëniet tona miqësore dhe besimin e plotë që kisha krijuar për shtetasin Shpëtim Idrizi, i cili hiqej si nacionalist i madh, ky shtetas arriti të më bindë duke marrë një shumë të konsiderueshme të hollash me destinacionin e pretenduar prej tij , realizimin e një biznesi fitimprurës. Shuma e të hollave që unë rashë dakord t’ia jap këtij shtetasi, iu dha në formën e huasë, kundrejt detyrimit për shlyerjen e shumës. I kam dhënë borxh të hollat e kërkuara prej tij duke qenë se kisha një dëshirë të madhe që Shqipëria të zhvillohej në emër të një nacionalizmi të lartë. Këtë tipar timin që shtetasi Idrizi e njihte mirë, e shfrytëzoi me qëllimin për të marrë paratë dhe pronat e tjera. Theksoj se veprimi i marrjes së parave është dokumentuar në deklaratën personale të lëshuar nga vetë shtetasi Shpëtim Idrizi dhe që mban datën 7 Korrik 1996. Përmbajtja e kësaj deklarate është vërtetuar sipas formës së kërkuar ligjore me vërtetim nënshkrimi përpara noterit dhe konkretisht te noteri Ruro Sako. Në përmbajtje të deklaratës së tij shihet qartë specifikimi i a) shumës së të hollave të marrë borxh, b) detyrimi për të kthyer borxhin e marrë, c) koha në të cilën duhej të kthehej borxhi i marrë nga shtetasi Shpëtim Idrizi. Në lidhje me shumën e të hollave të marrë borxh sqaroj se të hollat janë marrë në tre lloj valutash sipas ekzistencës valutore të asaj kohe. Në deklaratën e nënshkruar personalisht nga shtetasi Shpëtim Idrizi pasqyrohet vullneti i tij i lirë për të më shlyer detyrimin që rridhte nga huaja. Në lidhje me kohën që do të shlyhej borxhi sqaroj s ekishim rënë dqakord për një afat kohor prej 20 ditësh për shlyerjen që në momentin që nga ana ime bëhej e kërkueshme kthimi i shumës. Që nga momenti i parë i kërkimit të borxhit nga ana ime e deri në fund të kërkimit të borxhit më datën 22 Korrik 2010, shtetasi Shpëtim Idrizi nuk ka përmbushur detyrimin e tij për kthimin e borxhit. Edhe sot e kësaj dite shtetasi Shpëtim idrizi mashtron në lidhje me kthimin e shumës së marrë borxh duke u justifikuar me kohën dhe me punët e shumta në ngarkim të tij. Që nga periudha e 7 Korrikut 1996 kur i dhashë borxhin dhe gjatë gjithë kësaj kohe në vite unë jam përballur me kërcënime dhe sharje nga njerëz të panjohur dhe mendoj se shkaktari është shtetasi Shpëtim Idrizi. Bashkëngjitur po ju ofroj një sërë provash dhe dokumentesh që vërtetojnë pretendimet e mia të parashtruara më lart të cilat janë bashkëngjitur këtij kallëzimi. Sqaroj se janë në dijeni një sërë personash për veprimet e kryera karshi meje nga shtetasi Shpëtim idrizi dhe kanë dalë garant për të në disa raste, emrat e të cilëve jam gati ti bëj të ditur në momentin më të parë që do të më kërkohet nga ana juaj.
Për sa më sipër kërkoj ushtrimin e ndjekjes penale për këtë çështje ndaj shtetasit Shpëtim Idrizi. Me respekt Nazim Berisha.
…me siguri keto dosje vijne nga bodrumet e Kishes Orthodokse te Hiresise Janullatus.
Bravo qe jeni bere zedhenesa te tij
Po kosovari nga na u lidh me JanullaTOSIN?
Ky dihej qe ishte karagjoz.
Faleminderit qe na e vertetuat
com ,cek,cifut,tirons ishte kjo shprehje ne kohen e dulles, comi me i mire ka q.. none e vet, edhe kjo ishte thenie ne kohen e dulles, aty ku ka ze s’eshte pa gje ,edhe kjo eshte thenie e mencur e popullit ne kto 100 vjet
Po mer po o te q..sha grun, motren nonen, deri edhe kalamojt n’djep. Ca te kan bo comt mer pederast. Ky mesazh esht per salihehaleja
cam i pabese me thike ne brez
per salihekurven juuuuu komunista qe grekut dhe serbit i coni nonen gozen dhe motren. per njecik pushtet
Eshte marrezi te mendosh se te demaskosh nje njeri qe ka pune me drejtesine, por qe i perket komunitetit cam, sic eshte z. Idrizi, duhet patjeter te marresh doren e Janullatosit. Nqs ka dosje le te pergjigjet perpara drejtesise si cdo qytetar tjeter, nqs nuk ka le t’i jape publikut fakte qe e hedhin poshte deklaraten e gazetes.
ky gjirizi [idrizi]duket nga turinjte cmut eshte
Gazeta meriton respekt. Z. Idrizi dihet se kush eshte, por kur botohen prova te tilla merret vesh me mire se si funksionon prorkuroria tek ne. Ajo eshte zedhenese e politikes dhe asgje me shume. Te shohim si do reagoi zoti Dhalla. Nuk ka logjike te presesh si do reagoi z. Idrizi.
Nese ka ndonje njeri qe eshte hidhruar nga botimi i kesaj dosjeje ai eshte z.Janullatos, se bashkepunetor me te mire se bashkepunetore me te mire se z.Idrizi nuk mund te gjejne intersat greke ne Shqiperi. Ai “kercenon” se do paraqes nje rezolut ne Kuvend prej kaq vitesh, por nuk e paraqit ate, se cenohen interesat e z.Berisha, qe nuk jane tjeter, vecse interesat e Greqise.
Nuk jam cam, por mendoj se ka ardhur koha se te gjithe shqiptaret, por vecanerisht camet duhet te mos pranojne te perfaqesohet nje ceshtje kaq e madhe kombetare nga njerez padinjitet, qe per interesat e tyre materiale jane gati te shesin edhe ate qe nuk shitet.
Nuk e di se cfare qendrimi ka PS per kete deputet qe e la ne rruge mandatin e fituar nga te majtet dhe u bashku me Partin Demokratike vetem per disa poste te vogla ne Qeveri.Ky burre qe mbane emrin Shpetim Idrizi gjoja perkulet per ceshtje Came por te gjithe e dine se ai bene loje te dyfishte me Greket per te marre dicka:Po tani qe i mbaron mandati per ke do te kanditoj dhe mendon se fiton perseri.Ai ka humbur gjithshka jo pse eshte larguar nga e majta por vetem se eshte bashkuar ne kualicion me Berishizmin e mbaruar tashme.
O Timi ceshtja Came nuk zgjidhet me nacionalizem por me diplomaci nga dy shtetet Shqiperi dhe Greci me ndermjetsimin e Europes Bashkuar.
Uroj qe gazeta Dita t’ia dale mbane e mos ti dale bllof kjo loja me Idrizin. Jo per gje por leket qe ka paguar per tua blere gazeten mos jua merr nja 100 fish me gjykate. artikullin e lexova dhe ne profesionin tim si jurisht me duket se keni lujt me bllofin, sepse kur ceshtja pushohet merret vendim. Kam dhe nje pyetje : Pse pikerisht tani qe eshte cuar rezoluta dhe kerkohet miratimi i saj nga kuvendi????
E kane me futme vlla.Degjome mu.Se jane greke keta te dites.Greke te keqij fare jane.
Po shko er pirdhu andej.
Ju ka mbetur sahati tek janullatosi edhe vidh e bot.
QIRJE IDRIZI ESHTE SHQIPTARI ??? ME NEGATIV I MUNDESHEM.
Nuk kuptoj pse legeni kerkon te mbroje ceshtjen came kur nuk ka asnje lidhje pronesie apo morali me camerine. Pronen qe ka patur (nje kasolle, tre dele, nje dhi dhe nje qen) ja kane shitur familjaret e tij qe ne 1937. Kam degjuar qe ja kane bere bene camet, bile dhe ata qe ka afer…. Perfundimisht e masakroi kete ceshtje, nuk gjej fjale aq te zeza qe te shprehem se me cfare paturpesie mbllacitet. Demagog ordiner bashke me sekretar e zedhenes.Servil besnik i klikes antishqiptare te Janullatosit………………………..perfshi dhe ketu mister nano qe shante deputetet e PS ne 2004 me liber shtepie nqse do te votonin rezoluten etj etj.Ajdut i pacipe dhe pa pike morali, familje imoralesh, ka bere krushqi me klanin coban pro grek. (te me ndiejne vllahet patriot shqiptare) Perfundimisht fare e keqe bastarde ose funderina e nje nga krahinave me te ndritura te evropes dhe me fisnike te shqiptareve.
Vazhdo gazeta Dita e ndritur se rrezet e diellit e shkermoqin kete by..q.r dhe e hedhin ne vendin e mbeturinave si zgjebarak.
Edhe nje here ju uroj suksese te metejshme ne punen tuaj.
Kjo dosje ekzistonte edhe kur Shpetim Idrizi drejtonte fitoren e fundit te Edi Rames ne Tirane, zgjedhjet lokale te vitit 2007
Duket qe nuk e ke marre mundimin te lexosh dokumentin, se po ta kishe lexuar do ta kishe verejtur se ceshtja ka filluar ne 2010. Mire e ke dhe nuk je i vetmi. Meraku i shumekujt eshte te mos i sulmohen idhujte, per disa Berisha, per disa Rama. Pak u behet per te verteten varrimi i seciles eshte edhe shkaku i fatkeqesive tona si popull.
Cimiiiiiiiiiiii E honger ene ky me?
Kjo eshte nje ceshtje ordinere si shume te tjera qe ndodhin perdite ne Shqiperi,me lind pytja pse kjo gazete e ka marre kaq per zemer kete pune kur dihet qe eshte nje gazete e dores te dyte,per nga ana juridike eshte bllof por dhe nga ana morale eshte me keq se bllof,gazetareve i ngelet te gjejne kosovarin para se te dali si deshmitar ne krah te Idrizit,ne te kunderten do paguajne nje shume te mire per demtim imazhi,kjo nese ka shtet ne Shqiperi.flm
Histori e veçante e ketij Idrizi. Nga nje cop marangoz, e futen ne politike per ta bere gjithe boten çartalloz.
Kete nuk e lidh asgje me komunitetin e mençur dhe fisnik çam.
Ky ka dale per te mbledh ndonje lek, pasi me divane nuk kishte me leverdi. Mjere ata qe i shkojne nga pas dhe e besojne.
Camet duhet qe ti vene drune ketij lloj aventurieri, ashtu siç po ben nje seksion i ri patriotesh te ketij komuniteti ne media keto kohet e fundit.
Eshte ky qe ben sot lojen e Janullatosit me porosi te Berishes.
Tung
Këtu,në këtë shkrim flitet për dokumenta dhe fakte,dhe jo për fantazi dhe përçartje…disa komentues(por kjo ska shumë rëndësi,nuk e ndryshon dot natyrën e problemit…) analizojnë fantazi haluçinante të tyre,..(.jo janullatos,jo grek…).E theksoj,nuk lot ndonjë rol për problemin…porse zbut dhe anashkalon qëndrimin që duhet të mbajë publiku…karshi një çështjeje që bëhet publike…Më vjen keq se ka edhe njerëz që besojnë në imazhin e Idrizit si lider…(Aludojnë,nuk e di nëse e besojnë vërtet edhe vetë…..sepse,bëhet pikërisht sot kjo akuzë ndaj tij…-A thua se nuk e dijnë që ky zotni Idrizi,ka qenë në pushtet si me socialistët e Nanos,ashtu dhe me demokratët e mish-mashin e Berishës…Asnjë imazh,dhe asnjë sabotim nuk i bëhet çështjes came…Thjesht ajo mund të ndihmohet në këtë rast,nga gazeta….Me këtë rast,i thuhet edhe njëherë njerëzve,-Ja kush e drejton politikisht çështjen çame…!Arësyetoni me mendje,(o njerëz…)…!
Per deri sa ju komentues pa pak dinjitet shqiptari, pasi shqiptari nuk e ka zakon te flas pas shpine, mbeteni anonimat jeni greke te qelbur e sahanlepires te grekut. Gjen te tille sa te duash qe ne Jug e deri ne Tirane. me lart jo. Po nuk kuptoj se nga kush paguhet gazeta Dita, qe derdh kaq vrere kunder komunitetit me te talentuar e me puntor?! Mos valle Janullatosi? Ftoj gjithe komunitetoin çam, qe me kulture e menyre demokratike te ngrihet ne kembe kunder ketyre funderrinave qe i sherbejne Te keqes shqiptare. Se çdo dite ne pjell nga nje flliqesire qe do te ndote mjedisin shqiptar. Faleminderit per mirekuptimin.
Mendoj se ka ardhur koha qe nje kryetare si Indrizi duhet te largohet urgjent nga drejtimi i cameve, eshte thjesht nje hadut i pangopur.
Qe trima nga Cameria kane mare pjese ne luften e grekerve kunder okupatorit eshte me se e vertetepor Shpetim Idrizi te moz lere pa permendur bashkepunimin e cameve me okupatorin dhe per krimet qe jane bere nga ky bashkepunim ne disa qendra banimi nga ortodoks Qytetaret cam qe jane perzene nga trojet e tyre kane te drejte te gezojne pronat e tyre por kam frike se rruga neper te cilen e kerkon kete Shpetim Idrizi nuk eshte ajo qe e sjell kete.Pastajcpret nga nje person per te cilin flitet per dosje dhe qe brenda soi te vet ka kundershti
Nuk kam asgjë me komunitetin çam. Përkundrazi i jap të gjithë përkrahjen morale e njerëzore për çka kanë hequr të parët e tyre nga gjaksorët e Zervas. Ndërsa për personin në fjalë, edhe unë kam rezervat e mija. Denoncimi i i personit,N. Berisha duket i besueshëm. Vetë qëndrimet e z. Idrizi, heshtja e prokurorisë, ,,blerja” dhe zhdukja e gazetës ,,DITA” qysh në sabah, i shtojnë dyshimet për këtë skandal. Dhe ajo që më ka forcuar dyshimin ndaj tij, është krijimi i një opozite të fortë ndaj Sh. Idrizit, brenda komunitetit çam. Disa të rij kanë themeluar një shoqatë patriotike çame që jo vetë nuk e kanë afruar Idrizin pranë shoqatës por nuk duan ti shohin as surratin. Pastaj, pelivanlliqet politike të luajtura prej tij kohët e fundit, janë tregues i një morali të dyshimtë të këtij ,,politikani” të fallsifikuar. Do të dëshiroja të jemë i pa saktë….
Per z Idrizi ka patur dhe ka shume rezerva per anen e besnikerise dhe votebesimit.
Cameve ua mori votat e ia dha Saliut. Po duket me qarte sa matrapaze te mire qe jane duke ngrene e festuar mbi kurrizin e nje populli te vuajtur e te harruar nga “sheiket” e vet.
Ja dhe nje aleance e pa mohueshme ……beni nje aleance me personin e gabuar dhe nuk do jeni ne gjendje te therrisni per ndihme….atehere do ishte teper vone.