Ministri Imami me bëmat dhe gjëmat e tij ua kaloi të gjithë ministrave të Shqipërisë që nga Mehmet Pashë Dërralla në 1912 deri te ministrja e sotme Kodheli. Përjashtim bëjnë këtu 26 varret e Fatmir Mediut dhe dorëheqja e gjeneral Aranitasit më 5 prill 1939, dy ditë para se të sulmohej Shqipëria, një ministër lufte, që dorëhiqej në prag të luftës. Por ministri Imami është vecanërisht i patejkalueshëm si ministër në babëzi.
Unë jam vetë nga Mokra me origjinë dhe kam dëgjuar shumë legjenda për qypa floriri të fshehura në tokë, si p.sh. thesarin e kaçakut Shahin Matraku, të Hasan Beut të Velçanit (te livadhet e Lufollarëve), të Pal Aranitasit (menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut), apo thesari i Ali Pashës groposur nga selihdarët e Pashait pas disfatës në betejën e Torviollit në vitin 1444 etj. etj.
Në fillimet e pluralizmit u bënë gërmime nga gjithfarë injorantësh në mure shtëpish, kishash e kalash të vjetra në mjaft vende të Mokrës, por flori nuk u gjet në asnjë rast. Mbas gati një çerekshekulli nga këto ethe, disa mashtrues profesionistë i mbushën mendjen Imam ministrit se kishin harta të përafërta të vendit, ku ishte varrosur një thesar prej qindra kilogramësh flori. Disa të dhëna sugjerojnë që Imami u josh njëlloj si ai katundari, që u mashtrua dhe bleu çelësin e Kullës së Sahatit në Tiranë për 10 000 lekë të vjetra, duke menduar se u bë pronar i sahatit të Tiranës.
Ky i bekuar thesar nuk mund të gjendej pa aparatura vëzhgimi për zbulim metalesh ultra moderne, që kushtonin një djall e gjysmë. Ministri thonë që i kishte kursyer aq lekë nga paga e tij si deputet dhe ministër sa për të blerë të tilla aparatura, por duke qenë ca kurnac, vendosi ta blinte aparaturën detektuese me paratë e Ministrisë së Mbrojtjes. Mënjanë shakatë, duhej shfrytëzuar një klauzolë e ligjit për sekretin ushtarak për t’i blerë këto pajisje metalkërkuese pa kaluar nga Thesari. E vranë mendjen kolonelë e gjeneralë, kullurë dhe vetë koloneli Zylo, dhe shpikën një rrenë, që do t’ua kishte zili edhe vetë baroni Mynhauzen: “Maqedonia po bënte minime në kufi dhe për këtë qëllim duheshin pajisje speciale kontrolli”. Në kohën, kur shpikeshin të tilla broçkulla, ministër i mbrojtjes i FYROM-it ishte një shqiptar. Nacionalistët e djathtë maqedonas qurraviteshin te diplomatët amerikanë në Shkup se irredentistët shqiptarë në FYROM, po të marrin urdhër nga Tirana apo Prishtina, e shpërbëjnë Maqedoninë brenda 72 orësh. Ky kontekst u shfrytëzua për të nxjerrë paratë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e aparaturës së famshme me atë marifetin e procedurës së ftesës për kuotim. Gojët e liga në ish-dikasterin e Imamit thonë që firma prokuruese e aparaturës vëzhguese ka pronar dikë, që vëllanë e ka pasur ushtarak drejtues në Farkë dhe më pas oficer të lartë te SHIU. I mbetet prokurorisë shqiptare të hedhë dritë mbi hollësitë e etheve të arit, që e zunë ministër Imamin në Shqipëri, më keq se në Alaskë në kohën e Xhek Londonit.
Fatkeqësisht, diplomatët në Tiranë janë njerëz që nuk mund ta imagjinojnë që një vend i NATO-s të ketë një ministër të tillë të Mbrojtjes. Ata e morën këtë mesele seriozisht dhe vunë alarmin në kabllogramet e brendshme për një konflikt të mundshëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë; një konflikt që do t’u sillte kokëçarje të paparashikuara në Ballkan. U mobilizuan burime njerëzore, derisa u zbulua një pjesë e të vërtetës. Zyrës së Llallës i takon të bëjë transparencë për pjesën tjetër. Padinë e ministres Kodheli tashmë e ka në tryezë. Me këtë rast, mund të jepen detaje edhe mbi padinë për atë “të bekuar” kampionat evropian të mundjes në “Asllan Rusi”, ku ushtarët shqiptarë u përdorën si roja bostani nga një firmë private e afërt me ministrin famëmadh.
* * *
Disa “thërrime” të provuara nga trafiku i armëve me sekserë serbë
Vazhdimisht vitet e fundit mediet kanë bërë publiket lidhjet e forta Shqipëri-Serbi për sa i përket importit, eksportit dhe tranzitimit të armatimeve dhe lëndëve shpërthyese. Më poshtë trajtohen disa nga këto raporte simbioze shqiptaro-serbe në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë kryesisht gjatë vitit 2012, por jo vetëm. Shqipëria në vitin 2012 ka eksportuar kundrejt EUC (certifikatës së përdoruesit fundor) për në Republikën Demokratike të Kongos 60 (gjashtëdhjetë) armë me kalibër mbi 20mm, me vlerë 16 700 Euro. Në fakt armët janë eksportuar më parë në Serbi duke kaluar tranzit në Mal të Zi. Biznesmenët serbë të armëve, të njëjtat armë shqiptare ua kanë shitur kongolezëve për 59 mijë e 159 Euro.
Theksojmë se në dokumentin kongolez EUC theksohet qartë, që shitësi është Shqipëria dhe blerësi është Ministria Kongoleze e Mbrojtjes, Çarmatimit dhe Veteranëve të Luftës. Serbët në këtë rast janë thjesht sekserë. Diferenca e çmimit është 42 mijë e 439 Euro pra trefish i çmimit të eksportit nga Shqipëria.
Për tu eksportuar armët shqiptare në Kongo domethënë në Afrikë, në jug të Shqipërisë, duhet më së pari të ngjiten në veri deri në Serbi, tranzit nëpër Mal të Zi e më pas të zbresin përsëri në jug.
Drejt Ukrainës
Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Ukrainë 200(dy qind copë) armë me vlerë 70 mijë Euro. Mallrat nuk janë dërguar direkt në Ukrainë por janë tranzituar nëpërmjet Malit të Zi për llogari të një firme të inkorporuar në Qipron greke, me pronar një serb të certifikuar ndërkombëtarisht(lista e OKB-së dhe lista e Departamentit Amerikan të Shtetit) si trafikant armësh. Theksojmë se biznesmeni serb ia ka shitur këto armë Ukrainës për 247 mijë e 000 Euro. Në dokumentin EUC shkruhet qartë Shqipëria është vendi eksportues ndërsa Ukraina vendi importues.
Diferenca është 177 mijë Euro, rreth 2,5 herë më e lartë se çmimi i palës shqiptare. Vartësit e Imamit nga budallallëku ose nga maskarallëku me ndihmën e sivëllezërve të tyre serbë dhe malazezë i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 177 mijë Eurosh. Skema e hajdutërisë është e njëjtë: për të eksportuar armë në Ukrainë domethënë në lindje, nga Shqipëria duhet të ngjitesh në veri- Mal të Zi dhe pastaj të zbresë në juglindje- Qiproja greke.
Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Mali(Afrikë) 3(tre)milion fishekë me vlerë 71 mijë e 829 Euro. Ky eksport është kryer duke i tranzituar fishekët nëpër Mal të Zi. I kujtojmë lexuesit që Mali gjendet në Afrikë në jug të Shqipërisë ndërsa Mali i Zi gjendet në veri të Shqipërisë. Kësaj i thonë, që tiransi, që niset për të shkuar në Sarandë i bie rruga më shkurt po të kalojë nga Shkodra.
Sekserët serbë
Në këtë eksport municionesh ndërmjetëse është një firmë e regjistruar në Kosta Rika me pronarë një gjeneral pensionist të IDF-së dhe një serb të famshëm për të keq në fushën e tregtisë së armëve. Sekserët i kanë eksportuar nga Mali i Zi fishekët shqiptarë me çmimin 76 mijë e 618 Euro. Diferenca në këtë rast është normale për sekserin serbo-malazezo-hebre vetëm 4 mijë 601 Euro.
Shqipëria po gjatë vitit 2012 ka eksportuar në Mal të Zi kundrejt EUC-së përkatëse 1 000(një mijë) ton lëndë shpërthyese me vlerë 286 mijë e 280 Euro. Lënda shpërthyese e eksportuar ka prejardhje kryesisht nga procesi i demontimit të municioneve të ndryshme. Më pas Mali i Zi po këtë një mijë tonësh ia shet Serbisë (duke e shkruar qartë në dokumente se vendi i origjinës-vendi dërgues është Shqipëria) me vlerë 670 mijë Euro. Diferenca e çmimit është 363 mijë e 720 Euro. Si më sipër budallenjtë ose maskarenjtë e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes i kanë dhuruar ose kanë ndarë me sekserët serbë e malazezë këtë sasi eurosh. Shkurt puna edhe kësaj radhe buxhetit të Ministrisë sonë të Mbrojtjes i është bërë një dëm i konsiderueshëm.
Shifrat e çuditshme
Shqipëria po në vitin 2012 ka importuar nga Serbia 100(një qind) ton lëndë shpërthyese me vlerë 119 000 Euro, kundrejt lëshimit të EUC-së përkatëse nga AKSHE-ja. Ndonëse Ministria jonë e Mbrojtjes për më se një dekadë shet,ble dhe tranziton armë me Serbinë, përsëri për të blerë armë në Serbi është zgjedhur një firmë sekser shtetërore malazeze, e famshmja MDI-Montenegro Defence Industries. Po kjo firmë është zgjedhur si firmë sekserë për të importuar nga India 200 mijë kapsolla detonatorë dhe 50 mijë ml. fitil zjarr-përcjellës me vlerë 79 mijë e 250 Euro.
E njëjta firmë ka lozur rolin e sekserit,edhe kur Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka importuar zyrtarisht nga Serbia 6 mijë e 505 copë djegore me vlerë 470 mijë e 312 Euro. Në vitin 2012 Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka eksportuar në SHBA 14 581 copë municione të kalibrit nën 20mm me vlerë 438 008 Euro. Ndonëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndonëse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan në Evropë, ndonëse ka një zyrë me ekspertë amerikanë në dikasterin ish-Imami, përsëri ne e kemi realizuar këtë eksport me ndihmën e sekserëve serbo malazezë.
I kujtojmë lexuesit që as Serbia, as Mali i Zi nuk janë anëtarë të NATO-s dhe popujt e tyre janë ndër më anti-amerikanët në Evropë. Për “nderin”, që na kanë bërë sivëllezërit serbo-malazezë ata i kanë rieksportuar municionet shqiptare në SHBA me vlerën 609 756 Euro. Diferenca prej 171 mijë e 756 Euro është dëmi, që i kanë bërë arkës së shtetit shqiptar vartësit e zotit Imami. Dëm ky i shkaktuar nga budallallëku apo nga maskarallëku i tyre në vartësi të faktit se i kanë ndarë apo jo këto Euro me sekserët serbo-malazezë.
Radha e Prokurorisë të bëjë detyrën
Vetëm në këto pak raste importesh, eksportesh dhe tranzitimesh nëpër Mal të Zi dhe Serbi shteti shqiptar si rrjedhojë e veprimtarisë së vartësve të z.Imami ka pësuar një humbje totale prej 779 mijë e 516 Eurosh. Ministria e Mbrojtjes ankohet se nuk ka para për të blerë karburante për nevojat e makinave të ushtrisë. Ushtarakët ankohen se u bënë vite, që ish-ministri Imami nuk u ka paguar ushqimet,që u takojnë me ligj, ndërsa po ky dikaster u “dhuron” më shumë se tre çerek milion Euro “vëllezërve” të veriut apo jep miliona euro të tjera për të bërë propagandë ala-bolshevike në sandër-mediat për sukseset e mahnitshme të Ushtrisë Shqiptare, që rezulton pa karburant për automjetet dhe pa lekë ushqimi për ushtarakët e një vendi tashmë anëtar në NATO! Media e kreu detyrën e vet. Tashmë është radha e Prokurorisë të bëjë detyrën e saj duke i hetuar të tëra raste e mësipërme të provuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nga dokumente zyrtare malazeze të përpiluara nga Ministria Malazeze e Ekonomisë. Nëse u duhen dokumentet, ua dërgojmë nga DITA në cast.
Më pas organet e prokurorisë dhe gjykatës do merren me personat përgjegjës për këto dëme monetare. Për sa i përket problemit moral të bërjes biznes me armatime me armiqtë tanë tradicionalë serbo sllavë, pak rëndësi ka. Tashmë atdhetarët shqiptarë janë mësuar deri në rutinë me episode të tilla të tipit “Serbia Mon Amour”! Ky idil serbo-shqiptar vazhdoi edhe gjatë vitit elektoral 2013. Në këtë periudhë ky bashkëpunim mori forma edhe më të shëmtuara.
Ku ka përfunduar pajisja përgjuese e importuar nga SHIU?
Pajisja përgjuese e importuar nga SHIU për nevojat operacionale të forcave tona pjesëmarrëse në operacionet paqeruajtëse jashtë Shqipërisë, u përdor për përgjime masive brenda Shqipërisë. Krahas përgjimit të “armiqve” si ambasadori Arvizu apo deputetë të bezdisshëm opozitarë si Braçe, Gjoni, Balla, apo Bizhga, pajisja u përdor edhe për përgjimin e subjekteve, pa kurrfarë lidhje me objektin e SHIU-t.
Interesant është përgjimi i jetës private të vëllait të njërit prej policëve viktima të Dritan Dajtit. Përgjimi i tij u bë me qëllim mbledhjen e materialeve kompromentuese për një deputete atëherë opozitare të Kuvendit të Shqipërisë.
Besoj edhe aftësia e shquar aktoriale e ish- ministrit Imami zor se mund të gjejë lidhje midis këtij përgjimi dhe nevojave operacionale të ushtarakëve tanë në Afganistan, Bosnje apo Gjeorgji Si objekt përgjimi përmendim gjithashtu edhe fytyrën publike të muxhahedinëve iranianë z.Shahin Gobard me mob.tel.0033637435133, në dhjetëditëshin e parë të qershorit të këtij viti, kur ai vizitoi “in cognito” Shqipërinë. Mund të mirëkuptohet interesimi i z.Fahima dhe Forcës Quds për veprimtarinë e z. Gobard në Shqipëri, sidomos kontaktet e tij me gazetarë të medieve prestigjoze ndërkombëtare, që ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë, po pse të tilla përgjime duhej me patjetër t’i kaloheshin edhe “vëllezërve” tanë serbë?!
Njëlloj si në kohën e Koci Xoxes, kur rruga shqiptare për në Moskë apo Sofje kalonte nga Beogradi edhe sot, eksport -importet shqiptare në katër kontinente, në SHBA, Indi, Mali, Kongo etj. etj. kalojnë nga Beogradi. Në pranverën e 2013-ës Nebojsha Maleviçi në ministrinë Imami ishte bërë si dikur koloneli i OZNA-s Safet Filipoviçi, i cili në vitin 1947 ishte i gjithëpushtetshëm në dikasterin e Koçi Xoxes. Në muajt e nxehtë verorë të tranzicionit politik, pajisja përgjuese u zhduk pa lënë gjurmë nga magazina e SHIU-t. Ka shumë hamendje për “final destination” të pajisjes. Ca thonë se është strehuar e punon me kapacitet të plotë në një ndërtesë, buzë Lanës, pranë ish-Institutit nr.6. Të tjerë thonë, që pajisja ka emigruar në Kosovë.
Vërtet Shqipëria nuk ka asnjë këmbë ushtari në Kosovë dhe pajisja nuk shërben për qëllimin, që u ble, por në kuadrin e idilit serbo-shqiptar alla- imamçe ajo ndoshta punon me mjaft efiçencë në drejtim të ushtarakëve sllovenë, austriakë e italianë të dislokuar në rrafshin e Dukagjinit. Normalisht përgjimet njëlloj si edhe armatimet shqiptare për të shkuar në destinacion duhet të kalonin nga Beogradi.
Imami, sipas Berishës në RD-në e vitit 2000
Në një fjalim të tij në Kuvendin e Shqipërisë në korrik të vitit 2000, ndërkohë që qeveria bënte disa ndryshime në kabinet, Sali Berisha është ndalur veçanërisht në figurën e Arben Imamit, i cili ishte dekretuar si Ministër Drejtësie. Më poshtë pjesë nga fjalët e Berishës për Imamin, marrë nga gazeta RD e asaj kohe.
Sali Berisha: “Përfaqëson së pari një fyerje të rëndë për gjithë shqiptarët, vendosja në krye të drejtësisë e një xhahili si Arben Imami. Akte të tilla në të vërtetë kanë bërë vetëm diktaturat, ose kanë bërë ata, të cilët kanë dashur me çdo kusht të politizojnë drejtësinë, pra ta vendosin atë nën kontrollin e plotë politik… Këtu vendoset në krye të drejtësisë një i pavetëdijshëm, një njeri që është shquar gjithë jetën e tij për aventurizëm dhe për mediokritet, ndërkohë që drejtësia përbën dhe problemin më të madh të shtetit dhe shoqërisë shqiptare…. Në krye të drejtësisë erdhi njeriu që veshi rrobat e kolonelëve grekë për të djegur Gjirokastrën dhe Sarandën, njeriu që ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe çfarëdo që të emërohet dhe kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë…”.

Skan ci bejne gomarit i bine samarit kam pershtypjen !!!
Ne burg dhe te shkojne te gjith ata qe milionat e eurove te popullit, ju duken si pare xhepi , t’ju sekuestrohen te gjitha pasurite e paligjshme dhe llogarite bankare .
Ketyre tu marri leket Ed Rama,jo popullit qe ska buke te haj(leket e energjis)
Qofte per hajer ky takim i M.Kodhelit me Kryeprokurorin e Republikes.
Hajer quaj prangosjen dhe konfiskimin total te b.imamit; dmth te pasurive te tij,qe nuk jane te mbuluara nga te ardhura te ligjshme.
Do mbyllet me procedure,as mos ju shkoje ne mendje
Znj. Mimi? Po presim të bëni kallzimin për përgjimin e ps dhe te trupit diplomatik nga shiu i forcave te armatosura. Bashke me zhdukjen e aparatures së pergjimit të blerë afersisht 1750.000 euro. Përse heshtni? Ju kujtoj gurgulenë e madhe qe bëtë për blerjen e saj dhe per pergjimet e shiu-t ? Heshtja eshtë bashkëfajësi !? Po për shqup-in edhe sa muaj te tjerë ju duhen pér t’ja u hequr banditëve nga dora??? Janë çështje jo të thjeshta për t’i anashkaluar! Mendohuni mirë sepse ne nuk harrojmë dhe dimë të gjykojme!
Zoti Zaimi sherbimet kane te drejte te pergjojne te filmojne cilido qofte ai si i ushtrise i policise apo i Shikut,more kete te drejte mundesishte lerjua edhe medias
fundja cte keqe ka, po qese te gjithe jane te ndershem e punojne konform ligjeve nuk kane pse te kene frike nga nje veprim te tille.Ja po ta theme se nga pergjimet nuk u vjene keqe njerzve,por qeveriarve qe meren me lloj lloj pislliku,Pergjimet paralele jane ne dobi te luftes kunder krmit ne cfare do lloj forme qofte,Ne se te kujtohet skema neper postat e dikurshme te kufirit, Komandanti vezhgonte ushtarin,komisari komandantin, kapteri komisarin (kuptohet qe ishte komunist) dhe ushtari kapterin,pra mbyllej qarku……Sa per SH.Q.U.P-in shume mire qe e moren se ishte kthyer ne nje gazerme demo de,une personalishte si ish ushtarak e kame uryer ate gjithmon,dhe ne jeten time vetem nje here kame shkelur,ai u be prone e ca Kostaqve te ca barkmedhenjve pa merita ne ushtri,dhe me mire lereni aty ku eshte se sa prape tek te ashtu quajturit veterane te ushtrise, QE KUSHEDI SA FONDE KA HENGER NE KURIZ TE POPULLIT…….
PIRDHNI O NJEREZ PIRDHNI.
KODHELI SAPO FIRMOSI TENDERAT E PARE, PER VETEN E SAJ, SIPAS PARIMIT TE 20%.
E QYSH MUND TA DENOJE HAJDUTI HAJDUTIN????!!!!!!!!
He pra,nuk ja fusni dot,keni 3 muaj qe merreni me ate qelbesiren dhe nuk bini dot dakort per ta rrasur brenda,dhjaksit e mu…..t.
Aparaturën e përgjimit tani po e përdor Mimi o z. Pëllumb? Tani po përgjon saliun dhe doris pakun…??
Per me shume se 6 muaj qeverisje, Ministrja e Mbrojtjes nuk ka arritur te realizoje asnje nga premtimet e saj te parashikuara ne programin e saj qeverisws.
Keshtu psh:
1.Nuk i ktheu ushtarakeve buken e gojes qe ja hoqi Sali Krimineli (te cilen e trumpetoi me te madhe ne fjalen e saj nw Parlament)…
2. Nuk i ka kthyer dinjitetin e duhur ushtarakeve.
3. Nuk ka denuar asnje te korruptuar, tw cilet i ka evidentuar nepermjet auditimit tw saj.
4. Nuk ka asnje prononcim per te emeruarit dhe te graduarit politikisht, para 23 Qershorit.
Te gjitha keto lene shume per te deshiruar.
per gjashte muaj Kodhelja
a) ka mbajtur ne pune madje i ka zgjatur kontraten e punes njerezve te saliut dhe mediut, nje fare gagaci injorant njeri i fatmir mediut i ardhur nga fieri qe vazhdon te jete drejtor i korruptuar i administrates ka bere miliona leka bashke me ca femra ne drejtorine e tij te cilat po ashtu vazhdojne te jene ne pune,
b) nje drejtor i maredhenieve me jashte edhe ky nje militant i pd dhe qe i ka zgjatur edhe ketij kontraten, pa llogaritur edhe shume te tjere.
c) nga brenda ministrise flitet se edhe kjo ka kaluar ne megallomani megjithese ne te gjitha pronuncimet per problemet e fa duket se keshillohet shume keq dhe ka dale fiasko.
kjo ishte rilindja, hajde rilindje hajde per gjashte muaj i doli kallai
@”Floriana”? Nuk do te ndalem në te gjithe komentin tuaj por ne nje pikë. Me duket se eshte e vërtete ajo që thoni për znj. Mimi . Për megallomaninë e kam fjalën. Te njejtën gjë me kanë thënë edhe 3-4 gazetarë qe janë afër te majtës. Një reflektim i pushtetit dhe i parase te drejtuesit me personalitet jo te formuar…!? Nderime floriana!
Thirrja permban enigmë… Perse nuk deklarohen të dy palet? Ushqehen me leket e qytetareve dhe kane detyre informimin! Rilindja ka vetem fjalë dhe Kodheli nuk shpeton prej tyre!
Ka deklaruar kthimin e Shqup ushtarakeve, nuk e ka bere! Perse? Cduhen selitë e partive? Ne Itali M5S nuk ka Seli, nuk ka tesera partie, nuk ka administrate me kryetarë partie ne qender e rrethe, ktheu mbrapasht per punesim të papunëve 42 milion Euro qe i takonin me ligj nga fitorja ne Zgjedhje!… Perse duhen selitë, financimet nga shteti? Perse nuk mban premtimet Rilindja, Kodheli?…
Duhen përzënë dhe keta si kriminalja PD!