Krimet e Rënda kanë regjistruar dosjen “Llalla”. Për fatin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla do të vendosë prokurori Klodian Braho.
Braho po zhvillon hetime për katër akuza ndaj ish-kryeprokurorit.
Akuzat që rëndojnë mbi Llallën janë: pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të parave në kufi.
Llalla me 16 Maj del përpara KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) në seancë dëgjimore publike për Vettingun, por ai me gjasa nuk do paraqitet.
Më 15 Shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se për shkak të përfshirjes në korrupsion, Llallës i ndalohet hyrje në SHBA. Vendimi u mor nga ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, mbi bazën e informacioneve të besueshme.
l.h/ dita

Ai Rex Tillersoni i shkrete ate ndalimin e hyrjes ne USA per A. Llallen e kish te fundit gje qe nenshkroi si ish-Sekretar Shteti me kerkesen insistuese te adashit te Trump ketu ne Tirane.
Në burgë e ka vendin KODOSHI !
Shikoni kur të dërgojë raport mjeksor që nuk e përballon dot burgun dhe hetusinë dhe nuk duhet ti bëhen pyetje të ngatërruara se nuk ka nivelin arsimor të përshtatshëm firmosur nga berisha.