Dosja në gjykatë për 8 autorët e vrasjes së trefishtë në Krujë

Saimir Lleshi

Prokuroria e Krujës ka çuar për gjykim dosjen hetimore për tetë persona, katër prej të cilëve akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, një veprat e rënda të Kodit Penal.

Ata akuzohen për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi më 5 qershor të vitit të shkuar, ndërsa janë dashur më shumë për të përmbyllur dosjen hetimore për vrasjen e shtetasve Franc Ceku, Arben Ceku, Eno Rama, si edhe plagosjen e Luçie Çekut.

Për rastin akuzohen shtetasit Daniel Kora, Besnik Kora, Pëllumb Kora dhe Gurali Kora akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”, ndërsa Ardian Gjonaj, Paris Gjeta, Preng Gjeta dhe Shpëtim Nikolli, të gjithë në arrest me burg, akuzohen për ‘përkrahje të autorit të krimit’. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *