Dosja e vdekjes së deputetit demokrat Sokol Olldashi vijon të mbetet e hapur. Hetimi mbi aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë në 20 nëntor të vitit të kaluar vijon prej muajsh në prokurorinë e Tiranës, e cila, pasi ka marrë në pyetje një numër të konsideruar peronash, pret ende disa verifikime për të marrë një vendim përfundimtar.
Gazeta “Shqip” shkruan sot se çështja duket se ka mbetur “peng” e disa kompanive celulare, të cilat nuk kanë bashkëpunuar me grupin hetimor, i cili pret të mësojë më shumë mbi vendndodhjen e disa dëshmitarëve të kësaj çështjeje. Deri më tani, prokuroria ka marrë në dorë aktin e ekspertimit autoteknik dhe raportin mjekoligjor, të cilat flasin për një aksident të pastër automobilistik, hetuesit po kryejnë të tjera verifikime për vendndodhjen e dëshmitarëve apo personave të përfolur për këtë çështje në opinionin publik. Pas ngjarjes, mediat, por jo vetëm, do të raportonin se në automjet ishin dy persona, ndërsa në një komunikim me mediat, Policia e Shtetit tha se në autoveturë ishte vetëm deputeti Olldashi, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën. Prokuroria vijon të pohojë se nuk ka marrë asnjë vendim për ngjarjen ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi, pasi deri më tani nuk ka persona të hetuar apo edhe të dyshuar.
Sipas akuzës, verifikimet e fundit kanë të bëjnë pikërisht me gjetjen e vendndodhjeve të disa dëshmitarëve, që kanë lajmëruar të parët policinë për ngjarjen në fjalë. Madje është kërkuar vendndodhja e personave që kanë rezultuar se kanë pasur dijeni për këtë çështje, direkt apo indirekt apo edhe të të përfolurve se mund të ishin në këtë automjet. “Pas ngjarjes, shoferi i deputetit Olldashi ka lajmëruar i pari për aksidentin. Madje, nga dëshmia e tij, ai ka pohuar se ka lajmëruar edhe deputetin tjetër, Igli Cara, i cili kishte lënë një takim me Olldashin. Personat e tjerë që do t’u verifikohet vendndodhja janë edhe policët që kanë shkuar të parët në vendngjarje apo edhe personat e tjerë të përfolur se mund të ishin në automjet me ish-ministrin e Transporteve”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës, të cilat shtojnë se u kanë kërkuar kompanive celulare që të gjejnë se ku ndodheshin disa numra celulari pasditen e 20 nëntorit të vitit të kaluar. Antenat do të përcaktojnë më së miri se ku ndodheshin saktësisht këta numra telefoni apo lëvizjet e tyre ditën që ndodhi edhe ngjarja. Megjithëse akuza pohon se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga kompanitë celulare për vendndodhjen e dëshmitarëve.

po pritet deri sa te manipulohen te dhenat .edhe i qesim kapakun si shum te tjerave
vrases ata qe e vrane por 100 here me teper vrases rilindasit mavi qe e mbulojne vrasjen. jeni jashteqitja e ketij kombi.
tallash shefo tallash, nuk kishe asnje gje tjeter me te mire per te bere sot po te vije te kepusje mufka?
Prokurorin dhe gjykatat te PDs jane, dhe vrasja e deputetit te PDs ishte pune e brendshme e PDs, e baba shpellarit, ashtu si hoqi qafe Azemin e Gramoz Pashkon.
ne kete rast shteti dhe opozita kishin interes ta mbyllnin ceshtjen
Ti ben chicago i lave pjatat? Qenke hedhur ketej nga Dita.. e le Temen?
@ shefi….rilindja nuk po gjen te vetet, jo me te gjej te komshiut.
Hahah sa qesharake. Hi syve popullit. Po ku ka vend ne bote qe prokuroria te prese duarlidhur kur t’i teket kompanive celulare te sjellin tabulatet. Ne itali e kane detyrim ligjor te menjehershem. prokuroret shkojne menjehere dhe i marrin e nuk presin kur t’i teket kompanive t’i sjellin.
Dhe hetohen per pengime ne hetime. Edhe ketu mund te hetohen sepse ligji e lejon. Por keta nuk duan te dale emri i dashnores ose edhe i te tjereve prandaj nuk kembengulin. Dhe gazetaret rrijne e bejne sikur raportojne.
Megjithate boll lajme me nje hajdut si Olldashi. gjeti ate qe meritonte ky hajdut i pashpirt. mjere shoqeria shqiptare qe mendon akoma se ky ishte i duhuri per PD.
he mor mik poer duhet ti marresh urdherin gjykatesit njehere , dhe gjykatesit jane ne xhep te sali vrasesit, dhe prokuroria eshte ne xhep te sali vrasesit, dhe policet dhe hetuesit jane ne xhep te sali vrasesit se si thua ti eshte. Por kur vrasesi i Olldashit ka ne xhep tere njesite e drejtesise, kjo do ndodhi……
Pse vini verdalle te vertetes ?
Olldashin e vrau Saliu dhe Luli ashtu si shume e shume kundershtare te tjere.
Si ka mundesi qe prokuroria nuk paska akoma te dhenat qe i paska kerkuar kompanive te telefonise celulare!?? Nese keto kompani nuk japin te dhenat atehere prokuroria ku e kryen funksionin dhe kryeprokurori me gjithe shpuren e tij perse e marin rrogen nga taksat tona?. Kur nuk kryhen hetime per nje aksident te perfolur dhe per me teper per nje politikan qe po bente edhe opozite brenda PD-se, cfare ngelet per te zbuluaatehere ne mbajme kot shprese se do te luftohet korrupsioni, apo krimet… Z. Kryeprokuror e verteta ka kosto, por ate e kerkon publiku dhe e verteta nuk nuk zbulohet pa u larguar frika….O President zgjohu nga gjumi gjallerohu, se po na merr me qafe e po na prish shume pune, se deri tani je vulehumbur….
Vonesa te qellimshme për ta shtyre shqyrtimin e dosjes olldashi ne kalendat greke!? Pse 6 muaj u dashkan per te vjele informacion nga kompanite celulare? Po rritet doza e fshehjes jo doza e zbulimit te se vertetës. Po ekspertiza perfekte e pedagogut te dinamikes arben meçaj pse nuk po shqyrtohet? Apo duhet qe dhe kjo te kerkoje nje 6-mujor tjeter!? Misteri qendron te politika ku i dyshuari kryesor si vrases eshte ai i perhershmi. Pikerisht “sali shpellar berisha”! Asnje mister nuk kane shqiptaret për kete njeri te zi?
VR !!! Vonesa te qellimshme për ta shtyre shqyrtimin e dosjes olldashi ne kalendat greke!? Pse 6 muaj u dashkan per te vjele informacion nga kompanite celulare? Po rritet doza e fshehjes jo doza e zbulimit te se vertetës. Po ekspertiza perfekte e pedagogut te dinamikes arben meçaj pse nuk po shqyrtohet? Apo duhet qe dhe kjo te kerkoje nje 6-mujor tjeter!? Misteri qendron te politika ku i dyshuari kryesor si vrases eshte ai i perhershmi. Pikerisht “sali shpellar berisha”! Asnje mister nuk kane shqiptaret për kete njeri te zi?
kush e ka radhen ne PD…pas Olldashit – listen e pergatit Shpellari i Vicidollit…te shohim…
E cudtishme qe asnje person nuk thote se cfare donte Olldashi ate nate tej Tunelit te Elbasanit – ke takoi – ndofta e kane cuar shpellaret andej si puna e atij gjahtarit Trebicka..
Akoma me oldashin o gazetaruca! Olldashin nuk e duroi perendia dhe e coi atje ku duhej. Paste kemben e mbare edhe per oldashet e tjere qe po na rrjepin!
Po jush i mbiqkyre keto kompani qe refuzojne me kooperuar me Drejtesine? Qeveria! Pra eshte qeveria qe nuk do zbardhjen e krimit sot…eshte po ashtu qeveria qe urdheron prokuroret me hap nje kallezim pénal kunder ketyre kompani cellularesh per mosbashkpunim…
Dosja Olldashi, ne pritje te arrestimit Berishes…
Po filmimet e kamerave te tunelit ku shkuan qe i zhduken per gjithe naten…?
Familja Korleone nuk nderhyn ne ceshtjet e brendeshme te familjes Gambino.Kushtetuta,Kodi bPenal,Prokuroria,Gjykatat jane sajuar per popullin,jo per kupolen.Miqte Euro-Atlantike e dine qe jemi vend me kushtetute.Na vizitojne,sikurse vizitojne edhe Lazaratin.Edhe ata nxjerrin qarkore te brendshme per shtetasit e tyre ne Shqiperi.Psh.Mos shkoni ne republiken autonome te Lazaratit!,mos kaloni tek godina e SHQUP,se ju thyejne koken!,etj.