Prokurori kërkon konfiskimin e rreth 30 milionë lekëve të ish-gjyqtarit

Elena Tase

Rikthehet sërish në Gjykatë dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Prokurori Klodian Braho ka kërkuar konfiskimin e 174.810 euro, 1.000 dollarëve dhe 9.605.0 000 lekëve shqiptarë (gjithsej rreth 30 milionë lekë të rinj) të Mirit.

Braho ka kërkuar që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së Mirit t’i ngarkohet Agjensisë së Pasurive të Konfiskuara.

Seanca e parë për këtë kërkesë pritet të mbahet më 11 shtator 2019.

Shkëlqim Miri u arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës.

Ndërkohë që Apeli vendosi që të ulë 8 muaj burg.

Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 30 mijë euro ryshfet për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda, ç’ka i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë të reja, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai pretendoi se i kishte marrë borxh nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Kalojeni ne burg hajdutin.ai ka vjedh miliarda e jo me leje.Ka zhvatur pa meshire kriminelët por edhe te varfrit.

  • Propozimi per konfiskim te lekeve te ish gjyqtarit me duket i drejte mgjth edhe i semure Por analogji :Si mundet qe shume gjyqtare nuk kalojne vetingun,shume japin doreheqje nga gjykatat e shkalleve te ndryshme per mos tu kaluar ne site, nuk ju sekuestrohen pasurite ?!?!!?Raste ka sa te duash E, flagrant fare Ish Guvernatori qe beri c’beri tani na ben edhe fresk ,merr parate mbrapsh e gruaja dorehiqet sepse i duhet te kaloje ne site?!!??!Ne c’toke e shtet jetojne te gjithe keta PASUNAR ?!?!?!?Ligji eshte nje si per ate qe vjedh nje dyqan,energji,dru po keshtu duhet edhe per keta “sojellira”qe na bejne karshillek me pasurira qe edhe sheiket do i kishin zili

  • Nuk ja vlen burgu per kopen e hajdutve . Vetem sekuestrimi i pasurive te hajdutve do te shpetoje popullin shqiptare .

  • Ne se behet edhe kjo qe po thoni , ende nuk kini bere as cerekun e punes ! Nje zyrtari te larte , te arresuar ne flagarance per korrupsion i duhet bere llogaria deri me nje , kokerr me kokerr te lekut , sepse ai , me siguri matematike , nuk e ka pasur rastin e pare kete . Duhet hetuar krejt psasuria e tij e deklaruar apo e fshehur dhe sa e ligjeshme eshte . Gjykimi dhe denimi , duke i kaluar perciptazi kriminele te tille , eshte nje prove bindese se , ky person , po “gjykohet” dhe po hetohet nga sivellezerit e tij te lyer e te perlyer deri ne fyt dhe se reforma ne drejtesi , nuk do na shpjere askund me mire !

    • O popo ate kane bere, 30mije euro i jan kapur ne flagrance kur e arrestuan tani i kan dale dhe 300mije te tjera, qe i kishte ne banka ku nuk i dinte as vet se prandaj kishte marre 30mije borxh. e kuptoni ca monstrash jane keta. kujtojne se njerzit jane budallenj. kane xhvatur fakir fukarenjte se kriminelave sbesoj se ua mbante ti merrnin lek e benin per shoqeri gjyqin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *