DOSJA/ Sulmi ndaj policisë, biznesmeni dorëzoi çelësat e blindit

Gazeta Dita

Prokuroria ka tashme te kopsitur dosjen lidhur me perplasjen ne Elbasan. Sipas dosjes së Prokurorisë, zv/drejtori i Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, së bashku me tre policë të tjerë, ndaluan në orën 20:00, në lagjen “Surja Dylgjeri” mjetin tip “Range Rover”, për të cilin ishin njoftuar nga shtetasi Sokol Ç., me anë të një telefonate.

Mjeti po vinte drejt Zaranikës dhe në të ndodheshin Kelmend Xhaferri, drejtues dhe Ledio Zabeli, pasagjer. Më herët, Policia u kishte bërë thirrje të ndalonin, pasi ishin në ndjekje të tyre që prej disa orësh.

Pasi ndaluan mjetin, Ledio Zabeli tentoi të fshinte një radio dore te roja i Tregut Ushqimor, Valmir Dedjës, por një gjë e tillë u kap në kohë nga Policia.

Gjatë deklarimit të parë, Zabeli tha se automjeti “Range Rover” ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Mes Çelës dhe policëve nisi edhe një debat për dërgimin e automjetit në Policinë Vendore për verifikim.

Pasi u ra dakord mes palëve për lëvizjen e mjetit dhe pas mbërritjes së një furgoni të “Shqiponjave” dhe një tjetrit të patrullës, një prej oficerëve të Policisë hipi në mjetin tip “Range Rover” së bashku me Xhaferrin, ndërsa Zabeli u fut në furgonin e policisë.

Teksa bëheshin gati të niseshin, aty është shfaqur “Audi” i zi dhe i blinduar, që ka ardhur nga juglindja e qytetit dhe pasi është futur mes dy makinave të Policisë dhe ka goditur mjetin e zv/drejtorit duke përfunduar brenda mjediseve të tregut.

Porta e tregut u hap nga dikush. Një nga punonjësit e Policisë qëlloi në ajër, ndërsa drejtuesi i “Audit” është larguar me shpejtësi në brendësi të tregut. Policia më pas i ka bërë thirrje Valmir Dedjës që të hapë derën e tregut, por ai u është përgjigjur efektivëve se nuk i njihte se kush ishin dhe se nuk kishte të drejtë t’ua hapte derën pa pyetur më parë administratorin e tregut, biznesmenin Petrit Çela.

Dera e objektit u hap, kur erdhi Petrit Çela. Mjeti u gjet i parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një bar restoranti. Aty u bë i mundur identifikimi i targës së saj, AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur dhe çelësat e saj i dorëzoi biznesmeni Petrit Çela.

Share This Article
3 Comments
  • Roja nuk ja hapte deren se nuk i njihte . Ndersa policet i luteshin ; aman , hape , se jemi prej verteti . Ooooo banane ! Kur policia ndjek nje kriminel , ta ve koburen ne balle . Po ne prandaj jemi katandisur si Burundi . Se nje polic kalonte rrugeve , dhe te gjithe ” cubat ” çoheshin nga bordurat e vitrinave . Biznesmeni thote gazeta , debatonte me policine , dhe s’pranonte te dorzonte mjetin . Ooooo fshatare te humbur . Ne Shba ta bejne kurrizin me te bute se barku . Po vertetohet çdo dite , qe Enverit i vini anes . Diktator ? Me nje popull super te pa bindur ndaj ligjit , paska qene i bute . Keta nuk shtrohen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *