Dosja “Tahiri”/ Pritet vendimi i prokurorisë

redaktor

Pas afro dy vitesh hetime dosja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në gjykatë.

Burime të Ora News, bëjnë me dije se brenda datës 1 mars grupi i prokurorëve të çështjes duhet të komunikojë vendimin për ish ministrin Tahiri dhe ky i fundit ka 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet. Do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, duke iu referuar provave të mbledhura nga organi i akuzës.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se Tahiri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

e.t./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *