Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ditën e djeshme nëntë të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë përgjegjësi për shembjen e ndërtesave, ku humbën jetën 23 persona nga tërmeti në Durrës.
Ish-drejtori i ALUIZNI-it në Durrës, Arben Isaku, drejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda si dhe shumë zyrtarë të tjerë apo ndërtues, janë njohur me masën e sigurisë nga Gjykata e Durrësit.
Në momentin e dhënies së masës së sigurisë, Gjykata tha se kjo masë merret për shkak të rrezikshmërisë për largimin e të dyshuarve, kështu që u vendos të lihen në “burg pa afat”.
Pas leximit të masës së sigurisë, një nga familjarët e të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti, ndërsa të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ndaj tyre janë ngritur akuza si “vrasje në rrethana cilësuese”, konkretisht për dy ndërtues dhe “shpërdorim detyrëe” me pasojë “vrasjen me dashje” të 23 personave në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Më poshtë lista e personave që u lanë në burg.
- Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,
- Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
- Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
- Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
- Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
- Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,
- Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,
- Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,
- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.
j.l./ dita
