Dosja “Tropoja”

Ornela

Ish-truproja e ish-presidentit Sali Berisha, Izet Haxhia, është marrë kohët e fundit në pyetje me orar të zgjatur në lidhje me veprat penale, për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

I bindur se veprat penale të konsumuara nga Sali Berisha, nuk mund të amnistohen me “qyrk” juridik të “qëndisur” nga vetë autori i një mal me krime monstruoze, ai ka denoncuar një sërë krimesh të ish-shefit të tij, të cilat tashmë kanë shkuar në rreth 30. Ndër të tjera, ai denoncon dhe bëhet “dorëzanë” se Sali Berisha, duke vepruar nën moton “hidh gurin e fshih dorën” mban përgjegjësi penale për krimet si:

Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991, Vrasjet në shkollën e Bashkuar; Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve frikësimit disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit. Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend. Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë. Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e biznesmenit Remzi Hoxha. Hapja e depove të armatim- municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit. Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar. Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkë përgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede. Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj. Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS. Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane. Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorjes të çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, etjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt. Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eleminimin e Azem Hajdarit. Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rezikshme për ndarje kombëtare. Etj.

Sidoqoftë, tashmë procesi i Izet Haxhisë është “kopsitur” nga SPAK dhe pritet të hapet së shpejti. Avikati i Izetit, Idajet Beqiri rrëfen se një një nga çështjet më të mprehta në këtë proces, do të jetë vrasja e Shkëlqim Haklajt më 4 janar 1998 e Shkëlqim Haklajt, prej nga filloi seria e vrasjeve në Tropojë që u mori jetën më shumë se 200 djemve të asaj krahine, duke kulmuar me vrasjen e Azem Hajdarit dhe grushtin e shtetit të 14 shtatorit.

 

Idajet Beqiri

Një ndër akuzat më të rënda që i bëhet Sali Berishës prej Izet Haxhisë është vrasja makabër ndaj Shkëlqim Haklajt. Kjo vrasje përbën fillimin e një masakre që pasoi me afro 200 vrasje të tjera zinxhir në Tropojë për motive hakmarrje. Përgjegjësi kryesor, frymëzuesi, urdhëruesi, menaxhuesi, “dirigjenti” dhe përfituesi prej këtyre vrasjeve, sipas provave që ka paraqitur Izet Haxhiaj para SPAK, është Sali Berisha. Dosja “Tropoja”, me deklarimet e hollësishme që ka bërë Izet Haxhiaj, si dëshmitar okular, dhe që si pikënisje të krimeve zinxhir që erdhën më pas, kishte vrasjen tragjike të Shkëlqim Haklaj me urdhrin e prerë, të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, është “patatja” më e nxehtë që do ta “djegë” domosdo Berishën dhe ata që kanë mbetur gjallë nga Grupi i tij i strukturuar kriminal.

Tropoja, sipas Izet Haxhisë, për vetë pozitën gjeografike të saj, e evidentuar ballë për ballë me agjenturën e UDB-së, e sulmuar me të gjitha llojet e “armëve” prej kësaj agjenture tepër të rrezikshme dhe të përgatitur gjithashtu, posaçërisht gjatë viteve të sundimit të regjimit komunist në Shqipëri, e kishte ndarë Tropojën në dy “kampe”. Nga njëra anë qëndronin familjet e mëdha të vërteta atdhetare, që e donin me shpirt dhe sakrifikonin çdo gjë për Shqipërinë, sikurse ka qenë historikisht Familja “Haklaj”, dhe  në krahun tjetër kishte familje të cilat ishin rekrutuar prej UDB-së dhe bënin rolin e misionarit pro serb dhe kundër Shqipërisë.

Sali Berisha bënte pjesë, si një misionar potent në krahë të agjenturës serbe kundër Shqipërisë. Kështu që, egërsia e tij kundër Familjes Haklaj dhe disa familjeve të tjera atdhetare në Tropojë, ishte “patologjike”, e lidhur kryesisht me pozitën e përbetuar antiserbe të këtyre familjeve.

Në ngjarjet e marsit 1997, kur Sali Berisha rrëzoi shtetin dhe institucionet e tij dhe nxiti luftën civile në Shqipëri, për llogari të Serbisë, shkoi në Tropojë Shaban Memia, si i dërguar i posaçëm i Berishës, për të mobilizuar forca të armatosura që do të luftonin kundër “forcave rebele të Jugut të Shqipërisë”, Familja e Haklajve, me autoritetin e tyre atdhetar në Malësinë e Gjakovës, e ndali këtë maskaradë të turpshme antishqiptare. Vëllezërit Haklaj e shpëtuan Tropojën nga ky turpërim kombëtar, çka e revoltoi pa masë Sali Berishën, i cili u ndje i turpëruar edhe para “ustallarëve” të tij serbë, të cilët mendonin se agjenti potent i tyre, tashmë President i Republikës së Shqipërisë, do ta kishte fuqinë e duhur për të zotëruar trevën ku kishte lindur vet!

***

Ishte data 20 qershor 1997. Sali Berisha ishte ende President i Republikës, por “i rënë nga fiku”! Populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, i ngritur masivisht në protesta popullore kundër një regjimi të urryer që sundonte prej më shumë se 5 vjetësh, të cilët, duke patur parasysh faktin se kishin përballë një “bishë” dhe një misionar të rrezikshëm, të agjenturës më të rrezikshme antishqiptare, u dhanë protestave përmasat e një revolucioni demokratik popullor, duke e rrëzuar atë “de fakto” në marsin e vitit 1997. Ishin shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sali Berisha, i shoqëruar nga eskorta dhe mbështetësit e tij, do të shkonte në Tropojë për të bërë fushatë elektorale. Për hir të së vërtetës, populli i Tropojës nuk e dëshironte këtë vizitë të Berishës, sepse nuk ia kishte parë “hajrin” për mirë gjatë 6 viteve në pushtet të tij. Nuhatja e tropojanëve ishte vërtetë pozitive. Ata mendonin se kjo vizitë e Berishës, posaçërisht në  këtë vit shumë të vështirë për Shqipërinë, do të sillte veç të këqija për Malësinë e Gjakovës, duke marrë parasysh faktin se si ishin ndarë njerëzit në këtë Malësi, nën ndikimin dhe frymëzimin e drejtpërdrejtë përçarës të Sali Berishës.

Në dalje të Fierzës, autokolona që shoqëronte Berishën, është bllokuar nga malësorët antiberishë. Halil Haklaj, njeri me influencë të madhe në Malësinë e Gjakovës, si një njeri që kishte mobilizuar shumë bij të kësaj treve duke i vënë në shërbim të UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë pushtuese dhe kolonizatore serbe, e  konsideroi jo demokratike këtë veprim bllokimi me forcë për të mos e lejuar Berishën të hynte në Tropojë, dhe jo vetëm që zhbllokoi rrugën, por edhe garantoi shkuarjen pa problem të Berishës në Bajram Curri.

Në miting Sali Berisha filloi të fliste “si e jëma e Zeqos në majë të thanës”! Për ato që kishte nën lëkurën e tij, aludoi hapur kundër mbështetësve të alternativës antiberishë, duke i konsideruar si “të shitur të Beogradit”, si të lidhur me UDB-në e Serbisë!

Shkëlqim Haklaj, një djalë trim dhe atdhetar i spikatur, parandalues i planit të Berishës për të shkuar djemtë e Tropojës për të luftuar kundër popullit të Vlorës, që ishin ngritur në revoltë popullore, shkoi në podium, i shkuli mjetet e fonisë dhe e shau me fjalë të rënda, por të merituara Berishën, duke e akuzuar si njeri të mbrapshtë dhe të pandreqshëm, dhe që të qenurit e vet një agjent të vjetër të UDB, tepër dëmsjellës ndaj interesave kombëtare shqiptare, kërkon t’ua veshi familjeve atdhetare të Tropojës.

Sali Berisha u shpërfytyrua prej këtij akti të guximshëm të Shkëlqim Haklaj dhe pyeti tepër i revoltuar njerëzit pranë tij në podiumin e mitingut se cili ishte ky person.

I thanë se ishte Shkëlqim Haklaj!

Sali Berisha tha: “Të gjallë apo të vdekur këtë person sillmani në Tiranë.”

Azem Hajdari kishte një regjistrues dhe këtë moment, ashtu si edhe momente të tjera nga mitingu, i incizoi.

Në takimin e 2 shtatorit midis Muharrem Haklaj dhe Azem Hajdarit, në zyrën e këtij të fundit, ku babai i Shkëlqim Haklaj kërkonte të dinte pozicionin dhe rolin e Azem Hajdarit, kundër Familjes Haklaj,  Azemi i dha Muharremit kasetën ku ishte regjistruar dialogu i Sali Berishës me të vetët, për të sjellë të gjallë ose të vdekur në Tiranë Shkëlqim Haklaj.

Me këtë rast Azemi, pasi i dha kasetën me incizimin e urdhrit të Berishës kundër Shkëlqim Haklaj, bëri betimin kanunor se nuk kishte gisht në vrasjen e tij dhe në korridorin e zyrave të PD-së, pasi u drejtua nga zyra e Sali Berishës, i thotë Muharrem Haklaj: “Nga kjo derë përballë e ke të keqen…”!

***

Socialistët erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit 1997. Ata vendosën në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës Fatmir Haklaj, vëllain e Shkëlqimit. Izet Haxhiaj pohon se kjo zgjedhje e socialistëve për të vënë në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës Fatmir Haklaj, u prit si “gjëmë” prej Berishës. Ai u bë vërtetë si bishë, nga urrejtja, duke e konsideruar si sfidë që po i bëhej atij personalisht. Ishte data 4 janar 1998. Shkëlqim Haklaj kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punën si polic në Doganën e Qafë Prushës.

Në bazë të urdhrit të Sali Berishës, i cili u rigjallërua me shumë urgjencë prej tij, pikërisht kur Fatmir Haklaj u emërua Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, ndërsa Shkëlqimi u emërua polic në Qafë Prushë, tre persona të Berishës i zunë pritë në Qafë Luzhë Shkëlqim Haklaj dhe e vranë.

Urdhëruesi i kësaj vrasjeje dihej, sepse ai urdhrin e dha në miting, urdhri i tij është i incizuar në kasetofon dhe kjo provë ndodhet tashmë pranë SPAK, në dosjen “Tropoja” që kanë formësuar hetuesit me deklarimet e Izet Haxhisë.

Problemi është se kush ishin tre ekzekutorët e Shkëlqim Haklaj?

Halil Haklaj, vëllai i Shkëlqimit, bëri hetimet e nevojshme. Një dëshmitar okular nga Bytyçi, Vlad i Pacit, çoban me bagëti, i deponoi çfarë kishte parë:

Tre persona, Gani Neza,  Rasim Lumneshi dhe burri i mbesës së Sali Berishës, Selim Hoxha, të armatosur “gjer në dhëmb”, ishin personat që i bënë prit Shkëlqim Haklajt dhe e vranë.

Rasim Lumneshi kishte një telefon satelitor në duar ditën e kësaj vrasje… Këtë telefon e kishin blerë shtrenjtë në Zvicër njerëzit e FARK-ut të Bujar Bukoshit. Ata e kishin vënë në dispozicion të Sali Berishës, i cili ia kishte dhënë Rasim Lumneshit ditën e ngjarjes së 4 janarit të vrasjes së Shkëlqim Haklaj.

Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16.00 të datës 4 janar 1998. Në orën 16.30 në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë,  as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematik, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Berisha u vu në dijeni menjëherë, në saj të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion Rasim Lumneshit.

Të vërtetën që Halil Haklaj dhe e gjithë familja e tij e di gjithë skemën e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, urdhëruesit dhe ekzekutorët e tij, e tregon më së miri fakti që… Rasim Lumneshin e vrau “Shota e Haklajve”, Zylfija, Gani Neza është vrarë…

Pas vrasjes së Shkëlqim Haklaj, Tropoja u përgjak rëndë, në kufijtë e një masakre të pashembullt, me afro 200 tropojanë të vrarë, një gjenocid i vërtetë. Dhe pse?! Sepse kështu deshi dhe urdhëroi Sali Berisha!!

“Dosja Tropoja”, e kompletuar me prova dhe fakte të pakontestueshme prej Izet Haxhisë dhe Familjes Haklaj, është “patatja” më e nxehtë që i djeg duart e lyera me gjak të Sali Berishës…

 

*** Botuar sot në DITA

Share This Article
20 Comments
  • Mor dashnorja e Izetit, e famshmja gazetare Erjona gjoksmadhja, u nda nga Izeti apo si?
    Lexova diku qe kishte folur rende kunder ish-dashnori Izetit, e kishte quajtur shpifes ndaj Berishes – te verteta keto?

  • “Avikati i Izetit, Idajet Beqiri”!?!?!?
    e hongri izeti dhe njëherë!!
    idajet beqiri avokat!? e barabartë me burgim të përjetshëm!për fat nuk kemi dënim mme vdekje,se atje përfundon klienti i tij!!
    copë mishi me dy sy!!
    nuk kishe ndonjë tjetër o izet??
    mirë e hëngre që pranove propozimin e dobiçit për tu kthyer në shqipëri,por ça dreqi të çoi që të marrësh idajet beqirin si avokat??

  • VRASJET MAKABRE TE SALI BERISHES

    DO T’I KUSHTOJNE SHUME RENDE ATYRE QE KA LEN PAS

    TE SHUASH DISA FAMILJE DHE SHKATERROSHE

    EDHE VARRET ESHTE ME SHUME SE KRIM

    NUK KA SHQIPTARE SOT QE DO TA TOLERONTE

    KTE KRIM MAKABER QE SALI BERISHA

    I KA BA FAMILJES HAKLAJ ETJ

    PER TI SHTUAR PASANEJ VRASJET E 3000 SHQIPTAREVE ME 97

    28- NE GERDEC GRA -FEMIJE -PLEQ

    TE CILET U NGARKUAN SI ME QEN TRUNGJE NE KAMIONET E USHTRISE MEDIS RIFUXHO
    DHE PERSERI ESHTE SALI BERISHA

    QE DUKE JU TREMB HUMJES SE PUSHTETIT

    VRAU 4-PROTESTUES PARA KRYEMINISTRISE

    PYTJA E GJITHE POPULLIT SHQIPTARE QE KERKO

    DREJTESI E SHTET LIGJORE JO BANDITESH

    ESHTE :

    PERSE NUK MERRET I PANDEHUR KY KRYEKRIMINEL ANTISHQIPTARE

    CFAR BEN SPAK -PROKURORI I PERGJITHSHEM ?

    APO SI THA MAJKO E MILO MEE 97-en

    SI LEN AMBASADORET E SHBA-GJERMANI-ITALISE

    TE ARRESTOHET TERRORISTI SALI RRAHMAN BERISHA

    GJAKSORI DAL NGA SHPELLA E TROPOJES !
    ATEHER PER CFAR DREJTESIE

    PER CFAR REFORME FLASI KTA ALEATE ?

    CFAR BEN SI REAGUAN KTA KUR SALI BERISHA VRISTE DITEN E NATEN POLTIKANE

    E QYTETARE TE THJESHTE ?

    KUSH ISHTE REAGIMI I ALETEVE TANE DHE I PE-s

    APO BE-es ?

    LERENI TE LIRE TERRORISTIN E SHPELLES ?

    TRUP
    SHQIPERIA ESHTE KRIMINALIZUAR SEPSE ASHTU I PELQENTE ALETATEVE TANE HIPOKRITE

    QE ALA SOT VAZHDOJNE TE BEJN NJI SY QORR

    PARA KRIMINELEVE POLITIKAN POR MERREN ME BLA BLA BLA

    JO ME THELBIN EE PROBLEMIT SHQIPTARE

    TURP HIPOKRIZI E NDYR

    SHQIPERIA UKL BEHET SEPSE S’TE LEEJOJN ALETATET TANE

    TASHME E DIJE TE GJITHE E NJOHIM KTE MASKARADE QE KUHET ME SHQIPERINE

  • Le te perballen ne gjyq.atje ndahet shapi nga sheqeri.nese saliu ndjen se eshte me duar te dizinfektuara shpeton.nese nuk i ka lare akoma perfundon ne shtepi pa qera perjete.kujt i vjen keq eshte i lire ti shkoje per vizite.

  • Së pari një gabim shkimi besoj se bëht llaf për një djalë të veqantë shqiptarë Ilir Konushefci e jo Koshtunica dhe tjetra vrasja tinzare e fundit që ndodhi në Tropojë ku u vra Gjuraj paska ndodh mu për shkak të dosjes që pritet të hapet shpejtë me qëllim që të rifillojnë aktet hakmarrëse dhe që dosja e Berishës të stopohet ose të marri tjetër drejtim dhe kur është fjala për dosjen ma të rëndë nëdër shqiptarë deri sot ma së shumti janë fajsu Haklajt për vrasjet po edhe ata kanë vra por dallimi i madh qëndron se ata kanë pranu vrasjet hapun dhe jo si vrasësit tjerë që janë fshehur pas vrasjeve dhe që të vriten edhe të pafajshmit dhe krimet të mbesin të kamufluara

  • Ilir Koshtunica? Pèrqendrohuni o gazetarè se na i bètè heronjtè kombètarè, me mbiemrat e atyre qè donin tè shfarosnin shqiptarèt nga trojet e tyre.

  • E si mund te denohet Saliu,o njerez,me keta gjykates?
    Si mund te burgoset,ne kete moshe,kur ata qe jane denuar me burgim te perjetshem,po falen?A jeni ne metro ju apo si? As Edvini,as nje i rilindjes nuk do jete dakort qe te denohet Saliu,sepse pas tij do jene resht,krimenel e tjere,grabitesit e pasurise 30 vjet,qe nuk lane gje pa vjedhur,do jene ministra,deputete,kryetare bashkish,etje,etj,qe jane bere milionere me djersen dhe gjakun e popullit.

    • Si paske emrin qenke.Nuk na the pse te dhimbset krimineli I vicidolit.Jo se na intereson shume se nuk te pyet kush por meqe u bere trim te shkruaje ,coje deri ne fund.Na trego a I ke duart e lyera me gjak apo jo.Nese Jo,atehere duhet te jesh ndonje leshko ose kockalepires.Madje dhe ata nuk duan te barazohen me funderrinen e vicidolit.

  • Me kete sebep.Ti hyhet thelle krimeve te Berishes per ti dhen ndershmerin vetvetes drejtesia mbas rreformimit.I cili ka njimije e nji te zezat mbi kete vatan e popull.

  • DITA: Avokati dhe Izeti kan te drejte.Kemi pare ne Topçenell tregimet rrenqethse te “Shotes se Halajve”,por nuk kemi besim se tek ne mund te ket trup gjykues per denimin e SB per krmet e tmerrshme te tij.
    -Duhet nje gjykate nd/kombetare.Pasi SB ka mbrojtje superiore ne 4 kontinentet.
    -SB qe ne 1992 drejtohet nga tjeter kush-ne lindje..e jo nga kushtetua e vendit.
    -Ne keto kushte SB nuk shkon ne gjyq dhe gjykatsit e tij do e falin siperhere.
    -Flm-Dita.
    -Flm I.Beqiri qe ke marre ne duar nje patate te nxehte..!
    -Urojme qe tia dalesh me sukses per te miren e vendit per te shpetuar nga bisha me e tmerrshme 30 vjeçare.

  • Ganiun e njoh, ka mbaruar per zbulim, rron jashte dhe mesa di s’ka lidhje me kete vrasje. Ky thote qe eshte vrare… Do jene dy Gani atehere

  • Tropojanet e ish funksionar te policis se shtetit Koliq e com,Lushaj e com,Brecan e com,hoxha e com,Dollap e com dikur shoke te ngushte te Fatmirit e me vone kriminelat e zhdukjes se familjes Halkaj te pregaditen te japin llogari per krimet e tyre ashtu si bosi I kriminaleve S.Berisha

  • Nuk do e shktateronte deri ne embrion shqiperine as edhe nje person tjeter ne rruzullin toksor pervec se Sali Berisha .
    Shkateroi cdo gje .Qe i pari qe kompozoi korupsionin ,ku te tjeret mbas tij si Nano , Majko ,Meta e deri tek Rama e kane gjetur gati te pregatitur kete korrupsion ,e mos funksionimin e shtetit ligjor e shkeljen diten per diell te kushtetutes shqiptare ,te shtruar me kujdes me asfalt .Keni haruar dhe duhet te shtohet se deri me sot jane edhe mbi 8500 te vrare e duan shtuar z Avokat i I.Haxhise (statistika shteterore )per problemin e pronave .Me nje gure vriten disa zogj .Per vella vrasje ,per mos zhvillim ,per mos investim ,dhe i lihet shkas vjedhjeve e korrupsionit e deri per mos inkuadrim ne BE:i Intereson agallareve politikane mbare kudo ku jane per tju shmangur diktatit te ligjit dhe transparances se ligjit nga BE:..Ku per fat te keq vazhdon edhe me Ramen ,ky maskarallek i piset dhe hajdute rugaceror dhe te shkeljes brutale te kushtetutes. .
    E meriton denimin Sali Berisha ,por e keqja eshte se i ka hyre frika edhe te tjereve anti shqiptare te tjere politikane te pa pergjegjshem ,se maloku i zgjuar ja u di te gjitheve me rrenje e me llemballe te gjitha vjedhjet e abuzimet e tyre .E ka ate zgjuarsi Berisha ,qe ta ndaje fain edhe me koleget e tij politikane ,qe fatkeqesisht deri me sot kane qene te lidhur si mishi me kocken me njeri tjetrin . Mbulimi me jorgan ka qene me se hermetik deri me sot ,per mos u semurur ,as edhe nje njeri prej tyre .Sot kane ndryshuar koherat e mos ndeshkimit te ketyre alabakeve ,qe shkerd.yen shqiperine nga te gjithe drejtimet .Pashallaret e ketyre 30 viteve te tranzicionit post komunist ,menduan se do jene sheiket e perhershem te ketij vendi te quajtur Albani ,por zoti po na ndihmon me ngritjen e SPAK e BKH nga SHBA .
    Dihet , jane te gjithe me frike ,spo i ze gjumi naten ,por na plasi , te korrin sot , ate qe e mbollen dje .

  • Krimet e Sali Berishës kan tundur shqipërinë nga themelet e ekzistencës tij, ,ato kan tundur malet,kan rrënuar me themel e çati shtetin ligjor ,ushtrinë ,policinë ,prokurori e gjykata ,kan boshatisë bankat dhe ekonominë ,kan vra e zhduk qindra e mijra jetë njerzish.

    Krimet makabre të tij jan më të rënda se vdekja e tij.Historia e zezë e qeverisjes tij,vrastare , kriminale ,shkatërruese do zgjasë për keq për shumë breza .
    Mbështes Avokat Beqirin

    Për të zbardhur skemën e krimeve zingjirit të vrasjeve të mbi 200 Tropojanve të urdhëruara nga dora e zezë e Sali Berishës , duhet kapur filli ,që të zbërthesh lëmshin e krimeve .

    Ai fillon me organizimin , dhe vrasjen në pritë te Shkëlqim Haklajt ora 16:00 dt. 4/01/1998,Dhe në seli të PD-së në orën 16:30 Saliu ,feston vrasjen me kokat e mafjes e tij.

    Pra këtu fillon zbërthimi i zingjirit vrasjeve të lëmshit krimeve në tropojë ,nga urdhruesit të vrasjes së Shkëlqim Haklajt që është Sali Berisha , dhe ekzekutorët me radhë .Prapa hekurave të qohet Sali Berisha i zi nga krimet që ka bë ,më i zin nga brenda shpirtit.

  • Nr.2-Krimet e Sali Berishës kan tundur shqipërinë nga themelet e ekzistencës tij, ,ato kan tundur malet,kan rrënuar me themel e çati shtetin ligjor ,ushtrinë ,policinë ,prokurori e gjykata ,kan boshatisë bankat dhe ekonominë ,kan vra e zhduk qindra e mijra jetë njerzish.

    Krimet makabre të tij jan më të rënda se vdekja e tij.Historia e zezë e qeverisjes tij,vrastare , kriminale ,shkatërruese do zgjasë për keq për shumë breza pasardhës .

    Mbështes Avokat Beqirin
    Për të zbardhur skemën e krimeve zingjirit të vrasjeve të mbi 200 Tropojanve të urdhëruara nga dora e zezë e Sali Berishës , duhet kapur filli ,që të zbërthesh lëmshin e krimeve .

    Ai fillon me organizimin , dhe vrasjen në pritë te Shkëlqim Haklajt ora 16:00 dt. 4/01/1998,Dhe në seli të PD-së në orën 16:30 Saliu ,feston vrasjen me kokat e mafjes e tij.

    Pra këtu fillon zbërthimi i zingjirit vrasjeve fija e lëmshit krimeve në tropojë ,nga urdhruesit të vrasjes së Shkëlqim Haklajt që është Sali Berisha , dhe ekzekutorët me radhë .Prapa hekurave të çohet Sali Berisha,njeri i zi nga krimet që ka bë ,më i zi ,katran nga brenda shpirtit.

  • Sali Berisha eshte agjent i UDB-se qe pergatiti agjente te tjere pasues si Lulezim Basha. Kot nuk luftoi Berisha qe ai ta pasoje sepse edhe Lulzim Basha ashtu si Berisha ka si qellim shkaterrimin e Shqiperise. Ketu hedh bomba e jashte vendit vjell vrer kunder Shqioerise. Ka pamjen e nje qengji por ne te vertet eshte nje egersire i pashpirt njesoj si mesuesi i tij.

  • Me duken si kujtimet e Nemie Hoxhes.Ca gjysme te verteta te tjerat te sajuara sipas deshires se mashtruesit ordiner Idajet Beqiri.

    • lexo shkrimet e beqos për mehmet shehun dhe vetvrasjen e tij dhe vlersoje për cilësinë e “avokaturës” së tij!!
      një idiot që vetëm fjalën objektivitet nuk e ka në fjalorin e tij!!
      edhe për izetin,faktet duhen parë me OBJEKTIVITET!
      në një gjyq të rregullt dhe me gjykatës objektivë ti nuk mund të shkosh me histori!!
      duhet të kesh fakte të vërtetueshme!!
      përndryshe të thonë shko e shkruaj një roman se ka shumë mundësi që të jetë një bestseller!
      kush nga ju ka lexuar agim hamitin,dy romanet e tij për “historia e një dedektivi”!?
      janë fantastik,i kam lexuar me një frymë,mi ka dhënë një shuku im për ti dhënë një mendim!!shkruar thjeshtë dhe bukur me një ngjarje të përshkruar në mënyrë fantastike!!nëse agimi do ta kishte publikuar si roman!?
      të garantoj se do të ishte bërë film i sukseshëm hollividi,bestseller po se po,por e keqja është se agimi pretendon se ato dy romane janë fakte reale!pra është një denoncim i tij!!prandaj nuk ka asnjë lloj suksesi!!
      sot këto që thotë izeti,të paktën ato që kemi lexuar në shtyp,nuk e di si i ka mbrojtur në hetuesi,janë thënje të tij që saliu mjafton të thotë “nuk janë të vërteta”,”asqë ja kam idenë se për çfar flet ky person” dhe muhabeti mbaron!!nuk ka nevojë të mbrohet fare,por fare,fare,si thotë i madhi braçe!!
      me të dhënat që kemi nëse do të bëhet një gjyq!?do të dalë fiasko fare,si prokurori dhe gjykatësi që e pranon një çështje të tillë!ose fiaskoja do të jetë e pregatitur,pra do të çohet qëlliminsht për të humbur dhe për ta nxjerrë saliun të pafajshëm!!po u bë një gjë e tillë,ka shumë mundësi që të ndodhë kështu,nuk mund ta çosh më në gjykatë saliun përfshi dhe moshën e tij!!pra me një gjyq të tillë rama do ta nxjerrë saliun të pastër,do të dalë vet i pastër(gjkatat e pista),dhe do të arsyetojë deri në një farë mase “vetingun” e tij!!
      izeti do ta kuptojë se po paguan për bluzat që i ka grisur ramës një herë e një kohë!!
      do ti kujtohet se “qesh mirë,kush ka qarë i pari”!normalisht nuk është kështu proverbi,por lotët e asaj kohe të ramës janë e qeshura e tij sot!!janë kurthi i qetë dhe i butë që i bëri ai izetit për ta mbajtur në burg!!dhe përfytyroni,burg për një gjë që ai nuk ka pasur faj!!
      e po dhe rama nuk kishte faj kur izeti i griste T-shirt në mes të rrugës për llogari të saliut!!
      ps:izetin e kanë braktisur dhe shokët e tij që mund ti jepnin një dorë në dëshmitë e tij!!pa braktisjen që i kanë bërë ai do të kishte mundësinë e “3 dëshmitarëve verbal”!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *