Dosje elektronike për punonjësit e administratës, Harito: Një nga prioritetet për hapjen e negociatave

Dita

Të gjitha institucionet publike tashmë do të kenë dosjen elektronike të punonjësve dhe regjistrin qendror të personelit.

Në një aktivitet të organizuar sot nga Departamenti i Administratës Publike u prezantua puna e bërë për reformën në administratë, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito së bashku me Përfaqësuesin e delegacionit të BE në Shqipëri Yngve Engstrom, Bernard Fitoussi  Ambasadori francez, Raffaella Campanati, Sekretarja e parë e Ambasadës Italiane dhe Ramona Maldovan Drejtuesja e projektit të binjakëzimit.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito gjatë fjalës së saj shprehu rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar si një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

“Arsyeja se përse BE i kushton kaq vëmëndje kësaj reforme është fakti që është 1 nga 5 prioritet e hapjes së negociatave me BE. Që shteti shqiptar të funksionojë, duhet patjetër që administrata publike të qëndrojë mbi bazën e meritokracisë. Ishte shumë e vështirë që ç’rrënjosnim mentalitetin për mënyrën sesi punonjësit e administratës publike rekrutoheshin dhe pas kësaj, ngritën një sistem modern të shërbimit civil”.

Më tej, ajo shtoi se aktualisht në sistem janë futur dosjet e punonjësve të ministrisë dhe më pas do të lidhen me gjëndjen civile dhe më pas me sigurimet shoqërore, pastaj me tatimet.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit të BE në Shqipëri Yngve Engstrom tha se “menaxhimi është shumë i rëndësishëm për punën e përditshme ndaj administratës i duhet të zjedhin njerëzit më të mirë për të bërë punën. Reforma në administratë është elementi kyç për hapjen e negociatave, për zhvillimin ekonomik të vendit”. Sakaq, ai shtoi se nuk duhet të injorohet rëndësia e vlerësimit të punonjësve.

Share This Article
6 Comments
  • dosje militantesh, pa meritrokraci qeberi show dapi yt,dhe polli hajna ne
    dogana
    tatime
    arsim
    receta e rimbursimive fallco ashty si je ti bashke me edj rilindjen qee zhdenjeu,u mori cv sapo mori pushtetin dhe mori shkerdhtokracine ne administrate.
    korrupsioni ju kavene vellon ne koke,e hoqet dhe ligjin qe gjykata te kthen ne pune kur na hoqi saliu.
    bravo rilindje, rilindet me pasuri jaguaresh

  • sikur te sitemonit vetem studentet ekselence, ne
    ekonomi
    inxhinjeri
    informatike
    drejtesi
    gjuhe te huaj
    mjekesi
    qe kane mbaruar 2006-2015, me pjesmarrje politikanesh qe me shume dalin per vete ne keto evenimente ekselences qe ju premtuan, ju jeni e ardhmja e burimeve njerezore. te ambjenetet e rektorateve, dhe vetem me nje kerkese te DAP,gjitheve fakulteteve publike,
    do zgjidhte ajke dhe jo dhalle te prishur peradministraten.
    cv, e milenes fillon vitet ne U.TIRANES , me note mesatare te larte, ndersa cv e ketyre ekselenteve,flene ne adresen onlain te PS, kur beri thirje post zgjedhje.
    filluan pazaret e shkerdhatokracise, vijne militante nga rrethet e tiranes qytetar u persekutuan nga PD1992 dhe jane pa pune.kudo gjen jo vetem tiranas,te edukuar me qytatarine, eksperiencen e te ndershem per ligjin.por jo sot duhen qorra, ata prodhojne firma ne tendera per tu pasuruar edhe shkerdhtokracia e militantizmit te rilindjes me injorante, ish cobane, qe i gjen ne administrata.
    bejini kerkese fakulteteve dhe trajnojini e zgjidhni ajken,
    mjaft me dengla miqe e dhalle e prishur

  • Nese Dosja eshte njeri
    Njeriu nuk eshte Dosje
    Po eshte dhe mbetet njeri
    Kur sherben per Shqiperi
    Ministresha kete nuk e di
    Pasi trupin ka ne Shqiperi
    Mendjen Zoti e di
    Sa per integrimin
    Kemi Edi trimin
    Qe me veze e gjuajne
    Te rinjte kur luajne
    Sepse pune nuk kane
    Buke duan te hane
    Dije te kene
    Mos perfundojne
    Si qener
    Si qener shqiptar
    Me Dosje europine!?.

  • Prape me dosje per njerzit! Gjeni nje emer tjeter,se fjala “Dosje” ka fituar nje konotacion shume negativ.Njerzit e djeshem me dosje jane njerzit me te urryer sot.Ndersa ata qe kane bere dosjet dje, ata rrine te qete kane bere detyren….Edhe keta qe bejne dosje sot, perseri do jene jane te qete neser se ju a “kerkon Brukseli”,ndersa atyre qe benin dosje dje u kerkonte Moska! Per te coroditur dhe me shume njerzit fjales “Dosje” i vene mbiemrin elektronike.Dosjet elektronike,nuk dihet ku ndryshojne nga dosjet leter,kane vetem nje ndryshim, se del ndonje Zhulian Assange shqiptar dhe i vjedh.Cdo te behet me jeten private te punonjsve te admistrates,do te perfshihen te dhena per kete ne keto dosje?
    Dua te them se do te gjenden shume njerez qe me letrat jane shume ne rregull,por do rezultojne me hajdut se ata te paret.Puna e administrates kerkon edhe nje shpirt sacrifice,edhe ca idealizem,duhet te te dhembe populli yt.Keto gjera si zor te maten sot.Ne se nuk i ke keto vlera,le te mbarojne edhe Howard dhe Cambridge,do vene ne fis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *