Dosje korruptive? Njësia Speciale Antikorrupsion kontroll në Kadastrën e Sarandës

J L

Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion e Kryeministrisë ka kryer një kontroll blic ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, duke kërkuar një sërë dosjesh pronësie.

Burime bëjnë me dije se këto dosje dyshohet se janë korruptive, ndaj do të rishikohen për të evidentuar nëse ka shkelje ligjore.

Koordinatorët e Njësisë Speciale kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime edhe në nivelet më të larta drejtuese nëse do të gjenden shkelje.

Një ditë më parë NJSAAK ka qenë edhe në Kadastrën e Vlorës, ku edhe aty kanë administruar dosje të shumta të dyshuara.

Pritet që në orët në vijim të paraqiten fakte të reja lidhur me operacionin në fjalë dhe gjetjet që janë bërë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *