Dosjet e kopsitura të Izetit

Ornela

Idajet Beqiri*

Izet Haxhiaj po vazhdon deponimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kundër grupit të strukturuar kriminal që ka udhëhequr Sali Berisha gjatë viteve 1991-1998. Kjo e djeshmja ishte dita e katërmbëdhjetë e deponimeve të ish-truprojës së ish-Presidentit të Shqipërisë në vitet ‘90.

Deponimet e Izet Haxhisë kanë ngjallur një interes të jashtëzakonshëm për faktin se ai ka qenë një njerëzit më të afërt e më të besuar të ish-presidentit dhe se ato kanë një vërtetësi të madhe. Ndër krimet më të rënda për të cilat akuzohet Sali Berisha nga ish-truproja i tij janë ngjarjet e përgjakshme të vitit 1997 dhe plani ogurzi i grushtit të dështuar të shtetit në shtator 1998 që pasoi vrasjen e Azem Hajdarit.

Ajo që biem shumë në sy gjatë këtyre deponimeve është optimizmi dhe vendosmëria e Izet Haxhisë për ta sjellë në bankën e të akuzuarve ish-shefin e tij të dikurshëm.

Autoritetet hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pohojnë se në të gjithë historinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot, është hera e parë që kemi deklarime për kaq shumë krime të kryera dhe persona të implikuar në to. Po mbushet një dosje e madhe vetëm me deklarime të Izet Haxhisë.

Në ditën e 14-të të deponimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda numri i krimeve që Izet Haxhiaj i atribuon Sali Berishës dhe Grupit të tij të strukturuar kriminal ka arritur në 28 vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Janë disa dhjetëra persona që kanë luajtur role të ndryshme në kryerjen e këtyre krimeve, apo që janë dëshmitarë okularë dhe që do të thirren nga organi i akuzës pasi të përfundojë deponimet e tij Izet Haxhiaj.

Ndër krimet e rënda të kryera prej të kallëzuarit, Sali Berisha, si protagonisti kryesor në rolin e ideatorit, frymëzuesit dhe hedhësit në veprim dhe që deponimet janë përfunduar plotësisht, për t’i hapur tashmë rrugën konkretizimit të akuzave dhe përcaktimit të dëshmitarëve që do t’i provojnë ato, janë:

Vendosja e bombës te Fondacioni Soros; Vendosja e bombës në lokalin e ish deputetit socialist Lush Përpali, e cila shkaktoi dëme të mëdha dhe plagosjen e mbi 7 personave; Vrasja e policit me origjinë nga Mallakastra te Hotel Rogner; Dërgimi te Banda e Gaxhait në Vlorë të armëve të sofistikuara, të armëve snajper, të makinës së blinduara të Bankës si dhe dërgimi i automjetit të blinduar “Croma” të ish Zëvendësministrit të Brendshëm Agim Shehu, me qëllimin e  vrasjeve dhe  nënshtrimit pa kushte të popullit në Vlorë.

Këto dosje tashmë konsiderohen “të kopsitura” mirë pasi janë të gatshme për të formësuar akuzat përkatëse, personat që do të merren të pandehur si dhe dëshmitarët që kanë dijeni për këto krime të kryera dhe do të bëjnë deklarimet e tyre…

Hetuesi i çështjes, një person me integritet profesional dhe moral, i cili do të jetë pjesë përbërëse e strukturës së BKH, nuk e fsheh befasinë e tij për një memorie brilante të deponuesit Izet Haxhiaj. Në deponimet që ka dhënë gjerë më tani, Izet Haxhiaj  jo vetëm që përshkruan me hollësi, sikur të kishin ndodhur një javë më parë, të gjitha ngjarjet e rënda kriminale që janë mundësuar të kryhen me orientimin dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Sali Berishës, i cili ka qenë edhe përfituesi numër një i tyre, por për çdo krim të kryer dhe të denoncuar ka sistemuar me një rend kronologjik të përsosur të gjitha provat direkte dhe indirekte, të gjithë dëshmitarët okularë, të gjithë dëshmitarët e tjerë që, ndonëse nuk kanë qenë drejtpërdrejtë kur janë kryer krimet e rënda, kanë arritur të mësojnë në mënyrë indirekte të vërteta të rënda, të cilat kanë shumë vlera për hetimin.

Dje në organin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë bërë pjesë e fashikullit hetimor me dhjetëra e dhjetëra faqe të shkruara dhe të regjistruara në audio, të cilat për nga problematike dhe cilësia, kanë krijuar një tablo të plotë jo vetëm të krimeve të rënda që janë kryer dhe e kanë mbajtur peng këtë vend, por edhe të shkaqeve të tyre, të rrethit të personave të implikuar, të personave që kanë qenë prezent në ngjarjet e ndodhura dhe që provojnë krimet.

Shumë shpejt do të hidhet dritë mbi disa krime të rënda të kryera prej vet mendjes dhe dorës së Sali Berishës, të mbetura enigmë dhe të pa zbardhura, por që janë vërtetë tronditëse.

Në vijim të ditëve pasardhëse do japim çdo dosje të bërë gati për ngritjen e akuzave ndaj Berishës dhe Grupit të tij të strukturave kriminale…

*Avokat i Izet Haxhisë 

Share This Article
15 Comments
  • Ore ky avokati si shume perpjete e ka mare dhe ishalla i del per hajer. Çdo krim duhet ndeshkuar, por deklaratat e Izetit nuk jane mrekullia e tete e botes se dhe ne sistemin diktatorial duheshin te pakten dy deshmitare qe te fusnin ne burg. Qofsha i gabuar por dhe ky gjyq do te perfundoje nje hiç si te gjithe krimet e tjera te politikes qe nuk jane ndeshkuar.

  • Avokati tutkun b.qiri po dosjen e vrasjes se idhullit tend mehmet shehut kur do e hapesh se keto te fundit i paske kopsitur

  • Te dashur lexues të gazetes DITA!
    Kohët e fundit po vihët re një ftohje e lehtë mes disa lexueseve kryesisht onlani të gazetes Dita.
    Disa shfaqin një farë merie ndaj artikullshkrueseve te kesajê gazete.
    Disa e etikojnë padrejtesisht gazeten Dita si “tradhetare” e të majtes shqiptare dhe avokate e opozites..!
    Si lexues i kahershem dhe letershkrues i gazetes Dita deshiroj të jap opinjonin tim personal madje pa lejen e redekasise, mbase s’e botojnë kete oponjon timin gjithësesi unë po i radhis mendimet e mija.
    Nesê Dita nuk i boton sigurisht do ti demostroj në statusin tim(fb) fatmiresisht kamë mjaftë miq dhe ndjekës.
    Mendoj dhe insistoj se politika redaksionale e gazetes Dita nuk ka asnjë ndryshim që diten e daljes në tregun mediatik!
    Këtë opinjon timin e mbeshtes më qendrimet teper korrekte qe ka mbajtur kjo gazetet.Kujtojmë ketu demaskimin qe i bëri kjo gazete qeverisë PD dhe ish kryeministrit Berisha pergjatë viteve 2012-2013.
    Dihët nuk ishtè e lehtë ti kurdervihej një qeverie arrogante dhe një kriministri teper armiqësor më shtypin siq ishtë gjelati Berisha.
    Gazeta Dita nuk e mori kurrë parasysh rrezikun që e kanoste nga banditet e Berishes,nuk heshti asnje çast në “luften” mediatike kunder korrupsjonit dhe prapesirave të ish qeveris Berisha.
    Madje mund të them më bindje të plotê se gazeta Dita u shenjestrua nga rregjimi Berishjan si gazetë partiake dhe saktesisht si zevendesja e gazetes “ZERI POPULLIT”!
    Gazeta Dita është gazetë rrealiste e pa kurrëfare ndikimi political,por gjithëmon në opozitë më padrejtesit dhe korrupsjonin.
    Gazeta Dita gjithnjë pasqyron tê verten lakuriq ndaj sot po shinjestrohet si dashakeqe e PS dhe mazhorances.
    Të dashur lexues gazeta Dita nuk është aspak fajtore pse kritikon të metat e qeverise dhe kryeministrit Rama.
    Gazeta Dita është mbeshtetsja dhe zedhënsia e çdo qyttetari shqiptarë duke ju gjendur pranë per çdo problem dhe padrejtesi.
    Gazeta Dita është e vetmja media që ka vënë në dispozicion të qytetarve hapsirë të bollshmë per të demostruar hallet dhe opinjonët e tyre në kete gazetë pa asnjë detyrim financiar.
    Gazeta Dita është e vetmja media në Shqiperi që mbron më vendosmeri historinë dhe luften e lavdishme Nacional Çlirimtare.
    Prandaj thëm mê bindje të plotë se Gazeta Dita nuk ka ndryshuar asnjë milimeter kursin e sajë redaksional.
    Mirpo kolegjiumi i gazetes Dita nuk pranon kurrë të behët mash dhe as shpatë në duart e politikes dhe pushtetit i çdo kahu qoftë.
    Ndaj s’është fajtore gazeta Dita per deshtimet dhe mekatet e qeverise dhe kryeministrit Rama!
    Gazetaret e Dites janë njerez më dinjitet të lartë karakter të fortë dhe profesionistë ndaj as nuk shiten dhe as nuk blihen kurrë.
    Nuk rekrutohen profesionistet në ushtrit mediokre dhe servile.
    Rrugë të mbarë dhe të pa ndalshmë Gazeta mbarëpopullore DITA!
    NGA

    PRENG PJETRI
    Lexues
    Lezhe.

    • -O’Prengë Pjetri më ngadalë bre burr, për të gjetur të vëretetën duhen dy pendë qe ,kur deklaron me kopetencë se ” Gazetaret e Dites janë njerez më dinjitet të lartë karakter të fortë dhe profesionistë ndaj as nuk shiten dhe as nuk blihen kurrë !” Kjo është disi qesharake e pa besueshme ,kur junta e ekspozuar e mafjes politike të Saliut ,Ilirit ,Lulit ,Monikës ,Fatosit,djathtas ,majtas korrupton edhe djallin ,kryredaktori për ti dalë zot dhëndrit polic u hodh në sulm kundër Edi Ramës,prandaj mos u kreno me askënd ,bile edhe për vete. Nuk besoi se do ta botojnë,këtë këshillë.TUNG PRENGË ,JO SI SHKRUAN TI PRENG’ !…….

      • Ndaj te njejtin mendim me ju Zoti Fteri.
        Nje nga arsyet qe me ben te mos klikoj tek kjo gazete eshte arsyeja qe Zoti Thano mori ne mbrojtje kokat e mafjes dhe beri nje sulm te ndyre bashkshortes se Kryeministrit .Thano ne syte e lexuesit te ndershem nuk ishte veçse nje meskin qe ketej e tutje kishte vendosur vete ai te na desinformonte dhe kete nuk do ta gelltisim kurre .Tashme Dita e ka humbur besimin ,,qe kur mori ane dhe zgjodhi te bej mbrojtesin e MAFJES .
        Dita po korr ate qe vete mbolli !

    • Meru me nje far qenushi Nikoll Leshi o Pren e na i ler neva ta gjykojme se kush ishte e si eshte sot kjo gazete hatermbetese per interesa te ngushta te atyre qe menduan se shkuan ne orbite me tullumbace te frure pa menduar se mund tu çahej rruges e do te binin ne toke duke u bere copa copa!Gazeta “Dita” qe lindi e tille tash e ka humbur busullen e saj idealiste ,jo pse kritikon Edi Ramen por se filloi nje lufte te padenje ndaj nje njeriu qe padyshim qe ka shume gabime por teresine e ka pozitive e qe ishte i vetmi Shqipetar qe i doli perballe bishes Berishjane e lakenjeve te saj qe aderonin edhe ne kete gazeta duke e permbushur misionin e tyre me largimin e lexusit bute e bute me dinakerine Berishiste,ku nuk dua tu permend emrin pasi kryeredaktori tashme i enjur nga meria i diponon kritikat e vazhdueshme te lexusve te saj te regullt duke edhe paraljmeruar qe nga gazeta me e drejteperdrejte per lexuesin per te vertetat u kthye pa e kuptuar ndoshta Thano qe asaj i kishin vene epitetin “Nata” jo si fansa te Edi Rames por te kauzes per te cilen ai hyri ne politike e po qendron akoma pa u tutur perballe klikes Berishiste qe ka hedhur rrenje kudo ne politike,drejtei,shtet,gazetari e qe fale kesaj lufte titanike po behet e mundur çdo dite e me shume demaskimi i krimeve te tij deri ne gjykimin e denimin si e keqja me e madhe e ketij vendi pas 90!Ndaj o Preng ti vazhdo e kuptoje siç do ,por mos na u drejto me flet-rrufe duke dashur te na mbushur mendjen se ne ç’pozicion eshte kjo gazeta ku perjashto nja dy gazetare e jo me shume jane te denje per nje shtyp te lire e te vertet e pas ketaj te tjret jane lakenj qe i rrotullohen ndoshta per interes personal Thanos duke e lavderuar edhe atje kur ai i hypen kalit se prapthi e kerkon ta kaleroje ate pa menduar se mund te vetedemtohet!Thano nga nje vizionist eshte kthyer nje nje smirezi me disa shkrime jo te verteta e dizinformuese lidhur me kryeminsitrin e familjen e tij duke menduar se efekti Berishe qe”genje se diçka mund te mbese” do te kishte reaksion pozitiv ne merite personale qe ka ky kryeredaktor ndaj nje njeriu me gabime ndoshta te rruges se zgjedhur por i pagabushem ne vizionin e tij e objektivin qe ky kancer ne trupin e Shqiperise duhet hequr patjeter ndryshe do te vdesim te tere perjashto sistemin Berishist!

  • Me ne fund po afrohet dita qe kriminelin me damke Berishovic,superagjentin Serb dhe jo vetem…”Bisturia”,ta shhim live ne Tv para togave te zeza,sepse ka 30 vjet qe po e mban ky popull ne kurriz dhe i ka shkaktuar popullit shqiptar,ketej e andej kufirit deme te pallogarioteshme,duke vrare,rrembyer,korruptuar,shantazhuar,grabitur pasuri e prona te ketij populli dhe duke dhuruar prona e pasuri besnikeve e kamikazeve te tij anembane shqiperise.Kjo do te jete dosja e shekullit dhe ato qe do zbulohen te kete bere e urdheruar kjo monster me fytyre njerezore jane tej imagjinates njerezore.Me ne fund do bjere dhe mithi i njeriut qe me gjase etiketohet si personi qe solli me ndihmen e pistoletave e kercenimeve kriekarin e pare te bandes Demokratike dhe te supozuaren Demokraci alla UDB…berishiane…!

  • Fidel i Kastruar!

    Per ato qe deklaron me shume kompetence e vertetesi i nderuari Izet Haxhia,aspak i pandehur.Deshmitar ka gjithe popullin.Sepse shfaqja e krimeve te Marshall Brishes jane interpretue ne skenen natyrore ne cdo pellembe te vendit.
    Por e rendesishmja asht qe I nedruari Haxhia i ka te percaktuara me dite e nate me ore e minut te sakt precize.

  • BRAVO D I T A.
    -Po jap edhe une mendimin tim per FENOMENIN IZET HAXHIAJ e KO:
    1-Izetin e quaj FENOMEN,pasi ne 30 vjet demodemokraci po del si nje trim i rralle te denoncoi hapte nje njeri te urryere nga 90 % e popullit Shqipetar,besoi edhe Kosovar i dalluare per vjedhje e vrasje makabre dhe per 30 vjet qendron si “shkemb graniti” pa u prekur nga askush.
    2-Izeti si bashk-Tropojan i Saliut po le menjan interesat krahinore,duke goditur me fakte njeriun qe per interesa pushteti eleminoi mbi 150 Tropojan me ne krye Azem Hajdarin,per te cilin Ai akuzohet padrejtesisht.
    3-Izeti e di mire se DREJTESINE e sundon Saliu qe ne 1992.Per pasoi ka pak shprese te fitoi te drejten e tij SA TE JETE SALIU GJALLE & NE POLITIKE,megjithate Ai sakrifikon shume edhe nga burgu duke treguare te verteten HISTORIKE 30 VJEÇARE per te sqaruar popullin e tij se: ” KUSH ESHTE PER POPULLIN E KUSH KUNDER TIJ..”
    4-Ish-shefi Izetit ka bere shume krime ne kete vend.Midis tyre edhe shpikjen e vjedhjes se votave,ku per 1996-ten u shpall kampion bote,ku une qe shkruaj jam futur ne burg nga falangat e tij te armatosura.
    5-Pergezoi Avokatin Mallakastriot I.Beqiri per mbeshtetjen e besimin qe ka ndaj I.Haxhiaj,per ti dale ballas nje njeriu si SB qe e urren edhe vet Ate njelloi si Izetin.
    -Shtoj qe te ket kujdes per vete dhe njeriun-trim qe mbron.
    6-GAZETA DITA nuk duhet te botoi mesazhe te njerzve ANONIM dhe sidomos te atyre qe ofendojne njelloi si Saliu vend e pa vend edhe kur mendimet e tjetrit nuk puqen me te atyre.!!
    -FLM-I.BEQIRI,FLM-DITA.
    -Nga mallakastrioti jo anonim.

  • Fitore dosjeve të kopsitura të Izet Haxhisë !…

    Që jan edhe drejtësia e popullit shqiptar -fitore-fitore Izetit e luftës tijë për DREJTËSI !….!,..Vdekje suitës së kriminelve ,vrasësve të SALISULLTANIT shqiptar ,ai që vrau e dogji popullin e vet e përgjaku bulevardet e shqipërisë me gjak të pastërt shqiptarësh, lau dyshemetë e SHIK- të Gazidedes ,vrau prapa shpine njerëz Rremzi Hoxhën , A.Hajdarin,Trebickën ,katër veta në bulevard ,26 veta në gërdec ,hapi depot e ushtrisë vodhi armët e sajë i shiti për të mbushur xhepat e tyre .

    Shqiptarët e morën për udhëheqës historik e kryetar ne partinë demokratike që të sillte demokracinë ,lirinë ,drejtësin me kërkesën “e duam shqipërin si gjithë europa !”,por ai e gremisi në grop ,shkeli besimin dhe preu në besë popullin ,ai shkeli doket kanunin ,zakonet ligjet ,ai vrau në pabesi kundërshtarët , popullin e vet.

    Dhe kush shkel kanunin e vet dhe moralin ,vret prapa shine ,ai duhet ët jap llogari ,jo vetëm para akuzave të një trimi si IZET HAXHIA ,POR PARA GJITHË POPULLIT shqiptar .

    Dënim me BURG TË PËRJETËSHËM OSE INTENIM NË KMPIN MË TË KEQ TË FERRIT SHQIPTAR.

    Shpirti i drejtësisë dhe vendosjes shtetit ligjor sot ka gjetë strehë në qëndresën e IZETIT (që kërcënohet pareshtur nga trysnia kriminale e mafiozve të Saliut)

    Drejtësia gjendet në shpirtin e Izet Haxhisë kjo është si forcë goditëse e shkëndijë të lëvizjes ,shkundjes nga gjumi të gjithë shoqrisë sonë kombëtare për të mbështetur IZET HAXHIN në gjyqin e shekullit të shqiptarve ,për të vendosur drejtësinë në këtë vend që është shkelur me këmbë për 30 vjet .

    Ose të pranojmë të ulim kokën e ta hamë mutin me bukë ,ose të ndëshkohen kriminelët që livadhisn të lirë ,të mbyllim ciklin historik të uljes kokës e pa ndëshkuerit të nënshtrimit ,të kryem WETINGU-N që është themelI i drejtësisë e vendisjes ligjit ,ashtë burrëria,urtësia e trimëria e popullit ,por dhe kurajo e denancuesit historik atdhetar IZET HAXHISË – i uroi F I T O R E !.

    AI DUHET Ë MBËSHTETET unanimisht nga populli i ndershëm kush i thot vetes Shqiptar .

  • Z. Beqiri thote” “Dërgimi te Banda e Gaxhait në Vlorë të armëve të sofistikuara, të armëve snajper, të makinës së blinduara të Bankës si dhe dërgimi i automjetit të blinduar “Croma” të ish Zëvendësministrit të Brendshëm Agim Shehu, me qëllimin e vrasjeve dhe nënshtrimit pa kushte të popullit në Vlorë.”
    O Z. Brqiri, dakord me pjesen kryesore te akuzes por mos shtrembero qellimin e bandes se Berishes dhe Gaxhait, ajo ishte asgjesimi i bandes se Zani Caushit qe ti “avokat” e quan “popull i Vlores”! Nuk dua te mar ne mbrojtje banden Berisha – Gaxhai por as ti mos mer ne mbrojtje banden Caushi – e Majta e asaj kohe! Ka te drejte Z. Shenasi Rama qe thote ato ishin apo jane dy banda, jo dy parti as pari apo mender elita!

  • Diten e pare te fillimit te gjyqit te nderuarit,trimit te ndershem tropojanit Izet Haxhia i takon mbare popullit shqiptar te improvizojne protesta ne mbeshtetje te Izet Haxhis ne te gjithe shqiperin po krysisht para portave hyrse ku zhvillohet gjyqi per drejtesi.Protestat te pakten 1 – 2 here ne jave deri me perfundimin e gjyqit me fitoren e z.Haxhia.
    Gjyqi i shekullit per gjithe kohen e tranzicionit te dhimbeshem shqiptare ku hipokriti Berisha na u shit.Bashkvuajtes por vllezer.

  • TASH SA VITE QE SHKRUENI KSO PACAVURRESH BERISHA DO TI KISHTE BERE 20 VITE BURK.KY KARADUZA PER KRIMET QE KA BERE DUHET TE DENOHET ME BURK TE PERJETSHEM.

  • Beqiri,duke qene ne armiqesi te hereshme me Saliun,tani ne pozicionin e avokatit,te klientit te tij,qe deponon kunder saliut,ky ´´avokat´´ del dhe ekspozon,procesin e hetimit,pa filluar gjyqi,qe eshte nje shkelje e etikes profesionale dhe me kete gjest demton dhe kauzen e klientit.

  • O mark uki i verteti hasan bole boshnjaku! Perse mos te denohet serbi sali vuku por te denohet karaduzi Izet?! Apo sepse ti je boshnjak e sala serb (kopili i vuk karaxhicit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *