Tre gjyqtarët që kaluan lumin me votë, janë bërë personazhe të njohur publikë, sidomos në kohën e fundit. Gjin Gjoni, Ken Dhima dhe Klorinda Çela, do të vazhdojnë të mbajnë ende togën e zezë dhe do të japin drejtësi në emër të Republikës, falë vendimit të kolegëve të tyre. Revista “Java” ka mundur të sigurojë dosjet e plota të përgatitura nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë dhe që u paraqitën në mbledhjen e KLD-së.
Gjin Gjoni
Është më i mediatizuari ndër të tre. Personazh i njohur në Tiranë, ish-djaloshi i thjeshtë ndoshta nuk e kishte ëndërruar kurrë që do të krijonte një fat të jashtëzakonshëm për veten e tij, duke marrë në dorë fillimisht një diplomë gjashtë mujore për jurist. Gjykatës për pothuaj dy dekada, Gjoni ka arsye të krenohet me karrierën e tij, për momentin të fiksuar si gjyqtar i Apelit të Tiranës dhe anëtar i KLD-së. Dhe me paratë që gëzon. Deri në momentin që në ngarkim të tij filloi të funksionojë ligji. Që i kërkon të verifikojë sesi i ka fituar ato para. Inspektorët e ILDKP-së kanë zbuluar së paku 11 episode të deklarimeve të rreme në lidhje me pasuritë në emër të tij dhe të bashkëshortes. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë shkojnë dhe më tej, kur firmosin bindjen e tyre se gjyqtari Gjoni ka shkelur Kushtetutën, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave, që nga momenti që është bërë aksioner aktiv në shoqëri tregtare. Dhe së paku një gjë e tillë me mandatin e tij si gjyqtar ka ndodhur që në tetor 2010 dhe si anëtar i KLD-së, që në qershor 2013.
Ken Dhima & Klorinda Çela
Janë bashkëshortë. I pari gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë dhe e dyta, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Në 24 mars 2014, ILDKP-ja i drejtohet prokurorisë me padi penale për gjyqtarin Dhima. Dyshimi: Deklarim i rremë, fshehje e pasurisë, mosdeklarim likuiditetesh dhe transaksionesh bankare, të interesave private dhe të burimit të krijimit të tyre. Verifikimet e kryera në katër banka të nivelit të dytë dhe akte të tjera në dosjet e tyre, dëshmojnë se të dy gjyqtarët bashkëshortë kanë kryer transaksione financiare dhe kanë nënshkruar marrëveshje dhe kontrata me persona të tretë, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për të krijuar burime fiktive të vënies së parave. Për të dy gjykatësit, prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë ndaluese për pezullimin e ushtrimit të detyrës. Pra, deri në përfundim të hetimeve në ngarkim të tyre, ata duhet të hiqnin dhe togën e gjyqtarit. Në të dy rastet, veprojnë dy kute të ndryshme në shkallën e parë, po në Gjykatën e Durrësit, por në Apel, kolegët për kolegët janë në unison. Nëse për shkallën e parë, Ken Dhima duhej të pezullohej nga detyra, për bashkëshorten e tij kjo gjë nuk duhej të ndodhte. Dhe për të dy së bashku, Apeli vendos se ato duhet të vazhdojnë të japin drejtësi edhe më tej, në pritje që drejtësia të thotë fjalën e saj edhe për ta.

Ne burg maskarenjte e mdyre,,bashke me Meten ,,qe kush do e fuse !!!!
Shqiperi byrhesh hapu,,se do ja dalesh qe cke me te
Kamarieri agai dhe maloku.C fare turpi.Para sezonit dhe finales se Brazilit cojini brenda nje jave ke 313.
Edi ci thojne te kete 2 milion euro 1 gjyqtar ku I gjeti Gjin Gjoni kaq para keto ndodhin vetem ne Shqiperi pse nuk I fut shteti brenda keta por dalin e kapin njerzit te cilit vjedhin per buken e gojes
All the great things are simple, and many can be expressed in a single word: freedom, justice, honor, duty, mercy, hope. Winston Churchill
***
Te gjitha gjerat e medha jane te thjeshta; dhe shume prej tyre mund te shprehen me nje fjale te vetme:
liria
drejtsia
nderi
detyra
meshira
shpresa
===
Ne i kemi mbi-komplikuar ca pune e shume koncepte; deri ne ate pike; sa individe e grupe dalin mbi ligjin, llogjiken, moralin dhe te gjitha interesat primare te Shoqerise.
Nderime P. A. B? Gjashtë konceptet që prezantoni në këtë forum janë thelbi mbi te cilin po diskutojmë. Këto koncepte janë nderlikuar sepse ky eshtë stili i mafias “fshihu në xhunglën e ngatërresave ku vetëm ti ta dish rrugën e daljes…”!? Kështu ka bërë sali berisha me ligjet per ushtarakët,çdo 1.5 vite ka nxjere nje ligj,vendim,akt qe kundershtonte te parin dhe thellonte paqartesine e referimit. E ka bëre qysh nga 1992 deri më 2013,plot 20 vjet me radhë !? Ligj kunderligj,vendim kundervendim,akt kundërakt,-çorbë derri e vërtetë? Ah të kisha një grusht të rendë e të rendë si gjyle t’ja bëja turinjte mafiozë përshesh!? E vetmja zgjidhje me mafiozet dhe,saliu është kryemafioz P. A. B i dashur!? Pa asnjë dyshim? Pa asnjë dilemë? Pa asnje stepje? Nderime!
VR !!! Nderime P. A. B? Gjashtë konceptet që prezantoni në këtë forum janë thelbi mbi te cilin po diskutojmë. Këto koncepte janë nderlikuar sepse ky eshtë stili i mafias “fshihu në xhunglën e ngatërresave ku vetëm ti ta dish rrugën e daljes…”!? Kështu ka bërë sali berisha me ligjet per ushtarakët,çdo 1.5 vite ka nxjere nje ligj,vendim,akt qe kundershtonte te parin dhe thellonte paqartesine e referimit. E ka bëre qysh nga 1992 deri më 2013,plot 20 vjet me radhë !? Ligj kunderligj,vendim kundervendim,akt kundërakt,-çorbë derri e vërtetë? Ah të kisha një grusht të rendë e të rendë si gjyle t’ja bëja turinjte mafiozë përshesh!? E vetmja zgjidhje me mafiozet dhe,saliu është kryemafioz P. A. B i dashur!? Pa asnjë dyshim? Pa asnjë dilemë? Pa asnje stepje? Nderime!
gjyqtarè zagarè ,sistem i koruptuar. pjellè e sali berishès
Burgim te perjetshem per keta hajna e kriminele !!!
Shenim: harrova ! Konfiskim te pasurise !
sa té jeté jeta,shqiperia mbetét shtet pa ligje,,,,sepse ka hipur hajdutdheku né maksimum
:ENVER HOXHA….e tu thefté kaptina se shpejt shkove!!!!!
Hapni syte mire dhe shikoni qart o popull, ja si e katandisi shqiperine Neroni yne Sali Berisha.
Tani,mire
Po pse qeveria qe kemi votuar en masse nuk vepron kunder satyre qe e pas kan katandisur aq keq vendin?