Email nga adresa
Zoti Edi Rama! Një milion shqiptarët votuan për ju sepse ka shumë varre dhe fëmijë jetimë që nuk gjejnë paqe që nga Tropoja e deri në Sarandë. Ç’prisni? A mos ndoshta e harruat 1997-n, Gërdecin dhe 21 Janarin? Pyetje elementare për ju, zoti Rama; A keni stomak të gëlltisni dhe supe të forta të mbani të zezat dhe të hidhurat e 25 viteve të Berishës? Ndihem i detyruar t’ju paralajmëroj dhe t’ju këshilloj: Mos t’ju gënjejë mendja! Le ta themi copë; ju kini vetëm dy rrugë. Së pari, nuk kanë qetësi shqiptarët dhe Shqipëria pa ndëshkuar Berishën dhe tellallët. Së dyti, hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Dosjet janë evidente dhe të shumëfishuara. Veproni shpejt brenda dhjetorit. Nëse ju, veproni tani; kjo do të jetë shumë pozitive për ju dhe karrigen e kryeministrit për një kohë të gjatë. Në të kundërt realiteti shqiptar së shpejti imponon qeveri teknike. Me respekt, Prof. Dr. Pëllumb G. Pilinci, USA.
