Dosjet, pak si propagandë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Teoria debatuese për hapjen e dosjeve m’u duk më tepër si një shpalosje propagandistike se sa një përpjekje e sinqertë për të zgjidhur problemin. Opsioni i z.Ballauri që bijtë të kritikojnë etërit e më pas të korrigjojnë veten duket satirist e ëndërrimtar. Ligji është diçka dhe zbatimi i tij diçka tjetër. Pas 25 vitesh ky ligj do të çonte në një farë katrahure publike. Po kush do t’i hapë këto dosje? Më duket se çfarëdo komisioni të krijohet, nuk do të ishte veçse një panel si ky që po dëgjojmë sot. Nuk mendoj se komunizmit të vdekur i duhet një Te Deum përshpirtës. Vitet e shumta që kanë kaluar nga koha që ato duheshin hapur si dhe ish-komunistët që morën pushtetin nuk i japin shanse kofinit pas të vjelave të jetë plot. Jam i bindur se veç ndonjë tymnaje, kemi plot të tilla, asgjë të re nuk do të sillte ky ligj dëshirëmirë, por krejtësisht teorik këtu tek ne. Megjithatë panelet e debateve duhen mbushur dhe i mirëkuptoj stacionet televizive. Nga Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *