Dosjet? Po, por më parë ato të Shërbimeve të Huaja

anazapta

Në Shqipëri, për shkak dhe të kaluarës në disa raste të hidhur të veprimtarisë së shërbimeve sekrete, rëndësia dhe vlerat që kanë burimet e informacionit nuk janë vlerësuar sipas interesit kombëtar. Pas viteve 90 një nga refrenet kryesore ka qenë hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit, sikurse e keqja më e madhe këtij vendi të bekuar ti ketë ardhur pikërisht nga ata njerëz që në një kohë të caktuar, në një situatë të caktuar, në rrethana të caktuara historike dhe politike, morën përsipër rrezikun tërësisht personal të bashkëpunonin me institucionin më të rëndësishëm të vendit, për të mirën e vendit, pavarësisht sistemit politik që e drejtonte vendin. Burra dhe gra, të cilët kanë lënë familjen, jetën e tyre normale dhe kanë pranuar që të bëjnë një shërbim të caktuar ndaj atdheut të përbashkët. Kush jemi ne sot të gjykojmë dhe të paragjykojmë veprimet e tyre, dhe pse, vetëm sepse kushtet gjeopolitike e bën të domosdoshëm ndryshimin e sistemit politik-ekonomik, jo vetëm në Shqipëri po në gjithë lindjen, u dashka që ne sot të shumëzojmë me zero çdo sakrificë të bërë nga këta njerëz të zakonshëm që kanë realizuar gjëra të jashtëzakonshme për vendin e tyre.

Sipas teorisë së klasës politike që na mban peng prej 24-vjetësh duhet që pas disa vitesh, kur sistemi politike ti nënshtrohet ndryshimeve të mundshme, ndryshimi do të duhet të fillojë sërish nga hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret! Atëherë kush do të ishte ai person që do të rrezikonte jetën, familjen dhe të ardhmen e tij për ti bërë një shërbim Atdheut të tij, për të nxjerrë përfitime dhe kapital politik të momentit, menaxheri i radhës i sirtarit të dosjeve të bashkëpunëtorëve.

Si është e mundur që dhe pas më shumë se 24-vjetësh nuk del asnjë “Nacionalist”, “Politikan”, Intelektual”, i cili jo shumë, po vetëm të pyes publikisht pse nuk është shtruar asnjëherë në publik çështja e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja në Shqipëri, të cilët nuk janë pak, madje dhe në radhët e të sipërpërmendurve. Si ka mundësi që të gjitha të këqijat që i kanë ardhur popullit dhe vendit tonë të dashur u dashkan kërkuar pikërisht tek ata të “sigurimit shqiptar”, ndërkohë që askush nuk ka shtruar asnjëherë qoftë dhe shkarazi problemin e rëndë të atyre personave të cilët të veshur dhe me pushtet, janë vënë në shërbim të atyre Shërbimeve Sekrete, të cilat vetëm qëllime të mira nuk kanë pasur ndaj shtetit shqiptar. Kush janë përfituesit më të mëdhenj të kësaj strategjie të mirë menduar për të denigruar Shërbimin e vendit, duke goditur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij duke sulmuar asetin më të çmuar të tij, dhe në të njëjtën kohë duke larguar përherë e më shumë vëmendjen ndaj rrezikut real dhe më të madhe ndaj interesave kombëtare, që janë bashkëpunëtorët e Shërbimeve të huaja në Shqipëri…?

Nëse kjo klasë politikanësh, intelektualësh dhe nacionalistësh dëshiron vërtet të mbetet dhe të kujtohet në histori se kanë bërë diçka për vendin e tyre, le të angazhohen publikisht dhe politikisht për të kërkuar hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Shërbimeve të huaja në Shqipëri, që janë dhe personat që vërtet cenojnë interesat kombëtare, dhe atëherë do i kenë bërë këtij vendi shërbimin më të madhe dhe më të rëndësishëm që i është bërë ndonjëherë që nga lindja e tij.

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
3 Comments
  • mire keta qe kane qene komuniste po dhe forcat e tjera qe deklarohen te persekutuara si nuk e kerkojne hapien e dosjeve. Si balli kombetar, legaliteti, demokristianet e shume te tjere apo ka pasur me shume nga ta spiune dhe bashke puntore te sigurimit se nga radhet e komunisteve . Kur do hapen dosjet te shekojme e degjojme gallate sa jane gjalle keta zvaranike dhe lakuriq nate se po vdiqen dosjet skane me vlere dhe keshtu mbulohen keta mutre me nje gur vari tek koka.

  • te gjithe e kane kerkuar hapjen e dosjeve,jo per tjetergje po vetem qe e verteta te njihet!
    PS.cka kuptoni ju me shprehen tuaj ,qe deklarohen te persekutuar,? Mos doni edhe keto pesekutime me i mohuar?
    Revizionizmin cdo kohe e keni alpha e omega?

  • Lili .Ndoshta keta jan denuar por kur shteti te quan “armik”dhe ti i sherben si mi birrucash dhe shokeve te tu ju del deshmitar dhe marin denime si 12 vjet kjo nuk shkon per mu keta sjan te persekutuar por pa karakter provoe njeher mbi shpin pastaj jep mendime apo konkluzione .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *