Dossier/ Ushtria ’80, roli i komandantit, komisarit dhe sekretarit të partisë

DITA Online

Flet Hetem Halili: Roli i partisë në ushtri. Asnjë komandant nuk vendoste pa komisarin

Nga Leonard VEIZI

 Të gjitha repartet e Ushtrisë Shqiptare, duke filluar nga batalioni e deri tek njësitë e mëdha si brigada, divizioni apo korpusi, kishin në drejtimin e tyre dy titullarë: komandantin dhe komisarin. Nëse do të merrej një vendim që kishte të bënte me njësinë ushtarake, ai duhet të ishte i përbashkët. Ndërsa për të trajtuar mënyrën e vendimit e veprimit ishte Komiteti i Partisë. Në villim të vitit 1975, në komandën dyshe të drejtimit do të shfaqej edhe një i tretë, i cili ishte: sekretari i partisë. Vendimi që duhej të merrej për njësinë, këtë herë duhej të ishte i përbashkët nga të tre. Por kjo vazhdoi vetëm 7 vite. Në fund të vitit 1982 sekretari i partisë do të zbriste një shkallë më poshtë dhe ai nuk do të ishte aq vendimmarrës. Por gjithsesi, në Komitetin e Partisë, ku shoshiteshin të gjitha vendimet, sekretari nuk e humbiste fuqinë e tij. Në këtë mënyrë një komandant ushtarak ishte i rrethuar nga dy punëtorë partie. Në të gjitha rastet, një komandant ishte i kontrolluar në vendimet e tij jo vetëm nga komisari dhe sekretari i partisë, por mbi të gjitha nga Komiteti i Partisë.

Hetem Halili në karrierën e tij ushtarake ka punuar më së shumti si punëtor partie, në postet e zv.sekretarit, sekretarit apo komisarit. Nga arsimi i mesëm dhe i larti ka marrë njohuritë mbi artin ushtarak, por ka mbaruar dhe Universitetin e Tiranës në degën e Histori-Gjeografisë. Ndërsa më pas ka vazhduar kursin njëvjeçar “Historia e Mendimit Filozofik”. Në vitin 1954 del oficer, ndërsa emërimi i tij i parë përkon me atë të komandantit të togës në njësinë e Kavajës. Më pas punon me rininë në ishullin e Sazanit dhe në Vlorë, ku i përket uniformës së Flotës Luftarake Detare. Do të punonte në këto dy vende për 14 vjet rresht. Në vitin 1969 kalon si shef i aparatit politik, zv.komisar brigade, instruktor i përgjithshëm në Drejtorinë Politike, komisar i Brigadës së Parë, zv.sekretar i Komitetit të Partisë së Korpusit të 7-të me qendër në Burrel, komisar i Korpusit të 7-të dhe (pas shkrirjes së korpuseve) komisar i Divizionit të Librazhdit.

Hetem Halili

Përse duheshin komisarët në ushtri?

Përgjegjësia kryesor e një komisari ishte edukimi. Pa këtë edukim dhe përgatitje psikologjike nuk mund të kishte një ushtri të disiplinuar. Komisari ishte anëtar i komandës me të drejta të plota, si dhe komandanti. Por ai kishte dhe funksione partie. Ndërsa për punët ushtarake një komisar përgjigjej njëlloj si komandanti.

Ndërkohë ushtritë perëndimore nuk e njihnin këtë strukturë?

Edhe në ushtritë e vendeve perëndimore kishte në organikë një person që merrej me anën psikologjike. Në këto ushtri rolin e komisarit e luante prifti. Në këtë mënyrë ishin pikërisht priftërinjtë të cilët luanin rolin e përpunimit psikologjik.

Cilat ishin të drejtat e komisarit në komandimin e njësisë?

Komisarët dhe komandantët ishin me të drejta të barabarta dhe nuk vareshin nga njëri-tjetri. Sejcili prej tyre kishte funksione të veçanta e specifike. Por për çështjet ushtarake, gjithsesi, fjalën e fundit e kishte komandanti. Ndërsa për edukimin, përgjegjës kryesor ishte komisari. Por asnjëherë nuk mendohej që komisari të mos merrej me anën ushtarake dhe komandanti të mos merrej me anën e edukimit. Përkundrazi kërkesat teorike e praktike ishte që të dy të merreshin me të dyja çështjet.

Si veprohej për të marrë një vendim?

Vendimet diskutoheshin në Komitetin e Partisë, por vetëm kur e lejonte situata luftarake. Në të kundërtën të dy së bashku vepronin si një komandë unike. Qoftë dhe njëri prej tyre merrte vendim dhe hidhte trupat në luftë. Por në fund gjithçka duhej të raportohej në Komitetin e Partisë. Në rast konflikti mes dy krerëve, urdhrin përfundimtar e jepte komandanti.

Komandanti dhe komisari kishin të njëjtën përgatitje?

Diku në vitet ’70-’75 doli një vendim, i cili detyronte që nga komandant e komisar brigade e sipër të kishin patjetër Akademinë Ushtarake, pasi presupozohej që të dy duhet të kishin të njëjtat njohuri ushtarake. Vetëm në këtë mënyrë komisari ishte po aq afër sa dhe komandanti në njohuritë mbi artin ushtarak dhe drejtimin e njësisë.

Nëse komandanti vritej në një situatë lufte, cili duhej të merrte komandën?

Në rast lufte, nëse komandanti vritej, komisari merrte frenat për sa kohë në krye të detyrës nuk ishte shefi i shtabit. Nëse shefi i shtabit ishte po as afër komandës, atëherë vendimet merreshin të përbashkëta, nga ai dhe komisari. Komisari urdhëronte i vetëm nëse shefi i shtabit ndodhej me detyrë më larg. Në kohën që shefi i shtabit vihej në krye të njësisë, komisari kalonte në pozicionin e tij.

Po sekretarët e partisë çfarë roli kishin në ushtri?

Në vitin 1975 u futën në komandë dhe sekretarët e partisë. Vendimi duhej të ishte i përbashkët. Por në fund të vitit 1982 ata u hoqën. Kushtet e reja të krijuara bënë që forca e tyre të binte.

Ndërkohë ju keni punuar shumë edhe me rininë?

Kam punuar 14 vjet me rininë në ushtri. Ashtu sikurse në terren, edhe në repartet ushtarake rinia ishte e organizuar dhe aktivizonte një aktivitet të dendur edukativ sportiv. Kishte një kohë të lirë në ushtri që ishte një orë e gjysmë që quhej “ora e kulturës masive”, e cila shërbente për të organizuar aktivitete. Përveç aktiviteteve sportive organizoheshin dhe mbrëmje tematiko-dëfrimi, ku kishte dhe vallëzime dhe koncerte me këngë. Një punë e madhe bëhej për librin. Një reparte edhe tre ushtarë po të kishte do të kishte një bibliotekë me literaturë politike dhe artistike. Bëhej një punë nxitëse për të lexuar. Një nga këto lëvizje ishte dhe ajo e “miku i librit”. Kishte organizata që shpalleshin “organizata shembullore” ata të rinj që lexonin më shumë se 10 libra të karakterit artistik merrnin nga një distinktiv. Kishte literaturë lindore, por dhe perëndimore, madje dhe amerikane. Nuk është se literatura e Perëndimit ishte e censuruar. Por jo e gjithë literatura perëndimore mund të përkthehej. Ajo përzgjidhej. Jo vetëm që nuk ishte nevoja, por nuk ishin dhe mundësitë financiare për të përballuar një volum të tillë botimesh.

A kishte aktivitete të llojeve të tjera?

Mbaj mend dy aktivitete me përmasa të mëdha. Një marshim i rreth 600 të rinjve të shkollave të mesme të Vlorës, të cilët kaluan nëpër Tragjas-Tërbaç-Kuç-Smokthinë-Drashovicë-Vlorë. Ishin pikërisht këto vende ku kishte kaluar Brigada e 5-të Sulmuese. Në dy pikat e këtij marshimi në Bramishnje të Tërbaçit, ku ishte themeluar Brigada e 5-të, me marshuesit u takua e foli ish-komandanti i Brigadës, Shefqet Peçi. Ndërsa në Smokthinë ata u takuan me Ibrahim Dervishin, ish-mjekun e kësaj brigade dhe pas Çlirimit ministër i Shëndetësisë. Marshimi i dytë kishte të bënte me rininë e reparteve të Fierit. Kjo ndodhi pas leximit të librit “Lumi i Vdekur” të shkrimtarit Jakov Xoxe. Këta të rinj marshuan përgjatë rrjedhës së lumit të vdekur.

Po nga ana e të rinjve kishte iniciativa që trumbetoheshin?

Në atë kohë rinia merrte disa iniciativa revolucionare që përmblidheshin në dy drejtime: në atë të kursimit, për ta bërë ushtrinë sa më pak të kushtueshme, dhe së dyti në përvetësimin e teknikës luftarake, duke zotëruar çdo njëri prej të rinjve 2-3 detyra të ndryshme. Kjo vlente për të patur mundësinë që në rast lufte kur një pjesë e efektivit të mund të asgjësohej, të veprohej përmes zëvendësimeve. Këto ishin iniciativa të cilat merreshin si shembull në të gjithë ushtrinë.

Cili ishte niveli i ushtarëve në vite?

Në fillim niveli kulturor i ushtarëve ishte problematik. Kishte shumë analfabetë. Për këta analfabetë, ora e kulturës masive ishte kthyer në një shkollë tri herë në javë jepej mësim nga oficerët. Dhe kur mbaronin ushtrinë ata merrnin dhe dëftesën dhe kishin mbaruar klasën e dytë të shkollës fillore me qëllim që të kishin mundësi të vazhdonin sërish shkollën kur të ktheheshin në fshatrat e tyre dhe të paktën të ishin me arsim fillor. Ndërsa pas viteve ’60-të situata ndryshoi sepse tashmë ushtarët vinin me arsim 8-vjeçar apo të mesëm. Kishte një potencial të madh intelektual, sepse në këtë mënyrë ushtari përvetësonte më shpejt teknikën luftarake.

Ushtarët edukoheshin apo indoktrinoheshin?

Unë them se një nga drejtimet kryesore ishte dhe edukimi atdhetar, për të cilën bëheshin aktivitete të shumta e të larmishte siç ishin takime me veteranë, vizita në vende historike dhe muzeume, takime me heronj e familje dëshmorësh, marshime në rrugët ku kishin kaluar formacione të ndryshme partizane. Por ushtarët duhet të njiheshin dhe me disa shtëpi-muze që i përkisnin regjimit të vjetër. Ishte rekomanduar që në çdo fshat të rruhej nga një e tillë, e cila të ishte ndërtuar me kashtë dhe kallama. Kjo bëhej që ata të njiheshin me mënyrën e jetesës përpara se në pushtet të vinte Partia e Punës.

 

VETËVRASJA

Enveri kërkon përgjegjësinë e komisarëve

Edukim nëpërmjet ideologjisë komuniste. Kjo ka qenë detyra e një punëtori partie në ushtri. Por Hetem Halili thotë se në fakt ushtarët shqiptarë, përpara se të edukoheshin me ideologjinë komuniste, edukoheshim me frymë patriotiko-atdhetare. Sipas tij, një komisar duhej të ishte shumë afër ushtarit dhe të gjendej pranë nëse ai kishte një problem që kishte të bënte me atë vetë apo me familjen e tij. Madje për të përballuar këtë hallkat ishin sofistikuar së tepërmi, pasi përveç komisarit dhe sekretarit të partisë kishte dhe oficerë të quajtur “përgjegjës rinie”. “Më kujtohet që në vitin 1973 vetëvritet një ushtar. Në atë kohë unë isha me detyrë në Drejtorinë Politike. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë i dërgohet një relacion Enver Hoxhës, ku i thuhet që ushtari ishte me përbërje jo të mirë politike dhe se ishte pa prindër, pasi ata i kishin vdekur. Enver Hoxha bëri këtë shënim në letër: “Ç’janë këto monstruozitete. Përse këtij ushtari nuk iu bë nënë dhe baba partia? Po komisari i repartit çfarë bën? Përse nuk merret me jetën, hallet dhe shqetësimet e ushtarëve?” Kështu që puna e komisarëve ishte e madhe, pasi mbi të binte bara e madhe e edukimit dhe përgatitjes psikologjike të ushtarit”, thotë për gazetën “Telegraf” ish-komisari i Korpusit të 7-të, Hetem Halili.

 

Baza ushtarake ne ishullin e Sazanit

RINIA

Jeta në ishulln e izoluar

Një nga pikat më të izoluara të ushtrisë ka qenë ishulli i Sazanit. Jo vetëm ushtarakë të flotës detare, por dhe ata të artilerisë, këmbësorisë apo armëve të tjera ishin larg qytetërimit dhe zonave të banuara. Për të aritur në qytetin e Vlorës, duhej të hipje në një traget të vogël, i cili qarkullonte midis dy brigjeve, duke transportuar dhe ushqimet e radhës. Ndërkaq një anije-cisternë depozitonte në ishull vazhdimisht ujë të pijshëm importuar nga Uji i Ftohtë. Në këto kushte jeta e tyre bëhej më e vështirë. Por Sazani në njëfarë mënyre ishte kthyer në një qytezë të vogël, ku shumë nga oficerët ishin të detyruar të banonin dhe me familjet e tyre. Hetem Halili, thotë se për ta bërë jetën në ishull sa më të larmishme, zhvilloheshin shumë aktivitete argëtuese:

Atëherë kishte organizata rinie në çdo repart. Çdo batalion apo grup kishte një oficer përgjegjës rinie funksionar që merrej me organizimin e tërë aktiviteteve. Ashtu sikurse deri në Drejtorinë Politike kishte një degë që quhej “Dega e rinisë”. Të gjitha këto hallka drejtonin punët e rinisë për nevojat e edukimit. Atëherë organizata e rinisë bënte atë që quhej “jetë rinie”. Një herë në muaj bënte mbledhje ku diskutohej për karakterin ushtarak dhe ideologjik. Dhe të prirjeve që kishte rinia, për disiplinën për gatishmërinë, për konceptet që shfaqeshin që në atë kohë i quanim të huaja të prapambetura apo që nuk i përgjigjeshin kohën. Pra, gjithçka që shqetësonte rininë. Në atë kohë bëhej një punë e madhe dhe me organizatat e rinisë në terren. Bashkëpunimi në ushtri me atë të terrenit. Beheshin takime për këtë punë. Mbrëmjet tematiko-dëfrimi të përbashkëta për të stimuluar të dalluarit, ku përveç këngëve e vallëzimit edhe recitohej. Kështu ishin dhe aktivitetet sportive. Në atë kohë ky aktivitet cilësohej nga ne jo vetëm si një kalitje fizike, por në këtë mënyrë ushtarët kalonin dhe kohën në mënyrë të kulturuar. Në Sazan ne kishim stadium mjaft të mirë, madje dhe me tribunë. Por vinin në repartet ushtarake autokinematë që shfaqnin filma. Kjo jepej edhe për terrenin, pasi lajmëroheshin të gjithë për të parë shfaqen. Ushtria kishte një kinema moderne në Sazan dhe dy herë në javë jepeshin filma. Kështu edhe në ato kushte të vështira që ishte Sazani, mundohej që jeta të bëhej sa më e lirë. Kjo vlente dhe për atë që cilësohej “Ushtria shkollë”. Kështu, ushtria i burrëronte ata, sepse u shërbente dhe disiplina apo rregulli për punë. Flota ditën e shtunë e kishte një model të veçantë që quhej “Dita për jetgjatësinë e anijes”. Në këtë mënyrë anijet e flotës shqiptare dhe pse të një modeli të vjetër, arritën të mbaheshin në gatishmëri”.

Leonard Veizi/ DITA

Share This Article
24 Comments
  • Prifti dhe Komisari!=njelloj.
    Dy emra,dy filozofi,dy karaktere,dy mendime,dy ide…dhe dy praktika krejtesisht te barabarta.
    PSE ?
    Prifti,ka thene e vazhdon te thoje:”Bej si them une,mos bej si bej une”….po keshtu dhe komisaret,militantet e partise.
    Komandantet,oficeret e thjeshte e profesioniste e punetore,kane patur kete devize,kete ide,”Shiko ketu,bej si bej une;hajde ta bejme se bashu”.
    Iu lutem atyre qe kane aftesine,tagrin,pra nivelin e duhur,padyshim dhe deshiren ,te marrin pjese ne kete diskutim me vlere!

    • Kesaj i thone “shan i dhjeri te permjerin”!
      Shajne rolin e komisareve ne ushtri,por harrojne se sot te gjithe ministrat dhe deputetet jane me keq se komisaret,pra jane me keq se “Lenka Cukot dhe Pali Miskat”!
      E ashtuquajtura demokraci sot quan normale qe ministri te jete funksion politik!
      Pra caktohet minister Mbrojtjeje nje AKTOR,nje Financier,nje mesues,apo nje HAJDUT!
      Caktohet minister Drejtresie nje AKTOR,minister i Brendshem,nje Hidraulik,minister Finance nje mesues Anglishteje,kryeminister nje MJEK apo me keq nje PIKTOR!
      Te gjithe keta “LOLOT”,qe nuk ia kane haberin puneve te shtetit e cuan Shqiperine ne humnere sot!
      Kulmi i ketyre rrumpallave ishte caktimi si bashkekryetar te komisionit te hartimit te Kushtutes aktuale te dy veteve,qe jo vetem nuk ia kishin haberin jurisprudences,por ishin ne kete fushe IDIOTE!
      Nje shkrimtar dhe akoma me keq nje AKTOR ishin keta fare bashkekryetaret e ketij komisioni!
      He me thoni ju kur ishte me mire,atehere me komisaret apo sot me keta palo ministra karagjoze?

  • Hetemi s’rri dot pa evidentuar se ç’ka qenë – a moj e shkreta nostalgji . Edhe ca kohë më parë , po në këtë gazetë na numuronte detyrat e larta që kishte kryer .
    Po si s’u lodhe more shoku komisar ?!
    Një gjellë bajate kjo që servir Hetemi , për njëmijë e një arësye ; janë ato masa idiote me tre koka – sekretar , komisar , komandant , që shpartalluan ushtrinë .
    Gjatë Luftës , komisari partizan ishte më i miri midis partizanëve, në paqe vëndet e sekretarit e të komisarit , u dominuan nga intrigantët !

  • Pas heqjes se gradave,vrasjes se Beqir Ballukut,,ushtria u be Han pa Porta..Komandanti,Komisari,Sekretari partise,Shefi Sigurimit.Repart pune kam qene,po them qe sikur te na conin ne kufi,90% do arratiseshin,vetem sekretari partise nga Devolli dhe kapterri magazines nga Skrapari do qendronin ne reopart.

    • O demo mavria,po kush te linte ty ne repartet luftarake o krric!
      Po ti me kazem e lopate ke qene dhe dihet se cfare mutrash ishit ju!
      Se si ishte ushtria atehere nuk e di ti,por ne qe mbanim gjalle ate force gjigande,qe i sherbeu atdheut me besnikeri dhe kete e vertetoi pas ndryshimeve te 90-tes,qe ushtria nuk hapi zjarr kunder popullit dhe nuk beri grusht shteti kur i kishte te gjitha mundesite!
      Komisar atehere caktohej kryesisht cdo ushtarak i pa afte si komandues,pa Akademi Ushtarake dhe qe merrej me shume me spiunimin e komandanteve!
      Une si komandues ne ushtri,me shume vuaja nga padrejtesite dhe survejimet e komisareve se sa te sigurimit!
      Ndersa tani keta zorraxhinjte e medias marrin ne interviste pikerisht keta lamashe,qe nuk kane bere asgje te mire per ushtrine vecse spiunonin koleget e tyre!

      • Antonio , po ti ke qene ne ate marshimin qe bente rinia ne gjurmet e brigades 5-te sulmuese , ku paskeshin takuar dhe ish komandantin Shefqet Peçi i cili si “strateg” i madh i artit luftarak do te kete treguar se si e vrau partizanen e re dhe te bukur Ramize Gjebrene se kishte simpati per nje partizan te ri Zaho Koka!!!????

        • Ti oficeri pensionist,qe paske qene ne ushtri deri ne vitin 2001,pra te paska mbajtur banda e Sali Berishes pas vitit 1993 kur u spastrua ushtria nga ushtaraket me te zote,me te ndershem e me besnike ndaj atdheut,ke qene o i pa afte,o spiun i shokeve te tu,o hajdut,o armik i ushtrise!
          Fakti,qe pas 93-shit u grabiten depot e ushtrise kur ishit ju lamashet ne sherbim dhe pastaj ne 97-ten u hapet vete depot per te justifikuar vjedhjen kolosale te armatimit dhe municioneve,verteton ate se ju ishit dordolecet plehra te ushtrise!
          Dhe ke surrat ti zorraxhi te flasesh per komandantet apo komisaret e kohes tone!
          ZAGAR i armikut Berisha ke qene,o kellire e ndyre!

          • Feniks !
            Nuk po mar mundimin te te ofendoj sepse edhe kete nuk e meriton.
            E kam filluar ushtrine qe 14 vjec,kam mbaruar dy shkolla te mesme,shkollen per oficer dhe universitetin ing.elektronike.Kam punuar 37vjet oficer dhe po te them qe aty ku kam qene une as ne 93 dhe as ne 97 nuk u prek armatimi dhe paisjet.Ato qe shkruja me lart jane te verteta te pelqejne apo ste pelqejne ty.Kam pasur fatin te mos bej kerkese e te mos jem ne anetar partie prandaj duke qene dhe specialist mbeta ne ushtri deri ne 2001.Ty te dogji fjala se komisaret dhe sekretaret e shkaterruan ushtrine por kjo eshte e verteta.Nese ben pjese ne ate grup nuk te ndihmoj dot.

        • O Fidel Cari!
          Une nuk kam qene lindur ne ate kohe,por pas 90-tes kam qene ne “marshimin” e divizionit te prostitutave shqiptare qe mesyne tregun e semaforeve neper bote dhe konkretisht isha tutor i gruas dhe vajzes tende!
          Te them te drejten me kane nderuar se miniera e tyre nxirrte flori!
          Ta gezosh lap-topin qe perdor sot ti dhurate nga puna e tyre e lavdishme ne sherbim te Zaho Kokeve europiane,ne gjurmet e Ramizese se bukur!

  • E pse duheshin komisaret injorante, nga klasa punetore, te nderhynin ne punet e komandanti.Heqja e gradave dhe vendosja e komisareve e moren ne qafe dhe e degjeneruan ushtrine dhe figuren e oficerit si specialist ne fushen e mbrojtjes e te reparteve speciale.
    Kam qene oficer nga 1964 deri 2001 dhe keto qe thashe me lart i kam jetuar vete prandaj mos vazhdoni akoma si qemoti…

    • Ti oficeri pensionist,qe paske qene ne ushtri deri ne vitin 2001,pra te paska mbajtur banda e Sali Berishes pas vitit 1993 kur u spastrua ushtria nga ushtaraket me te zote,me te ndershem e me besnike ndaj atdheut,ke qene o i pa afte,o spiun i shokeve te tu,o hajdut,o armik i ushtrise!
      Fakti,qe pas 93-shit u grabiten depot e ushtrise kur ishit ju lamashet ne sherbim dhe pastaj ne 97-ten u hapet vete depot per te justifikuar vjedhjen kolosale te armatimit dhe municioneve,verteton ate se ju ishit dordolecet plehra te ushtrise!
      Dhe ke surrat ti zorraxhi te flasesh per komandantet apo komisaret e kohes tone!
      ZAGAR i armikut Berisha ke qene,o kellire e ndyre!

    • Jeni shume i sakte, shkaterrimi i ushtrise ishte heqja e gradave dhe vendosja e oficereve me shkolla te lira dhe pa akademi ne poste kyce. Kjo ishte me pasoja katastrofale. Kina e Maos e kuptoi shpejte kete gabim dhe nderruan rruge, kurse ne i qendruam kesaj ideje shkaterruese…

    • O ofiqeri pensionist!
      A nuk na thua pak se cfare ke bere ti nga 93-shi e deri ne 2001 kur te paskan hedhur ne koshin e plehrave si limon i shtrydhur?
      Per cfare te paskan mbajtur ty ne ushtri kur ne ate kohe qe ishe ti ushtria u shkaterrua ne themel,u vodhen dhe o shkaterruan armatimi,municionet dhe e gjithe teknika luftarake?
      Pse nuk na e thua konkretisht se ne cilen arme,sherbim dhe ne cilin repart ke qene,qe te te gjykojme se ti nuk paske qene hajdut dhe bandit si shumica e atyre qe i sherbyen Sali Berishes?
      Na thuaj konkretisht se per cfare te mbajten ty ne ushtri kur ushtri nuk kishte,vecse per t’u bere mburoje e grabitjeve masive?
      Te gjithe ushtaraket qe u mbajten ne ushtri nga Sali Berisha u deshen qe te mbulonin grabitjen a pasurive te ushtrise,se asnje nga ju kermat e felliqura nuk keni denoncuar asnje vjedhje e asnje lider urdher dhenes hajdut!
      Na thuaj o MORR i Zi se cfare paske bere ti nga 93-2001 per forcimin e ushtrise?
      Ta them une:Ke qene o hajdut,o maskara,o bashkepuntor me hajdutet e maskarenjte!
      Ti dhe te tjeret si ty duheshin nxjerre para gjyqit ushtarak dhe te denoheshiut me burgim te perjetshem se armet qe ju i lejuat te vidheshin kane vrare me mijra njerez brenda dhe jashte vendit!
      Krimi qe sot ekziston eshte pjella e juaj,ndaj boll na cave trapin e na ben politike me komisaret e sekretaret,se jeni ju armiqte e Shqipoerise!
      Hyyyyy VRROME e zeze,qe na del ketu e na tregon dipllomat tua ti sot!
      Te dhjefsha dipllomat,o hajdut i ndyre!

  • Keq me vjen per ata kudro te zote qe sherbyen per popullin te katandisen nga ky artikull si njerez pa vlere. Kjo vjen se mungon trasparenca politke e kohes se komunizmit.
    Nuk eshte vetem keshtu sic e trgon ky ish kuadro politke i FA.Nuk eshte gjithashtu sic e propogandoj Pd me Saliun kur erdhen ne pushtet .
    F.A si dhe gjithe strukturat politke e administrative te shtetit kishin kuadro te kualifikuar e specialiste te fushave qe ne kushtet e nje politke te mbyllur realizuan ate qe ishte e mundur .Kishim kuadro te zote por dhe specialiste te zot sic kishte dhe mbushesa e te paafte .
    Mbas 1966 .Hoxha ndryshoje katerciperishte konceptin e komandimit e te drejtimit te shtetit shqiptare .Futi kontrollin partiak mbi kedo e per gjithcka pamvarsishte postit e aftesive .Veprime te tilla behem vetem kur Njeshi ka frik nga grushti i shtetit .Ata qe mund ta benin kete ,sic tregojne dhe eksperiencat boterore ,jane ushtaraket dhe aparatet burokratike shteterore. Haxha duke ju trembur ketyre dy strukturave shtriu influencen e tij duke i dubluar me njeriun e partise ne cdo qelize te strukturave shteterore e ushtarake .Komisari dhe sekretari i partise u be figura me e besuar e komunizmit shqiptare. Komandantet dhe gjithe kuadrot drejtues ne aparatin shteteror ishin me puntoret qe perballeshine me veshtersit e sistemit per te realizuar ato vendime qe merrte partia .Dajaku binte mbi ta ndersa
    e komisaret e sekretaret beni rolin e gjukatesit kur punet nuk shkonin mire .Keto nuk i ze ne goje Hetem Halili se keshtu u edukua nga partia qe sot nuk arrin te kuptoje tragjedine komuniste .
    Te mos zgjatem se kjo nuk eshte teme qe preokupon popullin tone .Sot ne kemi struktura te ngritura ose te konceptuara mbi bazen e sistemit demokratike pavarsishte nivelit te arritur .Qe te mos gabojme e te ndjekim ate kulture qe i sherben me mire vendit ne duhet te thellohemi ne radhe te pare ne ato struktura organizative e sherbimi qe jane me te efektshme ne kushtet e demokracise .
    Nje komandant apo nje kuadro drejtues i shtetit i zoti jane thesare ne gjirin e popullit per interesat e kombit. Sot boten nuk e komandojne figurat drejtuese te kupolave shteterore por kapacitetet intelektuale te gjithe fushave te shkences e teknologjise .Shtetet potencjalishte te fuqishem qe jane sote kane punuar dhe investuar te krijojne ate shterse inteligjente pa te cilen nuk mund te realizojne qellime te tyre politike .
    Ne ku futemi? As te mos e marrim mundimin te flasim per kete tem kaq te rendesishme per nje popull qe eshte ne bishtin e prapambetjes.Jane pikerishte ato struktura te ngritura qysh ne komunizem qe e ndaluan zhvillimin teknologjike e intelektual te vendit.
    Historia e jon edhe pse me paqendryshmeri per prespektiven e vendit tregon se jane bere gabime te medhaja trashanike . Arritem dicka kur bashkpunonim me partneret Sovjetike dhe me pas ndryshuam e ram ne partneritet Kinez .Arritem dicka qe te mos mbeteshim mbrapa teknologjikishte e intelektualisht dhe u vet izoluam nga bota ku shkenca e teknologjia po bente mbrekullira .Nga vitet 1974 kapacitetet tona jo te plota ne fushen e shkences dhe tenologjise po shteronin si rezultat dhe i mungeses se partneritetit boteror .Mbyllem syt e medjen duke ja lene vendit injorances dhe paaftesise dhe nuk kapem tendencen e zhvillimit ne te gjitha fushat .91 i demokracise qe erdhi me mbetjet me te keqija te komunizmit vulosi perfundimishte kete tranzicjon te dhemshem e te dhunshem qe mbizoteron kudo .
    A emi sot institucjone te specializuara qe te orjentojne politkat tona te zhvillimit. Eshte per te ardhur keq se dhe ato pak baza shkencore u shkaterruan dhe sot mendjen e teknologjise e te shkences e kerkojme gjetk.Sa her kemi mjergull per tu dhem pergjigje mistereve u drejtohemi specialistve te huaj .Edhe pse ka kaluar 3 fishi i kohes ne demokraci, me ate te partneritetit te meparshem, ne jemi akoma ne stadin primitiv te zhvillimit teknologjike e intelektual .
    Politika shqiptare nuk mendoj per te kapur kohen e humbur nga regjimim komuniste por ngriti struktura me brumin qe ishin ndeshkuar nga komunizmi dhe klientelat politke e farefisnore .Haroj mendjen, se nuk u duhej e u prishte planet, per te sunduar mbi brezat e opaafte qe ishin e do te vinin .Nuk planifikuan qe sistemi i arsimimit te behej i diferencuar por hapen pambarim si kerpudha Universitete partiake qe te kishin influencen mbi votuesit .Edhe ata pak kuadro qe shkonin per studime jashte shtetit ishin te preferuarit e politikes e nuk shkolloheshin talentet qe do te krijonin bazen e re shkencore ne vend .Ulurijme sot se nuk kemi specialista . Bile dhe disa qe kane dicka te japin nuk stimulohen brenda vendit por i detyron kjo politke idiote te largohen nga vendi .Nese do qe nje komb te zhduket mbylli dyert e shkollimit e te edukimit bashkohor .
    Nuk jam kopetent te gjukoj sistemin arsimor te ngritur. Konstatoje se edhe pse kane kaluar 28 vite krejt ndryshe nga komunizmi mungojne talentet ne fushen e tenologjise e te shkencave .Kur ballafaqohesh me kuadro te ndryshem e politikane te mbysin dipllomat e gradat shkencore .Rezultati .I shikojme e degjojme kur na befasojne se shumica e tyre jane te pavlefshme dhe populli i paguan si shkenctar.
    Pra si ne komunizem dhe ne demokraci shqiptaret vazhdojne te sillen njesoj me mendjen qe i dim te gjitha. Te na rrojne partike politike qe majmen nga dita ne dite packa se catia e vendit eshte me bira qe sa ze njeren hapen 10 te tjera .Keshtu do te vije dita qe kombi gradualishte te mbetet pa koke inteligjente e pa rruge shpetimi per te qene i pavarur nga bota e qyteteruar ose ne krahe te tyre.
    Sot ka shume eksperienca e modele por ata komisaret e sekretaret e partive qe permendi Halil jane akoma e mos me keq ne Shqiperine postkomuniste moderrne. Shpetimi eshte vetem investimet e popullit nepermjet shtetit te trurit shqiptare qe sa po vjen e po fishket e rrudhet .

  • O Demo “demokrati”nuk eshte fare e vertet se 90% e ushtareve arratiseshin po ti conin ne kufi.Demo ziu nuk di gje sepse ushtar pune i xhenjos ka qene.Eshte shume e vertet se vendosja e komisareve dhe aq me teper e sekretareve te Partise ne ushtri dobesoj shume disiplinen ushtarake dhe organizimin e drejtimit te reparteve ushtarake.Komandantet kane qene kuadro kopetent me dije te larta ushtarake njerezor dhe me autoritet absolut.Komisaret qe merrnin gjysmen e pushtetit te drejtimit te repartit pa perjashtim ishin te pa afte e servila.Puna e vetme e tyre ishte te raportonin per Komandantin.Ishte njesoj si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv me Sekretarin e Komitetit te Partise.Punen e bente Kryetari dhe Sekretari vetem rapotonte.Malsori Boston.

  • NJe pyetje kisha per ty Malsor te Bostonit; Dakort qe nuk do te ikshin 90% te ushtareve , por ndonje qe do ikte a do ti’a zbrazje nje karikatore ne trup atij djali te ri ???????? Ajo ushtri nuk qe per popullin por per te mbrojtur partine e xhaxhin enver!!!!!!!!

    • Po sot o Fidel rrote Cari kush e mbron popullin tone trim e sy patrembur qe ka marre rruget e kurbetit nga syte kembet duke lene prinderit pleq te vetem sa qe edhe kur vdesin nuk ka kush t’i varrose?
      Po sot more qelbesire pse nuk proteston ti dhe opozita jotre per buken qe prodhohet me miell kanceroz serb?
      Po ujin qe te furnizojne try dhe eshte i pa pijshem por ta shesin si te pijshem bile edhe me cmimin skandaloz afersisht sa energjia elektrike?
      Po per keto fajin socializmi ta ka qe hesht e nuk proteston,por ngrihesh per te thene “RAMA IK qe te vije Basha”?
      Ngrihu per hallet qe ka sot populli dhe do me kesh edhe mua prapa,por jo per te ikur Rama qe te vije FLAMA!

  • Hajde lexo komente plot bruckulla dhe pallavra te ketyre duke qene i sigurte qe disa nga keta „komentatore“ budallalleqesh kane qene ne ushtrine popullore shqiptare.

    Roli i komisarit politik eshte nej rol i vecante, nje rol qe kerkon formim dhe botekuptim te gjithanshem.
    E mbani mend romanin „Komisari Memo“ te Agollit? Lexoni ate dhe do te merrni nje pasqyre me te sakte per komandatet e tipit Rrapo.
    Ja kishe nje „komandant te madh“ si Mehmet Shehu, por staturen e Enver Hoxhes ai nuk e arrinte asnjehere. Ja kishe nje Shefqet a Mysmil Peza por a mund te arrinin ata steken e ngritur aq lart nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia?

    Komisaret politike pervec formimit te tyre ushtarak kishi dhe formim civil dhe filozofik qe i bente ata njerez me formim te gjere qe dini se c`thonin dhe vendosnin.
    Nuk po jap me shembuj me emra, por ato daljet e gurmazit nga komandante te tipit Rrapo, komisareve as nuk u shkonin ne mendje. Ishin fjalet e tyre plot qetesi qe te benin te mendoje per efektin dhe analizen e tyre.

    Ne intervencionin nga 14 shtete kunder Rusise socialiste ne kohen e Leninit ne fronte dergoheshin komisare te tipit Trocki qe kthenin me fjalet e tyre tere situaten ne front. Me komisaret e kuq mbahej morali i trupave aq lart sa ushtari sovjetik hidhej linte jeten ne mbrojtje te idealeve te tij.

    Ka ekzistuar nje urdher i Komandes se Larte Gjermane (Wehrmacht) qe „komisaret politike te Ushtrise se Kuqe“ te pushkatoheshin ne vend ne momentin qe kapeshin rob. Pra jo komandentet, por komisaret politike sepse, ata ishin jo vetem kundershtare me arme, por edhe kundershtare ideologjike qe mbanin lart moralin ne dite te mira dhe te keqija.

    Fjala dhe morali mbajti te pathyer Leningradin e rrethuar nen dimirn rus per 872 dite. Po ashtu betejat e tjera ne Luften e Dyte as nuk mund te fitoheshin pa fjalet dhe ngritjen peshe te zemrave te ushtarave sovjetike nga komisaret politike si Zhadanov, Hrushov, Brezhnjev dhe te tjere dhe te tjere qe u bene me vone Sekretare te Pergjithshem te partive komuniste, ashtu si Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia tek ne.
    Ja shihni ushtaret amerikane qe per „komisare“ kann drogen, injorancen, perdhunimin dhe egersine ku nuk dine se c`bejne aty ku shkojne.
    Kapi nga rruga, jepi nje rroge, futi nje shperlraje truri dhe hidhi ne Irak, Siri a ku ta di une.
    Duhet te dish se perse e hedh ate plumb, se ndergjegja edhe duhet blatuar si njerez qe jemi dhe pastaj ushtare. Po kush mund ta beje kete ne nje ushtri perendimore?
    Prifti nuk ka rolin e komisarit, ka nje rol tjeter ne keto ushtri, rolin e komisarit ne keto ushtri e luan „paraja“ qe fut ne xhep, pra pagesa behet primare, por jo ideali.
    Ne momentin kur ushtria le kufijte e vendit te saj dhe ben agresion atehere roli i komisarit behet inekzistent, se marrin fund argumentet politike dhe ideologjike per te mbajtur lart moralin ne fushe-beteje.
    Ne momentin kur nje vend sulmohet nga nje ushtri tjeter atehere komisari eshte ai qe vendos ndoshta dhe fatet e luftes, sepse lufta dhe rrethimi kerkon edhe moral te larte.
    Me 15 shkurt u perkujtua 30 vjetori i largimit te Ushtrise se Kuqe nga Afganistani. Edhe atje roli i komisarit politik kishte rene pertoke, per vete arsyen qe permenda me lart, ndersa tek muxhahidinet kishte marre rol paresor nje „komisar tjeter dhe radikal“ ne formen e librit me emrin „Kuran“.
    Por edhe ate Kuran duhet ta dish qe ta lexosh dhe ta interpretosh, ja pra qe te duhen dhe ca „komisare-imame“ per te hedhur ne lufte njerez per idealin e Xhihadit a Urdherit te Allahut.

    Ja pra, ky eshte roli i komisarit (jo imamit), roli i nje njeriu te afte, te formuar te cilit fjala i ze vend kudo dhe kurdohere.

    • Claus ,
      të lexova dhe më detyrove të ndërhyjë edhe njëherë ; të respektoj për njohuritë që paske !
      Trockij nuk ishte komisar i Ushtrisë , por , komandant I saj ( nga 1918 e deri në 1925 ka qenë нарком по военным и морским делам и председатель реввоенсовета РСФСР и СССР ) .
      Për t’i rënë shkurt po marr një shembull nga ushtria sovjetike , por , që lidhet edhe me ne .
      Pas Revolucionit , mbi 80 000 oficerë dhe gjenerale caristë u bashkuan me bolshevikët – midis tyre koloneli carist Shaposhnikov që Stalini ne 1935 e bëri mareshall edhe shef te shtabit te përgjithshëm dhe e kishte mik , Tuhaçevski , Jegorov etjetj. Duheshin kuadro me njohuri të thella per te mundur të Bardhët . Mirëpo , “ punëtoret e partisë “ këta i shihnin me mosbesim dhe fusnin hundët vënd e pavend . Trockij I thotë Leninit , se dëmin më të madh në ushtri e kemi nga këta “ punëtoret e partisë “ se sa nga ata pak oficerë caristë që edhe mund të na e kenë me hile …..!
      Injoranca është fatale , sidomos në luftë .
      Stalini në bisedë me Enverin ia thotë troç – kur partia është në pushtet , s’ka nevojë për komisarë . Enveri bëri të kunderten !
      Reparti ushtarak është një organizëm i gjallë me dinamikë të jashtëzakonshme në fushën e luftës dhe vendimet duhet t’i marrë një njeri . Një gjë e gjallë me tre kokë është një monstër , është e paralizuar , s’është efektive dhe këtë e pamë me ushtrinë tonë që u shpartallua pa hyrë në luftë !
      Të flasësh si Hetemi , sikur punët i kishim vaj , por ushtrinë e prishën ca rrugaçë – të forcohet bindja, se ushtrinë e shkatërruan “ punëtorët e partisë “ duke filluar nga Enveri sipër , e deri tek Hetemët poshtë – Enveri më shumë nga djallëzia , ndersa kukullat Hetemë , nga injoranca !

      • Po lereni or kete muhabet dhe mos shkruani brockulla qe i degjoni neper kafenera, me ” ky i tha Enverit ashtu, ai i tha Stalinit ashtu”!

        Trocky ka qene ideolog marksist tejet i formuar ideologjikisht dhe politikisht, orator i famshem, si shume nga plejeda e bolshevikeve. Ka qene Komisar i Popullit per Mbrojtjen, krijues i Ushtrise se Kuqe dhe Komisar i Popullit ne disa sektore jetike.

        Rolin komandues e ka patur si atribut se ishte minister por jo se kishte bere akademira ushtarake a ku ta di une.

        Kishte funksion politik ne radhe te pare, si dhe Lenini, Sverdlowi, Kalinini, dhe shume te tjere qe ishin ne radhe te pare ideologe dhe jo “komandante”. Roli i Partise Bolshevike ishte rol udheheqes dhe ketu i vihet pike ketij muhabeti.

        Po ashtu Stalini ne betejen e Zarizyn-it u dergua si Komisar Politik dhe jo si komandant, por komandues natyrisht atribut qe ja jepte funksioni i Komisarit.

        Ne Ushtrine e Kuqe u vendos per here te pare roli i Komisarit Politik dhe kjo ka qene nje oraganike e re e panjohur ne ushtrite e tjera.

        Komisari kishte formim me te thelle se komandanti se kishte formim ne universitet civile dhe suplementisht kishte dhe formim filozofik ne sferen e Marksizem-Leninizmit.

        Ndersa sot ne vendet Perendimore edhe roli i ministrit eshte rol politik qe duhet te kete njohuri te gjera ne politiken nderkombetare dhe ne fusha te tjera, pra duket edhe ketu qarte qe eshte ” Partia mbi te gjitha” pra zbatohet ne radhe te pare programi i Partise qe e ka zgjedhur.

        Koha e ministrave te Luftes ka mbaruar me kohe qe me Luften e Pare.

        Ja shiko funksionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.
        Stoltenberg ka rol politik dhe pa firmen e tij nuk mund te hidhet asnje fishek edhe sikur te hidhet perpjete Shefi i Shtabit i NATO-s a Inspektori i Pergjithshem sic e ka Gjermania.

        Ushtaraket ministra dhe komandues jane tashme histori dhe vetem ndonje Trump a ku ta di une vendos ndonje ushtarak si minister.

        Sot komisaret politike i gjen ne ushtrine kineze, koreanoveriore a kubaneze, me nje rol teper primar, sipas sistemit qe kane.

        Ne Gjermani ke ministre mbrojteje nje mjeke, ndersa ne Danimarke nje elektricist.

        Ja pra te nderuar, mos mendoni dhe gjykoni si “Komandanti Rrapo”, se Shefqeti nuk bente dot pa Hysniun.
        Kaq duhet ta dini.
        Ndersa Hetemit i ka munguar formimi dhe formulimi i gjerave, por parimisht ka patur te drejte.
        Kaq.

  • Claus ,
    Ndëgjo këtu , ti megaloman , fajin e kam unë që të përmenda emrin !
    Seç i tha Stalini Enverit , nuk është muhabet kafeneje , por , është dokument zyrëtar nga arshivat ruse dhe I botuar në Gazeta Shqipëtare në vitin 2000 .
    Trockij kanë qenë komisar populli , por , s’ka qenë komisar siç e kupton ti , komandant ka qenë . Komisar populli quheshin ministrat deri pas vitit 40-të .
    Ti hidhesh degë më degë e përmend emra e histori si Caricini , që s’lidhen me temën . Ata ministra , hidraulikë e femra. etj etj ç’hyjnë ketu , edhe Enveri caktoi civilin Prokop Murra ministër mbrojtje dhe ti kot përmend gjëra që dihen.
    Na permend me superlativa komisarët Hysni dhe Ramiz për brumosjen e tyre ?
    Po , more po , pasojat e brumosjes së tyre , Shqiperia po i vuan akoma !

  • Pershendetie i nderuar Ehem Halili shendte dhe urime per sinqeitetin e shkrimit qe nuk i hiqt nje presie.Pa tjeter qe ka vend per sygjerime per mire apo per keq,po ku ta gjesh ate kohe dhe ate ushteri.Gjithmone per ushterine;Model i shoqerise se meredhenieve njerzore.To struktura te organizimit te ushtrise ishin model. Ri shtrember e fole drejt thote populli.
    Shaqiperia krenohej me nje POPULL USHTAR.

    Dhimbia e madhe popull.

  • Dy fjale per zotin Halili. Ti thuash gjerat sic i tregon ti te vjen per te qeshur qe nga krahasimi qe ben midis komisarit dhe priftit apo kapelanit, sot sociolog. Ne cdo komande apo njesi shkruhej nje parrulle ne komande eshte partia. Sa e sa drama kane krijuar komisaret dhe komitetet e partise ne ushtri?! Pa fund sa te vjen neveri. Hoqen gradat dhe e shkaterruan ushtrine. Jam ushtarak dhe bir ushtaraku por dua te sjell ne kujtese nje fakt vertet sa qesharak dhe aq ofendues. Nje mengjes babai duhej te shjonte ne Ministrine e mbrojtjes. Shkon ne stacionin e trenit ne Durres dhe ndersa priste nji udhtar e pyet: – shoku faturino kur niset treni per elbasan? Babai duke shtrenguar dhembet nga ofendimi i pergjigjet. Me fal nuk e di, jam ushtarak. Per kete ushtri e komisar flet Zt. Halili? Te ishe nji kuader partie i afte vlente me shume se nje komandant i zoti. Partia ne ushtri ndermerrte reforma deri ne kufinjte e injorances. I benin njerzt te flisnin me vehten. Meqenese zt. Halili ka qene ne FLD dua ti them qe reformat qe beheshin apo apo ato te famshmet propozime revoluzionare u hoqen ushqimin oficereve ne anije dhe i bene oficeret te shkonin me buke ne traste. Ai filli i kuq ishte litar ne fyt te cdo ushtaraku. Ndaj redaksia duhet te jete me e kujdeseshme ne publikime te kesaj natyre. Partia ne ushtri kontrollonte edhe sigurimin. Sa ushtarake kane perfunduar burgjeve, vrane gjeneralizmin. Cfare thote ky ? A eshte normal ky? Ushtria ne vitin 1990 ishte me e pakenaqur po aq sa edhe populli. Kunder kujt do behej grusht shteti? Ke do te shtypte. Provoj edhe Ramiz Alia te bente propagande ne 1990 me ato regjistratoret qe conte ne cdo repart ushtarak por u priten me indiference. Ku kish sistem gradash dhe kualifikimi ne ate kohe cdo gje ishte parti. Mjaft qe i paafti te bertiste rrofte partia dhe te gjithe duhej te bertisnin urra urra urra. Eshte e vertete qe njerzit kane punuar por kane punuar tej njerzores

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *