Dosti: Na vodhën pikë Gjoka: Fitore me vlerë

redaktor

Fitorja e Flamurtarit në Peqin me Elbasanin, nuk kaloi pa polemika, me trajnerin e verdhebluve Muharrem Dostin, që mendon se skuadrës së tij i janë vjedhur pikë duke i bazuar akuzat e tij te 11-metërshi i akorduar në favor të vlonjatëve, që sipas tij ishte i padrejtë. “Me vjen keq, që gjyqtari akordon 11-metërsha të paqenë. Flamurtari është një skuadër shumë e mirë ndërsa ne jemi ekip modest, por nuk ka pse të tallen me djersën tonë. Gjithsesi ne do të vazhdojmë punën tonë e do të mbijetojmë”.

Në kampin e Flamurtarit, Gjoka mbeti i kënaqur me suksesin e të tijve dhe pse theksoi se Flamurtari duhet të ishte zhbllokuar që në pjesën e parë, por gjithsesi ai vetë nuk i kishte lënë asgjë rastësisë në këtë përballje.

“Duhet të kishim shënuar që në pjesën e parë. E rëndësishme është marrja e pikëve në këtë fazë. Do t’i provojmë të gjithë lojtarët. Fitoret në minutat e fundit? Futbolli është i paparashikueshëm”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *