Dozat erdhën nga Gjermania, Ambasada në Tiranë për vaksinat e Pfizer/BioNTech: Nuk kemi informacione!

J L

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me ardhjen e vaksinave anti-Covid në vendin tonë.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada shprehet se nuk ka informacione lidhur me dërgesën e bërë më 11 janar.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation”, shprehet ambasada.

Sot u publikua dokumentacioni i plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNTech mbërriti në Shqipëri.

Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në faturën shoqëruese të saj, shihet se kutitë me 975 dozat e para kanë mbërritur në Rinas, dorazi.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Edvin D’Rama eshte zyrtarisht i sëmurë psiqik,eshte mashtrues ordiner dhe perdorues droge i vetmi Kryeminister ne Bote.Kryeministri yne genjen sikur te ishte diçka normale dhe shumices nuk i bëjn më pershtypje genjeshtrat e tij,qe jan tashmë nje refren i perditshem i qeverisjes së tij prej 8 vitesh.
    18/05/18 Edvin D’Rama deklaron më parë se drejtesia te thote fjalen e saj per audopergjimin e Agron Xhafajt: ““I jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund ta jap!“Adresën nuk mund ta jap,adresën nuk mund ta jap,adresën nuk mund ta jap,adresën nuk mund ta jap!Si mund te kete drejtesi ne Shqiperi,kur dhunuesi më i madh i ligjeve eshte Kryeministri!?

  • Kryeministri yne genjen sikur te ishte diçka normale dhe shumices nuk i bëjn më pershtypje genjeshtrat e tij,qe jan tashmë nje refren i perditshem i qeverisjes së tij prej 8 vitesh.”

    sikur eshte dicka normali Km shqiptar GENJEN, VJEDH, SHPERDORON, MASHTRON, SHKATERRON, TRADHTON VENDIN, MJERON SHUMICEN E PAMUNDUR, BASHKEPUNON ME HAJDUTET, BASHKEPUNON ME KRIMINELET, SUBVECIONON HAJDUTET, FINANCON KRIMINELET, RRENON FINANCAT PUBLIKE, RREMBEN TOKEN FSHATARIT DHE I SHPERNGUL, ZHBEN PASURITE NATYRORE TE VENDIT, PERZE POPULLATEN NE EMIGRACION NE TE ZEZE, PERCAN POPULLATEN, MBJELL TEORI KONSPIRAIONI, ANULLON DEMOKRACINE, VRET SHPRESEN…..

  • Doganat shqiptare te cuditin: asnje çmim, asnje certificat ngjitese nga dogana germane… as numer per lejekalimi nga germania..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *